Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Qeveri e turpit”, Gucati në varrimin e babait të Calit: Dhashtë Zoti të mos vijë më në pushtet

26/12/2025 - 14:29
në Lajme
A A
Protesta më 14 shtator në Hagë, Gucati: Janë bërë të gjitha përgatitjet, organizimi po na shkon siç e kemi menduar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, ka hedhur kritika të rënda ndaj Gjykatës Speciale, por edhe ndaj qeverisë në detyrë të Kosovës.

Komentet, ai i bëri gjatë ceremonisë së varrimit të babait të Salih Mustafës – Calit, i cili është dënuar nga Gjykata Speciale me 15 vjet burgim dhe nuk i është dhënë leja të marrë pjesë në varrimin e të atit.

Ai tha se kjo gjykatë është shumë e dëmshme për vendin.

“Unë e di që Cali, mes dhimbjes do ta gjejë edhe forcën. E dimë që kjo gjykatë është shumë e dëmshme për vendin. Është dashur që ta lejonte Calin për vizitë humanitare para 5-6 dite. Por ja që as sot nuk e liruan, ndonëse menduam se do ta lironin, për varrim. Cali është i dënuar me 15 vjet burgim, padrejtësisht, me dëshmitarë të rrejshëm e falsifikuar dhe me dosje të rrejshme”.

“Cali e gjen forcën e kurajën, sepse ai ka qenë i fortë edhe në luftë, edhe në burgjet e ish-Jugosllavisë. Njerëzit që i ka brenda Cali, presidenti dhe të tjerët, do t’i japin forcë dhe kurajë”.

“Unë do ta ngushëlloj Calin dhe familje e tij këtu përmes mediave”, u shpreh Gucati, raporton Klankosova.tv.

Qeverinë në detyrë të Kosovës, ai e quajti “qeveri të turpit”.

“Shteti i Kosovës, qeveria në detyrë, ministria në detyrë e Drejtësisë, është dashur që dje ta dërgonte një letër në Qendër të Paraburgimit, dhe gjykata ka të drejtë ta lejojë Calin të marrë pjesë në varrim sepse ka një verdikt për të. Por ne po e shohim këtë qeveri dhe çfarë ka qenë më herët dhe nuk presim asgjë dhe s’kemi pritur as më parë. Kjo qeveri është për turpin e shqiptarëve që është në pushtet. Dhashtë Zoti të mos vijë më në pushtet se është dashur të interesohet për qytetarët e vet. Jo për luftëtarë, sepse ata janë qytetarë të Kosovës. Kjo qeveri është dashur dje të dërgonte një letër në Qendrën e Paraburgimit që Cali të ishte sot në varrim, të paktën t’i thoshte lamtumirë babait të tij, dy grushta dhe t’ia hidhte mbi”, u shpreh Gucati.

Ai u shpreh se mbrojtja e Calit ka bërë kërkesë dje herët në Hagë që ai të lirohej për së paku katër orë të ishte këtu, por shtoi se nuk ka përgjigje.

“Por, po e shihni se çfarë gjykate është kjo. Kjo gjykatë më shumë u përket burgjeve serbe, apo të ish-Jugosllavisë, apo Rusi, Kore apo Kinë. Kjo nuk është gjykatë e Evropës, këtu s’ka fare drejtësi”, deklaroi Gucati.

JU REKOMANDOJMË

Prishtina dha tender të negociuar 97 mijë euro për dekorime, ngriten dyshime për favorizim të kompanisë fituese dhe keqpërdorim të fondeve
Lajme

Prishtina dha tender të negociuar 97 mijë euro për dekorime, ngriten dyshime për favorizim të kompanisë fituese dhe keqpërdorim të fondeve

26/12/2025 - 15:30
Komandanti i FSK-së priti pjesëtarët e Operacioneve Speciale pas përfundimit me sukses të trajnimit në xhunglat e Belizes
Lajme

Komandanti i FSK-së priti pjesëtarët e Operacioneve Speciale pas përfundimit me sukses të trajnimit në xhunglat e Belizes

26/12/2025 - 15:21
Hamza: Çdo vit, 25 milionë euro, do u ndahen bursa studentore mijëra të rinjve në Kosovë
Lajme

Hamza: Nesër e mbyllim fushatën duke hapur një kapitull të ri për Kosovën – bashkohuni me ne

26/12/2025 - 14:48
Rrahman Rama: Me banorët e fshatrave Mihaliq e Druar ishim njëzëri se Kosovës i duhet ndryshim
Lajme

Rrahman Rama: Me banorët e fshatrave Mihaliq e Druar ishim njëzëri se Kosovës i duhet ndryshim

26/12/2025 - 14:22
Abdixhiku për vendimin e Kushtetueses: Masë tjetër, bllokadë tjetër – padituria kushton
Lajme

Abdixhiku: Me LDK-në në Qeveri, rrugët kryesore të Kosovës do të përfundojnë brenda një mandati

26/12/2025 - 14:10
104-shi i LDK-së, Roni Kosmann prezanton pesë zotimet për qytetarin
Lajme

104-shi i LDK-së, Roni Kosmann prezanton pesë zotimet për qytetarin

26/12/2025 - 13:43

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet për vjedhje milionëshe vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

    Arrestohet për vjedhje milionëshe vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Këngëtari mitrovicas i reagon ashpër Kurtit: Popull hapi syt, këto 100 euro janë ryshfet politik, kjo është anarki

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • SHBA i jep ultimatum NIS-it serb

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ekzekutohen nga 100 euro për këtë kategori

    197 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 49
  • Super zbritje për fundvit në Emona Center

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë