Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qalaj i bindur: Nëse shkojmë në zgjedhje të reja, Vetëvendosje do të pësojë rënie të madhe

08/10/2025 - 10:51
në Lajme
A A
Qalaj s’e përjashton mundësinë që Qeveria Kurti po i hakmerret Policisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) dhe ish-kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se vendi është në një bllokadë të qëllimshme politike.

Sipas tij, e vetmja rrugëdalje janë zgjedhjet e reja, nga të cilat pret një ndryshim të madh të skenës politike në Kosovë.

Qalaj thotë se situata aktuale është krijuar nga një mungesë vullneti për bashkëpunim dhe tentativë për të shtyrë sa më shumë formimin e institucioneve të reja.

“Unë mendoj që është bllokadë e qëllimshme, gjithmonë duke pas parasysh apetitet e deputetit Kurti që të qëndrojë sa më gjatë në zyrën e kryeminsitrit që e ka opukuar dhe poashtu ministrat e tij të cilët janë duke qëndruar në zyret e ministrive ku kanë punuar më herët, dhe poashtu është mosgatishmëria e partisë që ka fituar më së shumti ulëse në kuvend që të bashkëpunojë me partitë shqiptare të cilat janë të përfaqësuara në kuvend dhe të përgatitet sa më shpejt që të shkojmë në zgjedhje të reja…”, ka thënë Qalaj në një prononcim për IndeksOnline.

Ai shton se partia që ka fituar më së shumti ulëse nuk i ka numrat për krijimin e qeverisë dhe vetëm po mundohet ta shtyjë procesin.

“Duhet gjithësesi partitë shqiptare në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje me partnerët e kualicionit që i ka Listën Guco dhe Alternativën të ftojë në takim partitë shqiptare dhe pastaj të vazhdojmë me procedurat për shkuarjen në zgjedhje të reja”, vlerësoi ai.

Duke komentuar mundësinë e zgjedhjeve të reja, Qalaj thotë se ato do të prodhojnë një realitet krejt tjetër politik, ku Lëvizja Vetëvendosje do të humbasë ndjeshëm.

“Nuk ka alternativë tjetër edhe pse shumë njerëz po thojnë që ndoshta zgjedhjet prodhojnë ndonjë rezultat të ri. Unë mendojë që zgjedhjet kanë me kriju një realitet krejt të ri ku LVV-ja do të pësojë një rënie shumë të madhe dhe do të kemi një ndryshim të numrave, të ulëseve në Kuvendin e Kosovës dhe kështu që partitë e tjera besojë se do të krijojnë një qeveri të re e cila pastaj do të jetë perspektivë për të ardhmen e Kosovës”, theksoi Qalaj.

Sipas Qalajt, gjendja e rëndë ekonomike dhe sociale në vend është pasojë direkte e qeverisjes së keqe të ish-kryeministrit Kurti.

“Korrupsioni, nepotizmi, keqmenaxhimi, prishja e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë por mbi të gjitha është zhgjenjimi i popullatës për shkak të një jetë shumë të keqe, kushtet e rënda ekonomike që po shkojnë duke u përkeqësu përditë, e që burim i këtyre është qeverisja e keqe e ish- kryeministrit Kurti, deputetit Kurti tani”.

Tutje, Qalaj ka komentuar edhe përfaqësimin e komuniteteve jo shumicë në kuvend, duke përmendur disa emra konkretë dhe theksuar rëndësinë e respektimit të Kushtetutës.

“Për komunitetet jo-shumicë në Kosovë disa deputetë të këtyre komuniteteve janë të rreshtuar ka z.Kurti, e kam fjalën për dy protagonistë ish-ministri Elbert Krasniqi dhe Emilia Rexhepi dhe mendojë që LVV-ja duhet të llogarinë edhe në ata dy, pra që e përfaqësojnë të njëjtën frymë dhe sidomos ministri Krasniqi. Po, mendoj që PDK-ja ka kultivuar dhe kultivon gjithmonë marrëdhënie të mira me deputetët e pakicave të komuniteteve jo serbe, dhe ne ata duhet t’i trajtojmë të barabartë meqenëse janë deputet në Kuvendin e Kosovës dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm sidomos në respektimin e Kushtetutës së Kosovës pavarësisht se me kë kemi të bëjmë edhe kur flasim për kuvend, prioritare është respektimi i Kushtetutës së Kosovës”.

PDK-ja, si njëra nga partitë opozitare kryesore, po insiston në nevojën për zgjedhje të reja si zgjidhje për bllokadën institucionale, ndërsa sfida mbetet në krijimin e një konsensusi ndërmjet partive shqiptare dhe përfaqësuesve të komuniteteve jo shumicë në kuvend.

JU REKOMANDOJMË

Kurti takohet me Ulutash: Bashkëpunimi me KFOR-in, thelbësor për sigurinë në Kosovë
Lajme

Kurti takohet me Ulutash: Bashkëpunimi me KFOR-in, thelbësor për sigurinë në Kosovë

08/10/2025 - 12:45
Ndërhyrja e Vuçiq në zgjedhje për të cilën foli Kurti e zë Osmanin të “papërgatitur”: Mos na e prishni ditën…
Lajme

Ndërhyrja e Vuçiq në zgjedhje për të cilën foli Kurti e zë Osmanin të “papërgatitur”: Mos na e prishni ditën…

08/10/2025 - 12:39
Shtetit të Kosovës i kërkohet t’i bëjë thirrje Izraelit për lirimin e Albulena Fazliut
Lajme

Shtetit të Kosovës i kërkohet t’i bëjë thirrje Izraelit për lirimin e Albulena Fazliut

08/10/2025 - 12:38
Kurti e pret në zyre Komandantin e KFOR’it, i thotë se është i gatshëm për bashkëpunim për të ruajtur paqen
Kryesore

Kurti e pret në zyre Komandantin e KFOR’it, i thotë se është i gatshëm për bashkëpunim për të ruajtur paqen

08/10/2025 - 12:36
Drejtori i Institutit GAP: Nëse nuk votohet deri në fund të dhjetorit, buxhet për shpenzime nga sektori publik do të ketë veç deri në janar 2026
Lajme

Drejtori i Institutit GAP: Nëse nuk votohet deri në fund të dhjetorit, buxhet për shpenzime nga sektori publik do të ketë veç deri në janar 2026

08/10/2025 - 12:31
Frutat e importuara nga Italia po tërhiqen urgjentisht nga tregu për shkak të niveleve të larta të një kimikati
Lajme

Frutat e importuara nga Italia po tërhiqen urgjentisht nga tregu për shkak të niveleve të larta të një kimikati

08/10/2025 - 12:25

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot qeveria në detyrë

    Qeveria e Kosovës ndan nga 100 euro për studentë

    187 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Nis rrënimi i mbindërtimit në banesën e Julit

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Vuçiq: S’kemi çfarë të diskutojmë më me SHBA-në për sanksionet ndaj NIS-it

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Ti je një fmijaq arrogant” – përplasje e ashpër mes Kadri Rrahimajt të VV-së dhe Qëndron Kastratit të PSD-së

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Limaj: Gabim, asnjëherë nuk e kemi mbështetur Kurtin

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë