Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeveria miraton disa projektligje, përfshirë edhe Projektligjin për Byronë që ua nisi Gërvalla përmes Naserit

26/09/2026 - 15:43
në Kryesore, Lajme
A A
Qeveria miraton disa projektligje, përfshirë edhe Projektligjin për Byronë që ua nisi Gërvalla përmes Naserit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar një varg projektligjesh dhe vendimesh. Ndër projektligjet e miratuara është edhe ai për Byronë Shtetërore për Verifikimin e Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Sipas njoftimit të Qeverisë, qëllimi i këtij projektligji është themelimi, organizimi dhe përcaktimi i kompetencave të Byrosë, si dhe përcaktimi i procedurave për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Qeveria ka miratuar edhe Projektligjin për Rekrutimin, Vlerësimin e Performancës, Kontrollin e Integritetit dhe Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, përmes të cilit përcaktohen rregullat për rekrutimin, vlerësimin e performancës, kontrollin e integritetit dhe statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Po ashtu, është miratuar Projektligji për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, i cili përcakton parimet, procedurat, organet kompetente dhe masat disiplinore në rast të shkeljeve të detyrimeve profesionale.

Në kuadër të reformës në drejtësi, Qeveria ka miratuar edhe projektligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe Projektligjin për Akademinë e Drejtësisë.

Sipas Qeverisë, ky i fundit synon të sigurojë zhvillimin profesional të vazhdueshëm, cilësor dhe të standardizuar të gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesionistëve të tjerë të lidhur me sistemin e drejtësisë.

Në njoftimin për media, u bë e ditur se në mbledhje janë miratuar edhe Projektligji për Energjinë dhe Projektligji për Energjinë Elektrike

Përmes Projektligjit për Energjinë, qeveria tha se “bëhet përcaktimi i parimeve dhe rregullave të përgjithshme që rregullojnë aktivitetet në sektorin e energjisë në Republikën e Kosovës, për të siguruar furnizim të sigurt, të qëndrueshëm dhe cilësor me energji, për të mundësuar pjesëmarrjen aktive në tregjet rajonale dhe panevropiane të energjisë dhe për të krijuar kushte për një treg të hapur, transparent dhe konkurrues, që ofron çmime të përballueshme të energjisë të bazuara në treg, mbrojtje dhe fuqizim të konsumatorit, përfshirë mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm, integrimin e energjisë nga burimet e ripërtërishme, si dhe përmirësimin dhe mbrojtjen e mjedisit dhe klimës”.

Ndërkaq, qëllimi i Projektligjit për Energjinë Elektrike, sipas Qeverisë, është “përcaktimi i rregullave dhe masave për sektorin e energjisë elektrike, për të garantuar furnizim të sigurt, të qëndrueshëm dhe cilësor me energji elektrike me çmime të përballueshme dhe transparente për konsumatorët fundorë, duke adresuar njëkohësisht caqet klimatike të vendit”

Qeveria ka miratuar gjithashtu Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Projektin e Lojërave Mesdhetare XXI në Kosovë.

Në mesin e vendimeve të tjera janë edhe Projektligji për Inovacion dhe Ndërmarrësi dhe Projektligji për Pagesat e Vonuara në Transaksionet Tregtare.

Ky i fundit synon parandalimin e vonesave të pagesave në transaksionet tregtare dhe përcaktimin e rregullave për afatet dhe mënyrën e llogaritjes së kamatëvonesave ndërmjet shoqërive tregtare, si dhe ndërmjet shoqërive tregtare dhe autoriteteve publike.

Qeveria ka miratuar edhe vendimin për t’ia propozuar Kuvendit kandidatët për kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, si dhe kandidatët për dy pozita të anëtarëve të këtij bordi.

Ndërkaq, janë miratuar disa vendime për dhënien me qira të pjesëve të parcelave në zona të ndryshme kadastrale për nxjerrjen, përpunimin dhe shfrytëzimin e gurit gëlqeror, gurit dekorativ dhe materialeve të tjera.

Parcelat ndodhen në Semajë të Kaçanikut, Vasilevë dhe Korroticë të Epërme të Drenasit, Rahovec, Samadrexhë të Suharekës, Zatriq të Rahovecit, Raçak të Shtimes dhe Strazhë të Kaçanikut.

Në mbledhje është miratuar edhe Deklarata e Prioriteteve Afatmesme të Qeverisë 2027-2029, e cila përcakton kornizën e politikave për përgatitjen e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve dhe buxhetit vjetor.

Qeveria ka vendosur gjithashtu që Komisionit për Verifikimin e Diplomave të Lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut t’i vazhdohet mandati edhe për tre muaj.

Në fund, janë miratuar edhe vendimi për Listën e anëtarëve potencialë të Komisionit të Pranimit për Kategorinë e Ulët dhe të Mesme Drejtuese, si dhe vendimi për pezullimin nga marrëdhënia e punës të një nëpunësi civil të kategorisë së lartë drejtuese.

JU REKOMANDOJMË

Kurti e përsërit: Qytetarët po e lëshojnë Kosovën për shkak të cilësisë së arsimit dhe padrejtësive në drejtësi

Kurti: Mbështetja financiare për ish-krerët e UÇK-së do të përfshihet në buxhetin e vitit 2027
26/11/2026 - 17:55

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kritikuar sërish komunat për cilësinë e arsimit në Kosovë, duke e cilësuar decentralizimin e tij si një nga problemet kryesore që po...

Më shumëDetails

Vendimi i Kuvendit: 61 mijë euro për Komisionin hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

Vendimi i Kuvendit: 61 mijë euro për Komisionin hetimor për rastin e Arlinda Zekajt
26/11/2026 - 17:39

Kuvendi i Kosovës u ka dhënë dritën e gjelbër mjeteve financiare për funksionimin e Komisionit hetimor parlamentar që ka për qëllim hetimin e veprimeve ose mosveprimeve institucionale në...

Më shumëDetails

Presidentja Shiroka Pula përfaqëson Kosovën në Samitin e liderëve të rajonit Brdo-Brijuni në Ohër

Presidentja Shiroka Pula përfaqëson Kosovën në Samitin e liderëve të rajonit Brdo-Brijuni në Ohër
26/11/2026 - 17:08

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka udhëtuar për në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin e liderëve të rajonit,...

Më shumëDetails

Çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri që dyshohen për dallavere me tender

Çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri që dyshohen për dallavere me tender
26/11/2026 - 16:43

Në tetor të këtij viti, Ministria e Arsimit ka pezulluar nga puna shtatë zyrtarë të saj. Pesë prej tyre janë të përfshirë në një aktakuzë të ngritur nga...

Më shumëDetails

Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton gjashtë vendime

Kurti para vendimit të Speciales: UÇK-ja bëri luftë çlirimtare, shpresojmë që drejtuesit të kthehen të lirë
26/11/2026 - 16:40

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbrëmë një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar gjashtë vendime që lidhen me programin legjislativ, emërimet në pozita të larta...

Më shumëDetails

“Provo t’i mbash mendtë diku tjetër, ndoshta të ndihmon”, Kurti i përgjigjet Rrahmanit rreth orientimit seksual

“Provo t’i mbash mendtë diku tjetër, ndoshta të ndihmon”, Kurti i përgjigjet Rrahmanit rreth orientimit seksual
26/11/2026 - 16:29

Kryeministri Albin Kurti, dhe deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, janë përfshirë në një debat sot në seancën e Kuvendit. Përplasja nisi pasi Rrahmani...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aksion i madh i Policisë, FIT-it dhe AKI-së në Prishtinë, arrestohen 3 persona dhe sekuestrohet pasuri mbi 1 milionë €

    Aksion i madh i Policisë, FIT-it dhe AKI-së në Prishtinë, arrestohen 3 persona dhe sekuestrohet pasuri mbi 1 milionë €

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “E di se kush ia ka vrarë babën”, Besian Mustafa i përgjigjet Xhavit Halitit

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Aksion policor në “Marigona Hill”, tre persona përfundojnë në pranga për mashtrime me kartela

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Çfarë bëri vjehrra në momentin e vr’asjes? Avokati zbulon detaje ekskluzive se çfarë bëri Nurije Sylaj në ato momente

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri që dyshohen për dallavere me tender

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë