Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qëndrimi amerikan: Asociacioni s’duhet të jetë shtet brenda shtetit

05/08/2022 - 16:20
në Kryesore, Lajme
A A
Qëndrimi amerikan: Asociacioni s’duhet të jetë shtet brenda shtetit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar thotë se qëndrimi i ShBA-së sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është se s’duhet të jetë shtet brenda shtetit.

Megjithatë, Escobar tha se shefi i diplomacisë amerikane, Antony Blinken u ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani në takimin që ka pasur në Departamentin e Shtetit se duhet të nisë diskutimi për Asociacionin, transmeton Gazeta Express.

“Ne besojmë se ka një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave të makinave. Besoj se jemi afër zbatimit e udhërrëfyesit për energjinë në veri, jemi afër nënshkrimit të marrëveshjes për të pagjeturit dhe shpresoj që palët do ta nënshkruajnë këtë marrëveshje shumë shpejt. Dhe sikurse sekretari [amerikan i Shtetit, Antony]Blinken u tha presidentes [Vjosa Osmani] dhe [Albin Kurti] kryeministrit të Kosovës kur ishin në SHBA, ne duhet të nisim diskutimin për Asociacionin”, tha ai.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Escobar tha se qëndrimi i SHBA-së është që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, por tha se duhet të ketë diskutim për çështjen e Asociacionit, që të mos bie ndesh me ligjet.

“Ne kemi qenë të qartë se palët janë pajtuar më herët për Asociacionin, prandaj duhet të diskutohet. Megjithatë, Asociacioni nuk duhet të ndërhyjë, nuk duhet të bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të krijojë probleme në funksionalitetin e Kosovës dhe nuk duhet të jetë shtet brenda një shteti”, deklaroi ai.

Escobar tha se ka modele të shumta evropiane, ku minoritetet mund të mbrojnë trashëgiminë e tyre kulturore dhe gjuhën amtare, por pa shkelur kornizën kushtetuese të vendit ku jetojmë.

“Ne duam të gjejmë disa prej këtyre shembujve, dhe ndoshta edhe t’i përdorim si udhëzues për të zbatuar Asociacionin. Prandaj, kam shpresë se mund t’i diskutojmë këto në Bruksel më vonë gjatë këtij muaji”, shtoi ai.

JU REKOMANDOJMË

‘’Lërini fëmijët të qetë!’’ – avokati del me sqarim juridik rreth Udhëzimit Administrativ mbi bartjen e mbulesës
Kryesore

‘’Lërini fëmijët të qetë!’’ – avokati del me sqarim juridik rreth Udhëzimit Administrativ mbi bartjen e mbulesës

11/08/2022 - 22:50
Policia e shtrin për toke dhe e arreston një qytetar në qendër të Lipjanit
Kryesore

Policia e shtrin për toke dhe e arreston një qytetar në qendër të Lipjanit

11/08/2022 - 22:33
Ramabaja- Baljes: Hapja e temës për shaminë në shkolla i konvenon Serbisë
Kryesore

Ramabaja- Baljes: Hapja e temës për shaminë në shkolla i konvenon Serbisë

11/08/2022 - 22:25
Sulmohet papritur në mes të rrugës një 57-vjeçar në Prishtinë, dërgohet me urgjencë në QKUK
Kryesore

Sulmohet papritur në mes të rrugës një 57-vjeçar në Prishtinë, dërgohet me urgjencë në QKUK

11/08/2022 - 22:13
Ballkani barazon rezultatin, shumë pranë kualifikimit
Kryesore

Ballkani barazon rezultatin, shumë pranë kualifikimit

11/08/2022 - 22:00
15-vjeçari e “grabit” 15-vjeçaren nga Prishtina për bashkëjetesë
Kryesore

15-vjeçari e “grabit” 15-vjeçaren nga Prishtina për bashkëjetesë

11/08/2022 - 21:43

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kjo është 22 vjeçarja e dyshuar për plagosjen e Vali Corleones

    Kjo është 22 vjeçarja e dyshuar për plagosjen e Vali Corleones

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Jasha, jasha shpullë: Dasmori ia kërciti bakshish në ballë këngëtarit, u mbajt në këmbë disi

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “My father king”/ 22-vjeçarja që bashkëjeton prej vitesh me Vali Corleonen, dyshohet se e plagosi atë me armë në këmbë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Kërset dajaku në Malishevë: Vëllezërit kapen me fqinjët për një kontest pronësor, rrihen 5 kundër 3

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Shkoi për vizitë tek miqtë në Prishtinë, burri nuk përmbahet, çohet edhe e rrah gruan para prindërve të saj

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

© 2022 Veriu.info

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete

© Veriu.info