Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

DnV kërkon rinumërim të plotë: Devijimet e votës veprime të qëllimshme të komisionerëve, të hetohen edhe kandidatët

19/01/2026 - 12:07
në Kryesore, Lajme
A A
DnV për moscertifikimin e kandidatëve të LS: Përvoja e deritanishme tregon se vendime të tilla anulohen ose ndryshohen nga instancat e larta
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas manipulimeve me vota, Demokracia në Veprim ka thënë se rinumërimi i plotë është i pashmangshëm dhe se hetimet duhet të përfshijnë edhe kandidatët.

“Një javë pas publikimit të gjetjeve të para dhe pas konfirmimit të devijimeve masive në numërimin e votave preferenciale për kandidatë në disa komuna, shmangia nga vendimi për një rinumërim të plotë në nivel vendi po e thellon krizën e besimit në integritetin e procesit zgjedhor.”

DnV thotë se fenomeni nuk është i izoluar dhe se përmasa reale e shtrembërimit të votës së kandidatëve nuk mund të vlerësohet përmes rinumërimit selektiv.

“Devijime të konsiderueshme janë evidentuar jo vetëm në komunat ku është bërë rinumërim i plotë, por edhe në një pjesë të komunave, vendvotimet e së cilave janë të përfshira në mostrën prej 10%. Kjo tregon se fenomeni nuk është i izoluar dhe se përmasa reale e shtrembërimit të votës së kandidatëve nuk mund të vlerësohet me siguri përmes rinumërimeve selektive.”

Tutje DnV shton se vetëm rinumërimi i plotë i votave mund të sigurojë që vullneti i votuesve është reflektuar saktë.

“Në këtë kontekst, rinumërimi i pjesshëm, sado i zgjeruar, nuk garanton besueshmërinë e rezultatit përfundimtar. Vetëm një rinumërim i plotë i votave preferenciale në të gjitha komunat mund të sigurojë se vullneti i votuesve është reflektuar saktë dhe se nuk ka vendvotime të mbetura jashtë verifikimit, të cilat mund të ndikojnë në renditjen dhe mandatin e kandidatëve. Kjo mbetet mënyra e vetme për rikthimin e besimit publik dhe për mbylljen përfundimtare të çdo dileme mbi legjitimitetin e rezultateve.”

Sipas DnV’së pjesë e hetimeve duhet të jenë edhe kandidatët që kanë përfituar nga manipulimi.

“Në mënyrë të veçantë, DnV vlerëson se hetimi duhet të shtrihet përtej nivelit teknik të procesit të numërimit. Modelet e përsëritura të devijimeve në favor të kandidatëve të caktuar brenda dhe nëpër komuna të caktuara, krijojnë bazë të arsyeshme për dyshimin se këto nuk janë produkte të gabimeve njerëzore apo të rastësisë, por të veprimeve të qëllimshme të komisionerëve. Për rrjedhojë, edhe kandidatët që rezultojnë përfitues nga këto mospërputhje dhe manipulime duhet të jenë pjesë e hetimeve, në mënyrë që të sqarohet nëse ka pasur nxitje, koordinim apo përfshirje direkte apo indirekte në manipulimin e votës.”

JU REKOMANDOJMË

Osmani tregon për pyetjen që ia bëri presidenti Trump për Kosovën

Osmani tregon për pyetjen që ia bëri presidenti Trump për Kosovën
23/05/2026 - 00:40

Osmani tregon për pyetjen që ia bëri presidenti Trump për Kosovën  22.05.2026 23:35 Presidenti Donald Trump dhe presidentja Vjosa Osmani gjatë takimit për nisjen e iniciativës Bordi i...

Më shumëDetails

“Kungja, tamël e kifle tash edhe vitra” Syla: Nëse Kosova është kaq e ligë me e shitë votën për 100 euro, le ta shesin

“Kungja, tamël e kifle tash edhe vitra” Syla: Nëse Kosova është kaq e ligë me e shitë votën për 100 euro, le ta shesin
23/05/2026 - 00:36

Gazetari Valon Syla, ka komentuar vendimin e qeverisë për ndarjen e 100 eurove për disa kategori. Ai ka deklaruar se, politika e VV’së është politikë e ‘’tamlit dhe...

Më shumëDetails

Kryeministrja e Japonisë: Mbështesim fuqishëm anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryeministrja e Japonisë: Mbështesim fuqishëm anëtarësimin e Shqipërisë në BE
22/05/2026 - 22:48

Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, ka deklaruar mbështetjen e plotë të vendit të saj për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, gjatë një fjale pas ceremonisë zyrtare të...

Më shumëDetails

Vuçiqi i thur lavde Trump: Serbia mund të jetë përparësi strategjike për SHBA-në

Vuçiqi i thur lavde Trump: Serbia mund të jetë përparësi strategjike për SHBA-në
22/05/2026 - 22:33

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia e kupton vizionin e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe shtoi se kreu i Shteteve të Bashkuara dhe bashkëpunëtorët e tij...

Më shumëDetails

Jam zhgënjyer me besëpremjen”- Osmani: Kurti në dhjetor tha se do të vazhdonim bashkë edhe për 15 vite

Jam zhgënjyer me besëpremjen”- Osmani: Kurti në dhjetor tha se do të vazhdonim bashkë edhe për 15 vite
22/05/2026 - 22:13

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, e ftuar në emisionin “Politiko”, ka komentuar edhe situatën politike dhe prishjen e marrëdhënieve me Albin Kurti. Osmani...

Më shumëDetails

“Ju lutemi jepjani një shans” – Osmani: Kam kërkuar me ngulm nga SHBA që ta takojnë Kurtin

“Ju lutemi jepjani një shans” – Osmani: Kam kërkuar me ngulm nga SHBA që ta takojnë Kurtin
22/05/2026 - 21:53

Kandidatja për presidente nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj kritikave për vizitat dhe deklaratat e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Gjykata Komerciale ndalon keqpërdorimin e Artmotion Sh.P.K me të drejtat ekskluzive të Telekomit për Kampionatin Botëror 2026

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Futën qytetaren në kredi 25 mijë euro pa dijeninë e saj, arrestohen menaxheri dhe analisti i ‘Ziraat Bank’ (Emrat)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Lajm jo i mirë: Ky është çmimi i naftës për sot

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Anita shpërthen në lot duke folur për djalin e Hashim Thaçit dhe personat që e shanë familjen Haradinaj

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë