Gazeta zvicerane “Neue Zurcher Zeitung” – NZZ, ka publikuar sot një artikull në të cilin zbulohet se shteti Zviceran ka organizuar takime joformale në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Siç shkruan gazeta zvicerane, në këto takime ka marrë pjesë zv.kryeministri dhe kreu i ekipit negociator, Besnik Bislimi, dhe kryediplomati serb, Marko Gjuriq.
Por, për këtë shkrim ka reaguar qeveria në detyrë, duke thënë se Bislimi nuk ka pasur takim me Gjuriqin në Zvicër.
“Zëvendëskryeministri Bislimi, nuk ka patur asnjë takim në Zvicër me Marko Gjuriq dhe kurrë nuk e ka takuar atë”.











