Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeveria e re Gjermane kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, paralajmëron intensifikim të dialogut Kosovë – Serbi

28/05/2025 - 17:54
në Lajme
A A
Qeveria e re Gjermane kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, paralajmëron intensifikim të dialogut Kosovë – Serbi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zgjedhjet e mbajtura më 23 shkurt në Gjermani kanë prodhuar institucione të reja. Qeveria Federale do të drejtohet nga kancelari 69 vjeçar, Friedrisch Merz, ndërsa diplomacia i është besuar veteranit të politikës gjermane, Johann Wadephul. Siguria e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe procesi për normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë si zakonisht, zënë vend të rëndësishëm në prioritetet e politikës së jashtme gjermane.

Këtë e vërteton edhe fakti që pak javë pas krijimit të Qeverisë së re, në Berlin ka qëndruar emisari i ri i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, danezi Peter Sorensen, i cili është takuar me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Geza Andras von Geyr, dhe këshilltarin për politikë të jashtme të kancelarit Merz, Gunter Sautter.

Lidhur me këtë vizitë të Sorensen në Berlin, në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express kanë folur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë.

Pa dhënë detaje për bisedat konfidenciale që janë zhvilluar në takimet që Sorensen ka pasur, MPJ e Gjermanisë që tashmë ka një drejtues të ri, ka konfirmuar për Express se vazhdojnë të mbështesin trashëgimin e lënë nga ish-kancelari Scholz lidhur me procesin e normalizimit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka thënë se Berlini zyrtar e përkrah emisarin Sorensen në punën e tij dhe se bën thirrje për të dy palët, Kosovën dhe Serbinë, që të angazhohen në mënyrë konstruktive për të zgjidhur mospajtimet dhe që të implementojnë Marrëveshjen e Ohrit.

“Bashkë me partnerët tanë, ne jemi të përkushtuar për të vazhduar dhe intensifikuar dialogun. Dialogu i lehtësuar nga BE është e vetmja rruga e qëndrueshme për një paqe afatgjate dhe stabilitet në rajon. Ne mbështesim plotësisht përpjekjet e Emisarit Special të BE-së, Peter Sorensen, dhe vazhdojmë t’iu bëjmë thirrje të dy palëve që të angazhohen në mënyrë konstruktive në bisedime për të zgjidhur mospajtimet. Ne iu bëjmë thirrje të dy palëve, që të implementojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive”, ka thënë për Gazetën Express një zëdhënës i MPJ-së së Gjermanisë.

Nga Berlini kanë kujtuar përfitimet që kanë ardhur si rezultat i bisedimeve, përfshirë çështjen e targave dhe punën e energjisë elektrike në veri të Kosovës.

“Dialogu ka sjellë përparim në një sërë çështjesh të diskutueshme gjatë viteve të fundit, për shembull në mosmarrëveshjen e energjisë për furnizimin me energji elektrike në veri ose në njohjen e targave të automjeteve. Ne gjithashtu po shtyjmë për zgjidhje pragmatike dhe rritje të bashkëpunimit rajonal në Procesin e Berlinit, i cili do të ndikojë pozitivisht edhe në Kosovë dhe Serbi në rajon”, ka përfunduar ai.

Emisari danez, Peter Sorensen, ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Gjermani më 20 maj 2025. Ai gjithashtu ka zhvilluar takime në Prishtinë dhe Beograd, në kuadër të përpjekjeve për të rinisur negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ndonëse në Serbi ka institucione, në Kosovë vazhdon të zgjasë ngërçi politik dhe ende s’ka institucione të reja pas zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt.

Lidhur me bllokadën politike, ka pasur thirrje të vazhdueshme që të gjendet kompromisi dhe rruga përpara. Nga Ambasada Gjermane në Prishtinë kanë thënë sot për Express se Kosovën e presin punë të rëndësishme si brenda vendit ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

JU REKOMANDOJMË

Sadiku: Ideologjia e Kurtit, thelbi i shkatërrimit të një vendi në aspektin afatgjatë
Lajme

Sadiku: Ideologjia e Kurtit, thelbi i shkatërrimit të një vendi në aspektin afatgjatë

29/05/2025 - 23:02
Zeka: Pagën Kurtit ia sigurojnë 1,300 bizneset që protestuan sot
Lajme

Zeka: Pagën Kurtit ia sigurojnë 1,300 bizneset që protestuan sot

29/05/2025 - 22:43
Haradinaj i kthehet Kurtit: VV pa Guxo e Alternativën s’e kalonte pragun
Lajme

Haradinaj i kthehet Kurtit: VV pa Guxo e Alternativën s’e kalonte pragun

29/05/2025 - 22:32
Abdixhiku godet Kurtin: Populli i Kosovës nuk e duron këtë zymtësi dhe mendje të çoroditur
Kryesore

Kurti tha se ‘jemi më së afërmi me LDK-në’, Abdixhiku: Jemi më së largu

29/05/2025 - 22:24
Vuçiq: U arrit marrëveshja me Macronin për blerjen e avionëve luftarakë
Lajme

Vuçiq mohon dërgimin e municionit serb për Ukrainën: Nuk ka asnjë kontratë apo leje të dhënë

29/05/2025 - 22:21
Abdixhiku tha se s’ka votë për qeveri të opozitës, kundërpërgjigjet Haradinaj
Lajme

Abdixhiku tha se s’ka votë për qeveri të opozitës, kundërpërgjigjet Haradinaj

29/05/2025 - 22:18

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: E. Kamberi vet-plagoset me armë zyrtare të babait polic

    Skandal: E. Kamberi vet-plagoset me armë zyrtare të babait polic

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Zbulohet përmbajtja e rëndë e fotos në telefonin e Matoshit: Sulmohet Thaçi, mbrohen Specialja e Jack Smith

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Albin Kurti shpresa jonë”, pushteti shpërblen ish kandidaten për deputete

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ishte dënuar me 1 vit burgim për keqpërdorim të detyrën zyrtare, policia në Mitrovicë e arreston rojën e pyllit dhe e dërgon në vuajtje të dënimit

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot qeveria në detyrë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë