Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Putin sugjeron që me SHBA-në mund të arrijnë një marrëveshje për armët bërthamore, derisa vlerëson përpjekjet “energjike” të Administratës Trump

14/08/2025 - 14:28
në Lajme
A A
Putin sugjeron që me SHBA-në mund të arrijnë një marrëveshje për armët bërthamore, derisa vlerëson përpjekjet “energjike” të Administratës Trump
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti rus Vladimir Putin vlerësoi përpjekjet “energjike” të administratës Trump për të ndaluar luftën në Ukrainë dhe la të kuptohej se Moska dhe Uashingtoni mund të arrijnë një marrëveshje mbi kontrollin e armëve bërthamore gjatë samitit të tyre të premten në Alaska.

Para se të udhëtonte për në Alaska për t’u takuar me presidentin amerikan, Putin kryesoi një takim të enjten me zyrtarë të lartë rusë për t’i informuar ata mbi gjendjen aktuale të negociatave me SHBA-në për Ukrainën.

“Administrata aktuale amerikane… po bën, sipas mendimit tim, përpjekje mjaft energjike dhe të sinqerta për të ndaluar armiqësitë, për të ndaluar krizën dhe për të arritur marrëveshje që janë me interes për të gjitha palët e përfshira në këtë konflikt”, tha Putin, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Në fjalimin e tij të shkurtër, Putin tha se samiti me SHBA-në synon të “krijojë kushte afatgjata për paqe midis vendeve tona, si dhe në Europë dhe në botë në tërësi”.

Ai sugjeroi se kjo paqe më e gjerë mund të arrihet nëse, në “fazat e ardhshme” të diskutimeve me SHBA-në, “arrijmë marrëveshje në fushën e kontrollit mbi armët sulmuese strategjike”, duke iu referuar armëve bërthamore.

SHBA-ja dhe Rusia ranë dakord të kufizojnë arsenalet e tyre të armëve bërthamore sipas traktatit të ri START, i cili hyri në fuqi në vitin 2011. Sipas marrëveshjes, të dy vendet kishin shtatë vjet për të përmbushur kufizimet e përcaktuara në numrin e armëve bërthamore me rreze ndërkontinentale të vendosura që mund të kenë. Megjithatë, traktati do të skadojë në shkurt të vitit 2026.

JU REKOMANDOJMË

Ambasadori i OSBE-së takon Kryeprokurorin Isufaj, i shpreh mbështetjen për Prokurorinë Speciale
Lajme

Ambasadori i OSBE-së takon Kryeprokurorin Isufaj, i shpreh mbështetjen për Prokurorinë Speciale

14/08/2025 - 16:24
Gjinovci: Në balotazh i dua Çekun e Ismailin – Rama s’ka bërë asgjë, përveç do tenderave milionësh
Kryesore

Gjinovci: Në balotazh i dua Çekun e Ismailin – Rama s’ka bërë asgjë, përveç do tenderave milionësh

14/08/2025 - 16:08
Mitrovicë e Veriut: Arrestohen dy persona, dyshohen për dhunë ndaj prindit të tyre
Lajme

Policia në Prizren shqipton gjoba deri në 500 euro për drejtuesit e automjeteve me zhurmues të veçantë

14/08/2025 - 16:07
Trump takim kokë më kokë me Putinin, Shtëpia e Bardhë: Do shterojë të gjitha mundësitë për t’i dhënë fund luftës
Lajme

Trump takim kokë më kokë me Putinin, Shtëpia e Bardhë: Do shterojë të gjitha mundësitë për t’i dhënë fund luftës

14/08/2025 - 15:59
Vr’asja e trefishtë: Thirret për protestë nesër në Gjilan kundër Gjykatës dhe Prokurorisë
Kryesore

Vr’asja e trefishtë: Thirret për protestë nesër në Gjilan kundër Gjykatës dhe Prokurorisë

14/08/2025 - 15:49
Maliqi bën dallimin në krahasimin Kosovë-Ukrainë, tregon se cila është beteja e sotme e Kosovës
Lajme

RTK pa paga, Maliqi: Kurti duke u thirrur në teknikalitete ligjore, ndërsa vetë kryeministër antiligjor sipas Supremes

14/08/2025 - 15:13

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çfarë ndodh tani pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit?

    Gjykata Kushtetuese deklarohet për aktgjykimin për çështjen e kryeparlamentarit

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Hajrulla Çeku e publikon listën e kandidatëve me të cilët do të garojë në Prishtinë (Emrat)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Gjykata Kushtetuese shpall kundër-kushtetues vendimin e nënshkruar nga Kurti

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Njëri i lënduar, tjetri i plagosur – çka ndodhi me Mefail Shkodrën dhe djemtë e tij në rastin ku u vranë tre persona në Gjilan

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Gazetari Mehmeti pretendon se Mefaili me djemtë po hospitalizohen në Serbi (VIDEO)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë