Qeveria ka miratuar themelimin e një grupi punues për “hartimin, bashkërendimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë”.
Kryeministri Albin Kurti tha se do të punojnë “që të bëhet korrigjimi në shkallën e Apelit” i aktgjykimit dënues ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët Gjykata Speciale në Hagë më 16 shtator i shpalli fajtorë, duke i dënuar për krime lufte me nga 13 deri në 25 vjet burgim.
“Për këtë, siç kemi thënë më parë, nevojitet një strategji shtetërore e kombëtare, një organizim që i tejkalon dallimet partiake dhe bashkon institucionet rreth një qëllimi të përbashkët”, tha Kurti.
Ai tha se grupin punues do ta kryesojë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.
Grupi punues, Kurti tha se do të bëhet “me përfaqësim institucional dhe parlamentar”.











