Gjatë ditës se djeshme, një vajzë ra në një pusetë të hapur në qendër të Prishtinës – saktësisht tek ‘New Born’.
Menjëherë pas raportimeve mediale, Komuna e Prishtinës u vu në lëvizje.
Një ekip doli për të intervenuar, por duket se vetëm përkohësisht. Ata kanë përdorur një ‘papuçe’ për ta sanuar këtë rrezik për qytetarët që kalojnë nëpër këtë pjesë të kryeqytetit.











