Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeveria dorëzohet për shkak të zgjedhjeve? AKK thotë se është shtyrë për vitin 2026 zbatimi i normës tatimore progresive për prona komerciale

31/10/2024 - 10:59
në Kryesore, Lajme
A A
“Jeni të paaftë e të korruptuar”, “Pse po rren” – përplasje e ashpër mes Qeverisë dhe LDK’së për shifra
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Asociacioni i Komunave të Ksoovës ka njoftuar se Ministria e Financave ka shtyrë për vitin 2026 për zbatimin e normës tatimore progresive për prona komerciale. Sipas Ligjit për Tatimit në pronë, kjo normë është paraparë të fillojë së zbatuari nga janari i vitit të ardhshëm, apo rreth një muaj para zgjedhjeve, raporton Express.

Në njoftimi thuhet se kjo është bërë pas presionit dhe insistimit të Asociacionit, që në vazhdimësi ka thënë se kjo normë është ngarkesë dhe barrë e rëndë e shtuar për pronarët e pronave të paluajtshme komerciale.

“Në mbledhjen 227 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministri i Financave, Transfereve dhe Punës z.Hekuran Murati paraqiti Ligjin e Buxhetit për vitin 2025. Në elaborimin e dispozitave të këtij Ligji, ministri Murati ndër të tjera njoftoj se është futur dispozita që ka të bëjë me shtyrjen e afatit për zbatimin e tatimit të normës tatimore progresive në pronat e paluajtshme komerciale për vitin 2026”, thuhet në njoftim.

AKK e ka mirëpritur këtë vendim të ekzekutivit.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës mirëpret këtë vendim të Qeverisë duke vlerësuar se kërkesa jonë ka qenë e arsyeshme dhe e argumentuar me fakte se kjo është e panevojshme në këtë fazë. Vlen poashtu të ceket se shumica e komunave të Republikës së Kosovës ia kanë ulur tatimin në pronë qytetarëve për rreth 33 %”, thuhet në njoftim.

Me Ligjin për Tatimin në Pronë, kjo normë është paraparë të fillojë së zbatuari nga janari i vitit 2025, ashtu që:

Pronat me vlerë deri në 100,000 euro – norma minimale 0.10%,

Pronat me vlerë 100,000-500,000 euro – norma minimale 0.20%,

Pronat me vlerë 500,000-1,000,000 euro – norma minimale 0.30%,

Pronat me vlerë 1,000,000-5,000,000 euro – norma minimale 0.40%,

Pronat me vlerë mbi 5,000,000 euro – norma minimale 0.50%.

 

JU REKOMANDOJMË

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar
Lajme

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

17/06/2025 - 22:12
Muhaxheri- Kurtit: Kthjellu, s’mund të imponosh
Lajme

Muhaxheri- Kurtit: Kthjellu, s’mund të imponosh

17/06/2025 - 21:56
Ushtarët e FSK-së stërviten krahë atyre amerikanë
Lajme

Ushtarët e FSK-së stërviten krahë atyre amerikanë

17/06/2025 - 21:53
Muhaxheri: Kurti e ka pranuar asociacionin, çfarë ka thënë se s’do ta bënte- e ka bërë
Lajme

Muhaxheri: Kurti e ka pranuar asociacionin, çfarë ka thënë se s’do ta bënte- e ka bërë

17/06/2025 - 21:47
Macron: Ndryshimi i regjimit në Iran do të rezultonte kaos
Lajme

Macron: Ndryshimi i regjimit në Iran do të rezultonte kaos

17/06/2025 - 21:43
Vllasi: Çfarëdo llogarie që po bën VV-ja me këtë cirk në Kuvend, keq e ka!
Lajme

Vllasi: Çfarëdo llogarie që po bën VV-ja me këtë cirk në Kuvend, keq e ka!

17/06/2025 - 21:18

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vushtrria nuk gjen qetësi nga Gërbeshët: E ndoqën me motor gruan e Liridon Osmanit, dy persona përfundojnë në pranga

    Vushtrria nuk gjen qetësi nga Gërbeshët: E ndoqën me motor gruan e Liridon Osmanit, dy persona përfundojnë në pranga

    240 Shpërndaje
    Shpërndaje 96 Tweet 60
  • Rrahje, rezistencë ndaj policisë dhe arsenal armësh në Vushtrri – tre të arrestuar, dy policë të lënduar

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Trump u jep paralajmërim iranianëve: “Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani!”

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Impakti i Veriu.info: Inspeksioni komunal i Mitrovicës ndërprenë punimet e mbindërtimit pa leje të ‘Penthouse’ nga “Medi Premium” (Foto)

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia e Kosovës hap konkurs për pranimin e 350 zyrtarëve të rinj policorë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë