Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pushimi i Bajramit nuk ka ndikuar në reflektimin e partive, dështon sërish konstituimi i Kuvendit

07/06/2025 - 11:30
në Kryesore, Lajme
A A
Pushimi i Bajramit nuk ka ndikuar në reflektimin e partive, dështon sërish konstituimi i Kuvendit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

As përpjekja e 28-të e deputetëve për konstituimin e Kuvendit nuk ka rezultuar me sukses. Kjo pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hequr dore nga propozimi që kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, të votohet në mënyrë të fshehtë.

Kësaj radhe, propozimi i VV-së për votimin për formimin e një komisioni për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit ka marrë vetëm 48 deputetë, kudër ka qenë 1 deputet, kurse abstenim nuk ka pasur.

Pas dështimit të këtij votimi, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ka ndërprerë seancën, duke njoftuar se përpjekja e radhës do të bëhet të hënën në orën 11:00.

Në fillim të muajit maj, VV-ja ka propozuar formimin e një komisioni, i cili do të monitoronte votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit.

Një propozim i tillë ka ardhur pasi kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, kishte dështuar 6 herë rresht t`i marrë votat e nevojshme.

Çështja e votimit të fshehtë është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga AAK-ja, e cila është mbështetur edhe nga PDK-ja dhe LDK-ja.

Seanca për konstituimin e legjislaturës se nëntë ka filluar më 15 prill. Deri tani janë kaluar vetëm dy pika të agjendës.

Deputetët e kanë votuar raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe janë betuar.

VV-ja nuk po e ndryshon kandidaten për kryetare të Kuvendit edhe pse PDK-së dhe AAK-ja janë shprehur të gatshme të votojnë një kandidatë tjetër për kryetar.

JU REKOMANDOJMË

Alarm për lirinë e mediave, Gutierrez kritikon Kurtin pas takimit dyorësh: Ai nuk ka vullnet

Alarm për lirinë e mediave, Gutierrez kritikon Kurtin pas takimit dyorësh: Ai nuk ka vullnet
25/03/2026 - 17:06

Ricardo Gutiérrez nga Federata Evropiane e Gazetarëve ka shprehur shqetësim pas një takimi me Albin Kurti, ku u diskutua për klimën ndaj gazetarëve në Kosovë. Deklaratat ai i...

Më shumëDetails

Presidenti i Federatës Turke: Nëse nuk mposhtim Kosovën, Rumaninë e Sllovakinë, nuk e meritojmë Botërorin

Presidenti i Federatës Turke: Nëse nuk mposhtim Kosovën, Rumaninë e Sllovakinë, nuk e meritojmë Botërorin
25/03/2026 - 17:03

Presidenti i Federatës së Futbollit të Turqisë, İbrahim Hacıosmanoğlu, ka folur para ndeshjes së play-offit, duke dhënë një deklaratë të drejtpërdrejtë dhe ironike për objektivat e kombëtares. Turqia...

Më shumëDetails

KEDS reagon pas akuzave se njëhsorët e rrymës bëjnë matje të pasaktë të harxhimeve të qytetarëve

KEDS dhe KESCO po importojnë energji elektrike mbi 1 milion euro në ditë
25/03/2026 - 17:00

KEDS ka reaguar përmes një komunikate për media pas akuzave të bëra sot nga një zyrtar i LDK’së se njehsorët matës të energjisë elektrike nuk llogarisin saktë shpenzimet...

Më shumëDetails

Kryetari Peci reagon pasi u tentua të largohej fotografia e Thaçit dhe Veselit: Si kryetar kërkova të mos largohet

Kryetari Peci reagon pasi u tentua të largohej fotografia e Thaçit dhe Veselit: Si kryetar kërkova të mos largohet
25/03/2026 - 16:26

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas tentativës së autoriteteve komunale për të larguar billbordin me fotografinë e ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-Kryekuvendarit Kadri Veseli. Në postimin...

Më shumëDetails

Biznesmeni nga Skenderaj, Niman Babaj, futet në “Listën e Zezë” të OSHP-së për falsifikim dokumentesh

Biznesmeni nga Skenderaj, Niman Babaj, futet në “Listën e Zezë” të OSHP-së për falsifikim dokumentesh
25/03/2026 - 16:01

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka përjashtuar nga prokurimi publik biznesmenin Niman Babaj dhe kompaninë e tij “N&B Sh.p.k”, pas zbulimit të tentativës për mashtrim përmes dokumenteve të falsifikuara...

Më shumëDetails

Mediumi shtetëror iranian raporton se Irani e ka hedhur poshtë propozimin e SHBA’së për përfundim të luftës

Mediumi shtetëror iranian raporton se Irani e ka hedhur poshtë propozimin e SHBA’së për përfundim të luftës
25/03/2026 - 15:53

Press TV, transmetuesi shtetëror iranian në gjuhën angleze, ka cituar një zyrtar të lartë të sigurisë politike të ketë thënë se Teherani e ka shqyrtuar dhe e ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Inspeksioni i ndërpret punimet pa leje një kompanie ndërtimore, po rrezikonte qytetarët dhe nxënësit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kur duart takohen ftohtë: Akademia që zbuloi çarjet mes Osmanit, Gërvallës dhe Pecit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë