Presidenti i Russië, Vladimir Putin raportohet se ka sugjeruar se pushtimi i Ukrainës mund të mos kishte ndodhur, nëse Donald Trump do të ishte president i Shteteve të Bashkuara gjatë asaj kohe.
“The Guardian” raporton se këto deklarata Putin i ka bërë për një gazetar të një televizioni shtetëror.
“Nuk mund, pos të pajtohem me të se po të ishte ai president – po të mos i ishte vjedhur fitorja në vitin 2020 – atëherë ndoshta nuk do të kishte një krizë në Ukrainë që nisi në 2022” – ka thënë ai, transmeton Nacionale.
Të mërkurën, Trump shkroi në rrjetin social “Truth Social”:
“Le ta përfundojmë këtë luftë, e cila nuk do të kishte nisur asnjëherë po të isha unë president. Mund ta bëjmë në mënyrën e lehtë, apo në të vështirën – por rruga më e lehtë është gjithmonë më e mirë”.
Në anën tjetër, Putin foli edhe për një takim të mundshëm, duke thënë se janë gati për negociata për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Ne i besojmë deklaratave të presidentit aktual për gatishmërinë e tij për të punuar bashkë. Jemi gjithmonë të hapur për këtë dhe gati për negociata. Do të ishte më mirë për ne që të takoheshim, bazuar në realitetin e së sotmes, për të folur qetë” – ka thënë ai.