Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar të enjten se është i gatshëm të takohet me liderin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, por vetëm gjatë një “faze përfundimtare” të bisedimeve.
Ai tutje ka shtuar se ky takim mund të ndodhë, “në mënyrë që të mos ulemi pafundësisht, por t’i japim fund çështjes”, transmeton Express.
Putin u deklarua gjatë një interviste me agjenci ndërkombëtare lajmesh në Shën Petersburg, ndërsa si zakonisht e shtoi edhe akuzën e tij, duke thënë se Zelensky nuk është president legjitim i Ukrainës.
Ndër të tjera, Putin ka folur edhe për NATO-n, duke thënë se rritjen e buxhetit për mbrojtje nga aleanca nuk e konsideron si kërcënim.
“Ne nuk e konsiderojmë një riarmatim të NATO-s si kërcënim për Federatën Ruse, sepse jemi të vetë-mjaftueshëm në aspektin e garantimit të sigurisë sonë.”