Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Punëtori i ndërtimtarisë bie nga lartësia në Prishtinë – në gjendje të rëndë në QKUK, shoqërohet në polici pronari i kompanisë “BOLD”

23/06/2025 - 17:56
në Lajme
A A
Punëtori i ndërtimtarisë bie nga lartësia në Prishtinë – në gjendje të rëndë në QKUK, shoqërohet në polici pronari i kompanisë “BOLD”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një aksident i rëndë në vendin e punës është raportuar të hënën në lagjen “Prishtina e Re”, ku një punëtor ka rënë nga lartësia dhe ndodhet në gjendje të rëndë në QKUK. Rasti është iniciuar nga Policia si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se më 23 qershor 2025, rreth orës 12:00, është raportuar se Naim Musliu, 31-vjeçar, punëtor i një kompanie ndërtimore, është rrëzuar gjatë punës në një objekt në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë. Ai është dërguar me urgjencë në QKUK, ku mjekët kanë konstatuar se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë hetimore dhe forenzika, si dhe inspektorët e punës për të hetuar rrethanat dhe kushtet e sigurisë në kantier. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, nuk është marrë ende një deklaratë nga i lënduari.

Pronari i kompanisë BOLD, Ekrem Zenuni, 42-vjeçar është intervistuar nga Policia në cilësinë e dëshmitarit.

Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit dhe në konsultim me hetuesin kujdestar, rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

Hetimet janë në zhvillim, ndërsa pritet të kryhen ekzaminimet teknike dhe verifikimi i kushteve ligjore të punës në kantier.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Tre persona hyjnë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen në Leposaviq

Hidhen dy gra’nata dore në oborrin e stacionit policor në Zveçan
29/08/2026 - 11:01

Tre kosovarë, janë ndaluar në fshatin Koshuticë të Leposaviqit, pasi dyshohet se kanë hyrë në territorin e Kosovës nga Serbia përmes rrugëve dytësore. Sipas policisë, të njëjtit po...

Më shumëDetails

Ministrja Pacolli: 7 gurthyesve u ndalohen punimet, ndërsa 3 të tjerë gjobiten me 7 mijë euro!

Ministrja Pacolli: 7 gurthyesve u ndalohen punimet, ndërsa 3 të tjerë gjobiten me 7 mijë euro!
29/08/2026 - 10:44

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli ka bërë të ditur se disa gurthyesve në Kosovë u janë ndalur punimet derisa 3 të tjerë janë gjobitur me 7 mijë euro....

Më shumëDetails

MINTI përcakton çmimet e karburanteve

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës: Kundërshtojmë masat mbrojtëse të Qeverisë
29/08/2026 - 10:23

Mnistria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimet maksimale të...

Më shumëDetails

Marshi i 12 shtatorit para vendimit të Hagës, Nagavci: Duhet të jemi unik

Nagavci mundohet ta shfajësoj shefin e saj pasi sulmoi mediat: Nuk e ka synim ndikimin në media
29/08/2026 - 10:10

Pak para verdiktit final të Gjykatës Speciale lidhur me vendimin për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, platforma “Liria Ka Emër” ka njoftuar për organizimin e...

Më shumëDetails

Çitaku: Verdikti i Hagës do të ketë pasoja për të ardhmen

Çitaku: E frikshme tendenca e pushtetit ta shtyp çdo fjalë dhe çdo mendim kundër
29/08/2026 - 09:59

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Vlora Çitaku ka folur për rëndësinë e 16 shtatorit, kur pritet vendimi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së. Ajo theksoi se në Hagë...

Më shumëDetails

Vdes një foshnje në Mitrovicë, policia jep detaje

Sul’mohen tre policë në Mitrovicën e Veriut
29/08/2026 - 09:51

Policia e Kosovës ka njoftuar për një foshnje të vdekur në Mitrovicë. Rasti ka ndodhur të premten. “Mitrovicë 28.08.2026 – 08:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se kishte...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ministri Muja e heq drejtorin Hoxha nga detyra, AUV-i nën drejtimin e tij ishte adresë nacionale e skandaleve

    Ministri Muja e heq drejtorin Hoxha nga detyra, AUV-i nën drejtimin e tij ishte adresë nacionale e skandaleve

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Skandaloze: Punonjësi i OSBE-së në Kosovë i jep “lavdi” kriminelit të luftës – fshin postimin, por jo foton me të dënuarën për spiunazh

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nora Istrefi sjell foto joshëse në bikini

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Mos thoni se kemi ditë”, Fitore Pacolli kërcënon kompaninë punuese në Podujevë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Vrasja e 14-vjeçarit në Prizren, dalim pamje nga momenti i sulmit (VIDEO +18)

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë