PZAP ka marrë vendim ndaj një ankese të LDK-së ndaj ministrit Hajrulla Çeku, pasi ky i fundit e kishte quajtur “Lodhja Demokratike”.
LDK pretendonte se kjo gjuhë ishte “nxitëse dhe provokuese” dhe se ministri e kishte shkelur Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Megjithatë, sipas panelit kjo ankesë është e pabazuar, sepse përmes kësaj gjuhe “nuk është bërë thirrje për nxitje të urrejtjes”.