Qeveria në detyrë ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim.
Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se në këtë mbledhje është miratuar vendimi për aprovimin e kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në operacion humanitar në Shqipëri.
Mjetet financiare për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në operacion humanitar, sigurohen nga Buxheti i Republikës së Kosovës.
“Ministria e Mbrojtjes, mbi bazën e objektivave dhe planifikimeve strategjike për zgjerimin e kapaciteteve dhe vënies në detyrë të këtyre kapaciteteve është e përgatitur të mbështetës Shqipërinë me një Kontingjent për nevojë humanitare, përkatësisht operacionin humanitar kërkim shpëtim, në vendin e quajtur “Qafën e Burrelit”, Bashkia Klos. Kjo mbështetje është në kuadër të partneritetit strategjik me shtetet mike e në veçanti me Shqipërinë, me këtë rast për mbështetje të autoriteteve të shtetit shqiptar”, thuhet tutje në njoftim.
Një 29-vjeçar atje u zu poshtë nga një masiv rëre dhe minerali, dhe për pasojë ende nuk është gjetur.