Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeveria e përkohshme siriane do t’i rrisë për 400% pagat në sektorin publik

05/01/2025 - 19:06
në Kryesore, Lajme
A A
Qeveria e përkohshme siriane do t’i rrisë për 400% pagat në sektorin publik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri i Financave në Siri, Mohammed Abazeed, ka thënë të dielën se Qeveria e përkohshme do t’i rrisë pagat për 400 për qind në sektorin publik në muajin tjetër, pas kompletimit të ristruktimeve nëpër ministri, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe llogaridhënies.

Kjo rritje, që besohet se do të kushtojë 127 milionë dollarë, do të financohet nga burimet ekzistuese shtetërore, si dhe një kombinim i ndihmës rajonale, investimeve të reja, dhe përpjekjeve për të pasur qasje sërish në asetet siriane të ngrira jashtë shtetit.

“Ky është hapi i parë drejt zgjidhjeve emergjente në realitetin ekonomik aktual në shtetin tonë”, ka thënë Abazeed, për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ai ka thënë se pagat e këtij muaji do të dalin javën që vjen.

Qeveria e përkohshme e Sirisë, në krye me liderin de facto, Ahmed al-Sharaa, është krijuar pas rrëzimit të regjimit brutal të Bashar al-Assadit, i cili ka qenë me dekada në pushtet.

Regjimi i Assadit është rrëzuar nga grupi Tahrir al-Sham (HTS), pasi gati 14 vjetësh luftë civile, si pasojë e së cilës janë vrarë mbi 500.000 njerëz dhe janë zhvendosur miliona tjerë.

HTS është organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Assadi dhe familja e tij janë në Rusi, pas azilit që u është miratuar direkt prej presidentit rus, Vladimir Putin. /REL

JU REKOMANDOJMË

Profesori Kutllovci: Mitrovica ka nevojë për Arianin, një udhëheqës që bashkon, jo që ndan
Lajme

Profesori Kutllovci: Mitrovica ka nevojë për Arianin, një udhëheqës që bashkon, jo që ndan

05/11/2025 - 11:22
Basha si kryekuvendar: Rasti i Astrit Deharit është më keq se ajo që kanë vuajtur shqiptarët nën Millosheviqin
Lajme

Basha si kryekuvendar: Rasti i Astrit Deharit është më keq se ajo që kanë vuajtur shqiptarët nën Millosheviqin

05/11/2025 - 11:17
Minj në mensën e Universitetit të Prishtinës – studentët alarmojnë për mungesë higjiene
Lajme

Minj në mensën e Universitetit të Prishtinës – studentët alarmojnë për mungesë higjiene

05/11/2025 - 10:39
Limaj me një propozim të ri: Të gjithë bashkë kundër LVV’së
Lajme

Limaj- VV-së: Nuk bëhet shteti kështu bre djem

05/11/2025 - 10:29
Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
Kryesore

Bedri Hamza: “Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen” -Gjykata Speciale e ka humbur integritetin dhe dinjitetin

05/11/2025 - 09:45
Raportohet se shtetasi i huaj që u ther me thikë në Gjakovë punon për BE’në në Kosovë – detaje
Kryesore

Raportohet se shtetasi i huaj që u ther me thikë në Gjakovë punon për BE’në në Kosovë – detaje

05/11/2025 - 09:38

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Përplasja Bajrami-Osmani, deputetja i tha se i ka dyert e mbyllura në LDK, Osmani i çoi fjalë se mund t’ia dëmtojë ende partinë

    Përplasja Bajrami-Osmani, deputetja i tha se i ka dyert e mbyllura në LDK, Osmani i çoi fjalë se mund t’ia dëmtojë ende partinë

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • LAJMI I FUNDIT: Dyshohet se grupe serbe kanë ndërhyrë në rrjetin e Policisë së Kosovës në Jarinjë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • LAJMI I FUNDIT: Kurti shkon në takim te Vjosa Osmani

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Kurti cakton mandatar të ri për qeverinë? Raportohet se KP i VV’së mblidhet për të votuar

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Komuna e Bulliqit i jep tender për mëshqerra të BE-së kompanisë që i ishte pezulluar leja e importit për dallavere me import të kafshëve

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë