Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeveria ia fali tokën Manastirit të Deçanit, u zotua me shkrim për Asociacionin, por Kosova ende jashtë Këshillit të Evropës

07/11/2026 - 19:53
në Kryesore, Lajme
A A
Qeveria ia fali tokën Manastirit të Deçanit, u zotua me shkrim për Asociacionin, por Kosova ende jashtë Këshillit të Evropës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Albin Kurtit, ia dha Manastirit të Deçanit 24 hektarë tokë, u zotua me letër për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës ende nuk duket askund.

Më 13 mars 2024, Qeveria e Kosovës urdhëroi Agjencinë Kadastrale që të zbatonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese për regjistrimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit.

Kurti atëherë e pranoi se vendimi po merrej për ta hequr një prej pengesave drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Madje, kryeministri tha se Qeveria kishte dy mundësi: ta zbatonte këtë vendim dhe të hapte rrugën drejt anëtarësimit, ose të mbetej pa anëtarësim.

Pas këtij vendimi, më 16 prill 2024, Kosova mori një mbështetje të fuqishme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Me 131 vota për dhe 29 kundër, u rekomandua që Kosova të bëhej anëtare e kësaj organizate.

Por, kjo nuk mjaftoi.

Më 16 maj 2024, atëherë ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, i dërgoi letër presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos.

Në këtë letër, Qeveria zotohej se do ta përgatiste draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të frymëzuar nga propozimi i Fondacionit Friedrich Ebert, dhe do ta dërgonte në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim deri në fund të majit 2024.

Gërvalla shprehte pritjen që, pas këtij zotimi, Kosova të ftohej të bëhej anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës.

Një ditë më vonë, më 17 maj, Komiteti i Ministrave nuk e futi anëtarësimin e Kosovës në rendin e ditës për vendimmarrje.

Gërvalla reagoi duke thënë se oferta e Qeverisë për Asociacionin e kishte humbur relevancën pas këtij vendimi.

Pra, toka e Manastirit të Deçanit u regjistrua, zotimet për Asociacionin u dërguan me shkrim, por anëtarësimi nuk ndodhi.

Më shumë se dy vjet pas votimit pozitiv në Asamblenë Parlamentare, Kosova ende nuk është anëtare e Këshillit të Evropës.

Tash ministri i jashtëm Glauk Konjufca muaj më parë patikritikuar ish-emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, duke thënë se ai ia kishte vendosur Kosovës në kurriz kushtin e Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por sipas tij miqtë ndërkombëtarë do të na ndihmonin të hiqnim këtë kusht.

JU REKOMANDOJMË

Lushaku Sadriu: Raporti i Progresit evidenton zero progres në drejtësi, Kosova s’ka strategji kundër korrupsionit

Lushaku Sadriu: Raporti i Progresit evidenton zero progres në drejtësi, Kosova s’ka strategji kundër korrupsionit
07/11/2026 - 19:37

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, ka kritikuar Qeverinë për mungesën e rezultateve në fushën e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit, duke komentuar gjetjet e Raportit të Progresit...

Më shumëDetails

Kurti udhëton drejt Francës, do të takohet me Macronin

Kurti udhëton drejt Francës, do të takohet me Macronin
07/11/2026 - 19:22

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot udhëtoi drejt Republikës së Francës. Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, duke pohuar se Kurti do të...

Më shumëDetails

Reuten: Është turp dhe skandal që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE ka mbetur në sirtar

Reuten: Është turp dhe skandal që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE ka mbetur në sirtar
07/11/2026 - 18:49

Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian ka mbetur pa u proceduar. Duke komentuar...

Më shumëDetails

Haziri flet për kandidaturën e Hykmete Bajramit e Arben Gashit, tregon nëse synon kreun e LDK-së

Haziri reagon pas protestës kundër Gjykatës Speciale
07/11/2026 - 18:10

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në një intervistë për Indeksonline ka folur rreth kandidaturave për kryetar të LDK-së. Ai i ka vlerësuar kandidaturat e Hykmete Bajramit dhe Arben...

Më shumëDetails

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar
07/11/2026 - 17:58

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari, A.I ( 30 vjeç) gjatë një ahengu familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes, ka...

Më shumëDetails

Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sulme të reja ndaj Iranit

SHBA-ja largon minat nga Hormuzi, Trump paralajmëron Iranin për ‘tolerancë zero’
07/11/2026 - 17:39

Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer sulme të kufizuara ajrore ndaj një sistemi kundërajror iranian në ishullin Keshm në Ngushticën e Hormuzit. Duke folur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime

    Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    242 Shpërndaje
    Shpërndaje 97 Tweet 61
  • Del emri i punonjësit të bankës që dyshohet se hyri në llogarinë e Përparim Ramës

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Nora Istrefi blen këpucë me çmim marramendës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • MONUNI i Idrizit akuzon AUV-në e udhëhequr nga Çerkini për alarm të panevojshëm, pretendon se analizat matën parametra të ndryshëm dhe iu dëmtua reputacioni

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë