Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pushteti e quan “zbarkim” të FSK’së në Veri kërkimin për trupin e mërgimtarit – fjala shpjegon operacionet ushtarake në territor të kundërshtarit

29/07/2025 - 14:29
në Lajme
A A
Pushteti e quan “zbarkim” të FSK’së në Veri kërkimin për trupin e mërgimtarit  – fjala shpjegon operacionet ushtarake në territor të kundërshtarit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“FSK zbarkon në veri të vendit”.

Me këtë fjali Lëvizja Vetëvendosje kumtoi lajmin për arritjen e disa pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të vendit për një ngjarje tragjike. Në Liqenin e Ujmanit dyshohet se u mbyt një 33-vjeçar mërgimtar dhe për gjetjen e trupit të pajetë u kërkua edhe asistenca e FSK-së.

Në tentativën për ta përshtatur këtë ngjarje në narrativën për “çlirimin e veriut”, Lëvizja Vetëvendosje përdori gabimisht fjalën “zbarkim”.

Në fakt, sipas fjalorëve të gjuhës shqipe, Vetëvendosje po e mohon veriun si territor të Republikës së Kosovës.

Në kuptimin ushtarak, fjala zbarkim në gjuhën shqipe përdoret për të treguar futjen e trupave nga ajri, deti apo toka në tokën e kundërshtarit.

Në fjalorin “Fjale.al”, fjala zbarkim shpjegohet kështu: “Futja e trupave dhe e armatimeve nga deti ose hedhja e tyre nga ajri në tokën e kundërshtarit ose në zonën e pushtuar prej tij për të bërë luftime e veprime të tjera ushtarake. Trupat e zbarkimit. Vendi i zbarkimit”.

Të njëjtin kuptim kjo fjalë e ka edhe sipas “Fjalorthi.com”.

“Zbark/ój folje jokalimtare; -óva, -úar zbres nga anija, nga aeroplani etj. në tokën kundërshtare për të bërë luftime a veprime të tjera ushtarake: zbarkuan nga deti (nga ajri); zbarkuan shumë marinësa; folje kalimtare; fut trupa e armatime për qëllime luftarake. / trajta pësore; zbarkóhem”.

Edhe në gjuhën angleze termi më i përafërt me “zbarkim” është “military landing operation” që i referohet dërgimit të trupave apo mjeteve ushtarake në një territor tjetër dhe jo brenda shtetit.

Më i matur paksa ishte ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili tha se “njësitet e specializuar të zhytjes dhe kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës sot në mëngjes janë angazhuar në mbështetje të autoriteteve civile për kërkimin e trupit të mërgimtarit në liqenin e Ujmanit në Komunën e Zubin Potokut”.

Në fotografitë që postoi, megjithatë, u kujdes që të mos duket KFOR’i.

Misioni ushtarak i NATO’s, që është i vendosur këtu që nga viti 1999 me rol paqeruajtjen, tha se ka dhënë leje për operacionin ndërsa bëri me dije se do të merret me aspektin e sigurisë derisa ai të kryhet.

Automjetet e FSK’së gjithashtu janë shoqëruar nga automjetet e KFOR deri tek Ura në Ujman ku dyshohet se është mbytur 33-vjeçari nga Mitrovica që kishte ardhur në pushime nga Suedia.

KFOR tha se ky autorizim për FSK-në, i bazuar në arsye humanitare, është dhënë në përputhje të plotë me “prerogativat dhe autoritetet e Komandantit të KFOR-it, për të maksimizuar përpjekjet e vazhdueshme për të lokalizuar një 33-vjeçar që dyshohet se ka hyrë në liqen disa ditë më parë”.

“Autorizimi është i kushtëzuar nga kërkesat specifike të përcaktuara nga KFOR-i, i cili gjithashtu do të ofrojnë siguri gjatë gjithë operacionit”.

Misioni i KFOR ka sqaruar se përdorimi i ekipeve të kërkim-shpëtimit bie nën mandatin e FSK-së për kujdes ndaj komuniteteve lokale në rast të fatkeqësive.

“Përdorimi i ekipeve të kërkim-shpëtimit të FSK-së bie nën mandatin e FSK-së, i cili përfshin mbështetjen për komunitetet lokale, në përgjigje të fatkeqësive natyrore, përmes operacioneve të kërkim-shpëtimit”, përfundon njoftimi i KFOR-it./Express/

JU REKOMANDOJMË

Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave
Kryesore

Brenda një dekade janë mbylluar 40 shkolla në Kosovë, emigracioni dhe nataliteti dy nga faktorët

03/08/2025 - 10:49
Në darkën që Maqedonci ia shtroi zyrtarit amerikan i pranishëm ishte edhe drejtori i AKI, çfarë shkroi Kurti
Kryesore

Në darkën që Maqedonci ia shtroi zyrtarit amerikan i pranishëm ishte edhe drejtori i AKI, çfarë shkroi Kurti

03/08/2025 - 10:36
“Ma këpute shpirtin” – Fjalët prekëse të babait për 21-vjeçarin që humbi jetën në Itali
Lajme

“Ma këpute shpirtin” – Fjalët prekëse të babait për 21-vjeçarin që humbi jetën në Itali

03/08/2025 - 10:18
Rreth 600 mijë mërgimtarë të regjistruar deri tash, procesi vazhdon deri në fund të gushtit
Lajme

“Kërcet grushti” në Aeroportin e Prishtinës, tre të arrestuar

03/08/2025 - 10:04
Ngriti aktakuzë ndaj Hashim Thaçit sa ishte Prokuror në Hagë, për çka po hetohet Jack Smith tani në SHBA
Kryesore

Ngriti aktakuzë ndaj Hashim Thaçit sa ishte Prokuror në Hagë, për çka po hetohet Jack Smith tani në SHBA

03/08/2025 - 09:43
Tentoi t’i jap ryshfet zyrtarëve policor në Vërmicë, arrestohet një serb
Kryesore

Tentoi të korruptojë policin dhe doganierin në Vërmicë, arrestohet një person

03/08/2025 - 09:30

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dështim sportiv, fitim personal: Kryetari i FC Vushtrrisë, Shemsi Rrahimi dhe vajza e tij u paguan mijëra euro nga klubi (Dokument)

    Dështim sportiv, fitim personal: Kryetari i FC Vushtrrisë, Shemsi Rrahimi dhe vajza e tij u paguan mijëra euro nga klubi (Dokument)

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Ky është burri që dyshohet se e sulmoi deputetin e Kuvendit së bashku me familjen e tij

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Rexhep Qosja shkruan për vajzën që i vdiq më 28 korrik: Mos u provofshin nga askush …

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Nga “100 euro – 100 kafe” në “100 euro – 50 kafe”: Murati mundohet të shpjegojë inflacionin pas valës së kritikave

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Sulmohet deputeti i Kuvendit të Kosovës – përfundon në spital bashkë me familjen

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë