Në vitin 2021 Bordi i Drejtorëve i ndërmarrjes Trepça kishte emëruar U.D. Kryeshef Ekzekutiv, Enis Abdurrahmanin. Madje, asokohe kryeministri Albin Kurti në një tubim në sheshin e Mitrovicës në zgjedhje lokale e kishte vlerësuar lartë këtë vendim.
Për rreth tri vite Bordi i emëruar nga Qeveria e shfrytëzoj Enis Abdurrahmanin, por në fund e djegu duke e emëruar dikë tjetër U.D. të Kryeshefit, i cili sot e ka larguar përkohësisht nga puna pikërisht paraardhësin e tij, Enis Abdurrahmani.
Njoftimin për largimin e një zyrtari e ka bërë vetë kompania Trepça. Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë:
Njoftim 🏛️
Me datën 31.01.2025 ish- KE z.E.A është larguar përkohësisht nga puna me vendim të Kryeshefit Ekzekutiv me nr.prot: 716 të datës 31.01.2025.
Për shkak se i njëjti ka kryer shkelje të renda të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2, 1.5, 1.13 të Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, pasi duke u bazuar në Raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Trepça Sh.A. për vitin 2023 z.E.A duke keqpërdorur pozitën sa ka qenë ish- KE i Trepça Sh.A është emëruar Epror i Lartë i skuadrave të shpëtimit dhe është kompensuar kundërligjshëm për çdo muaj.
Po ashtu i njëjti ka bërë keqpërdorim të pozitës si dhe ka tejkaluar autorizimet e dhëna nga neni 10 par. 1 nën paragrafi 1.2, 1.5, 1.13 i Rregullores për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, pasi që i njëjti sa ka qenë KE ka nxjerr vendimin me nr.prot: 2673 të datës 18.05.2023 në kundërshtim me Rregulloren për Sistematizimin e vendeve të punës në njësinë biznesore Minierat me Flotacion Trepça Stantërg me nr.prot:2778 të datës 26.05.2023, ku në rregullore ceken paga bazë si dhe shtesat ndërsa i njëjti me këtë vendim shtesat i ka vendosur në pagën bazë, kështu i njëjti ka shkaktuar dëm financiar.