Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Punëtorët e “Lin Projekt” u gjetën duke punuar në katin e 8-të pa skele, Inspektorati e gjobit minimalisht kompaninë (Dokument)

15/03/2026 - 21:54
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Punëtorët e “Lin Projekt” u gjetën duke punuar në katin e 8-të pa skele, Inspektorati e gjobit minimalisht kompaninë (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë vitit 2025 në Kosovë kanë vdekur 32 punëtorë në vendin e punëtorë. Kjo është një statistikë e frikshme, e cila pohohet nga kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi. Por bizneset në Kosovë, e veçanërisht sektori i ndërtimit, po vazhdojnë të neglizhojnë zbatimin e Ligjit për Siguri dhe Shëndet në Punë.

Në kuadër të hulumtimit në masat ndëshkimore të shqiptuara nga Inspektorati i Punës në sektorin e ndërtimit, Veriu.info ka siguruar një vendim të këtij institucioni me të cilin është gjobitur me 1 mijë 500 euro kompania ndërtimore “Lin Projekt” Sh.P.K. në Mitrovicë.

Sipas vendimit që mbanë datën 27.03.2025, “Lin Projekt” me pronarë Jusuf dhe Ferki Haxhimehmeti kishte bërë tri shkelje, ku për secilën është gjobitur me nga 500 euro, shumë qesharake kjo për rëndësinë e shkeljeve të bëra.

Në dokumentacion thuhet se me rastin e inspektimit për shkak të shkeljeve ligjore kompanisë “Lin Projekt” i ishin ndaluar përkohësisht punimet në vendpunishte.

Në faqen dy të vendimit thuhet se punëtorët ne vendpunishten e “Lin Projekt” janë zënë duke kryer punime në katin e 8-të në kundërshtim me masat e sigurisë, për shkak se objekti nuk ishte përcjellë me skele mbrojtëse, ndërsa në pjesën tjetër ku ishin të vendosura skelet nuk kanë qenë të fiksuara mirë.

Veriu.info ka tentuar të marrë një qendrim nga “Lin Projekt” për këtë vendim, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kanë kthyer përgjigje në pyetjet e dërguara.

Foto kryesore e lajmit: Ilustrim

Këta janë dy oligarkët që morën 2 hektarë pronë komunale urbane në Mitrovicë, por investimet nuk i realizuan as 5 vite pas afatit të fundit në kontratë (Dokument)

Komuna e Mitrovicës në ‘shërbim’ të Cufës së ‘Lin Projektit’, i jep leje tjetër ndërtimore edhe pse la gjysmë “Aqua Park-un” ku mori 2 hektarë tokë të shtetit (Dokument)

Tags: Lin Projekt

JU REKOMANDOJMË

Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do ta sulmojnë Serbinë janë budallallëk

Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do ta sulmojnë Serbinë janë budallallëk
15/03/2026 - 22:42

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka deklaruar se nuk e kupton arsyen e armatosjes së Serbisë me sisteme raketore dhe pajisje të tjera ushtarake, duke theksuar se kjo...

Më shumëDetails

Ligji për të huajt: A po trajtohen ndryshe serbët nga shqiptarët e Luginës?

Ligji për të huajt: A po trajtohen ndryshe serbët nga shqiptarët e Luginës?
15/03/2026 - 21:41

Shqiptarët e Luginës së Preshevës po ndjejnë sërish padrejtësinë që po ua bën Kosova. Me Ligjin për të huajt, serbëve u mundësohet pajisja me leje të përkohshme qëndrimi...

Më shumëDetails

Ndryshon moti, shi dhe borë në pesë ditët e ardhshme

Reshjet e dendura në rajon, a rrezikohet Kosova nga përmbytjet? Ja çfarë thonë nga IHMK
15/03/2026 - 21:09

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme priten ndryshime të motit. Në njoftim thuhet se nga dita e martë parashihen reshje, ku...

Më shumëDetails

Prindon Sadriu ftohet nga Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë për Samitin FFT

Prindon Sadriu ftohet nga Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë për Samitin FFT
15/03/2026 - 20:49

Zotëria i Parë i Kosovës do të marrë pjesë në takimin inaugurues të Koalicionit Global “Fostering the Future Together”. Zotëria i Parë i Republikës e Kosovës, Prindon Sadriu,...

Më shumëDetails

Hoxhaj: Shteti po rrëshqet drejt anarkisë

Hoxhaj për deklaratën e Kurtit rreth Listës Serbe: Kur i duhen votat e paraqet si çështje neutrale
15/03/2026 - 20:38

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar për situatën politike në vend, duke paralajmëruar për një krizë të thellë institucionale dhe rrezik për destabilizim të rendit...

Më shumëDetails

Andin Hoti takohet me Lulzim Jasharin: Asnjë fuqi nuk mund ta shuajë dashurinë e shqiptarëve për liri

Andin Hoti takohet me Lulzim Jasharin: Asnjë fuqi nuk mund ta shuajë dashurinë e shqiptarëve për liri
15/03/2026 - 20:11

Andin Hoti është takuar me djalin e komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimin. Ai ka postuar një foto me të, teksa ka shkruar: “Nuk ka pushtues, kriminel apo fuqi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    175 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Punëtorët e “Lin Projekt” u gjetën duke punuar në katin e 8-të pa skele, Inspektorati e gjobit minimalisht kompaninë (Dokument)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Real Madridi e merr vendimin për të ardhmen e Viniciusit

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë