Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeveria aprovon kërkesën e Telekomit për huamarrjen 15 milionë euroshe

12/10/2023 - 10:22
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Qeveria aprovon kërkesën e Telekomit për huamarrjen 15 milionë euroshe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka aprovuar në parim kërkesën e Telekomit për huamarrje prej 15 milionë eurosh për projekte investive në këtë ndërmarrje

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ministria ka shqyrtuar kërkesën e Telekomit e cila fillimisht ka qenë 20 milionë euro.

“Kjo kredi do të shërbejë për investime në pajisje dhe sisteme telekomunikuese dhe përmirësimin e shërbimeve nga Telekomi”, ka thënë ai duke shtuar se Telekomi ka pasur nevojë për këtë kredi shtesë.

Qeveria në mbledhjen e së enjtes ka shtyrë disa projektligje të cilat ishin të planifikuara për këtë vit për shkak të numrit të madh të tyre.

Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për bashkëpunim ndërkomunal, ai për planifikim hapësinor, për harmonizim të ligjeve të veçanta me Ligjin për inspektimet dhe ai për harmonizimin e ligjeve të veçanta me Ligjin për leje dhe licenca, janë projektligjet që u shtynë për vitin e ardhshëm.

Telekomi i Kosovës është kompani publike, e transformuar në shoqëri aksionare.

Qeveria e Kosovës është pronare e të gjitha aksioneve të Telekomit.

Deri në vitin 2015, kjo ka qenë kompania më fitimprurëse në vend.

Nga viti 2008 deri më 2015, ajo i ka paguar Qeverisë së Kosovës mbi 250 milionë euro dividenda – mjete që ndahen kur kompania shënon rezultate të mira financiare.

Por, viteve më pas, është përballur me përkeqësim të situatës financiare.

Kjo, sipas ekspertëve të telekomunikacionit, ka ndodhur si pasojë e kontratave të dëmshme, vendimmarrjes së gabuar, mungesës së investimeve, ndërhyrjes së politikës në vendimmarrje strategjike të kompanisë dhe nepotizmit.

JU REKOMANDOJMË

BSPK zbarkon për inspektim në KEK, punëtorët iu ankohen për kushte të këqija të punës

BSPK zbarkon për inspektim në KEK, punëtorët iu ankohen për kushte të këqija të punës
31/07/2026 - 17:55

Kreu i BSPK-së, Atdhe Hykolli i shoqëruar nga Kreu i Sindikatës së Pavarur të Energjetikës, Avni Grajçevci, kanë vizituar sot Termocentralin Kosova A dhe Kosova B dhe fabrikën...

Më shumëDetails

Zjarri te Rruga B në Prishtinë pa të lënduar, Policia jep detaje

Zjarri te Rruga B në Prishtinë pa të lënduar, Policia jep detaje
31/07/2026 - 17:51

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, ka thënë se s’ka persona të lënduar nga zjarri që ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën B në Prishtinë....

Më shumëDetails

STOP/ Rihanna “e nxehtë” në fotosesion e ri

STOP/ Rihanna “e nxehtë” në fotosesion e ri
31/07/2026 - 16:51

Rihanna ka pozuar për kompaninë e saj, Fenty, dhe duket më e zjarrtë se kurrë. Artistja zbuloi koleksionin e ri të të brendshmëve seksi, duke pozuar pranë shenjave...

Më shumëDetails

Vendimet e Kuvendit të LDK-së: Grupi Parlamentar obligohet të respektojë vendimet e partisë

Vendimet e Kuvendit të LDK-së: Grupi Parlamentar obligohet të respektojë vendimet e partisë
31/07/2026 - 16:36

Kuvendi i partisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka nxjerrë disa vendime, të cilët i kanë bërë publik sot. Në pikën e parë, Kuvendi thotë: “Kuvendi përcakton si...

Më shumëDetails

Pas përplasjes për Abdixhikun, në LDK ia kujtojnë Ramës: PDK-së 8 drejtori, neve vetëm 3

Pas përplasjes për Abdixhikun, në LDK ia kujtojnë Ramës: PDK-së 8 drejtori, neve vetëm 3
31/07/2026 - 16:30

Duke hapur që raporti në mes të kryetarit të Prishtinës, përparim Rama dhe kreut të LDK’së, Lumir Abdixhiku nuk është i njëjti si në fillim, kur kryetari i...

Më shumëDetails

Dogana zbulon medikamente të padeklaruara me vlerë rreth 6 mijë euro në një autobus

Dogana zbulon medikamente të padeklaruara me vlerë rreth 6 mijë euro në një autobus
31/07/2026 - 16:24

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë parandaluar një tentim për futjen në territorin e Republikës së Kosovës të medikamenteve të padeklaruara, të fshehura në një autobus në Pikën...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Kamerat kapin reagimin e Avdullah Hotit pasi Abdixhiku u rikonfirmua si kryetar

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Bisedat e dyshimta në Snapchat, Rama i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nafta vazhdon të shtrenjtohet në Kosovë, ja çmimi i sotëm

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Stërnipi” i Hasan Prishtinës dënohet me 10 vjet burgim

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë