Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeverisje plot drojë e ngathtësi

30/03/2022 - 13:57
në Opinione
A A
Nevoja për “armikun kujdestar”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pritjet e mëdha dhe shpresa për zgjidhje ideale dhe të shpejtë të problemeve po dalin të jenë të vështira për t’u përmbushur nga qeveria e Albin Kurtit gjatë një viti. Dymbëdhjetë muaj qeverisje e ngathët, plot populizëm e kritika për të shkuarën

Imer Mushkolaj

Fjalë të mëdha, premtime megalomane, plot populizëm e fare pak racionalitet i karakterizuan Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje para ardhjes në pushtet. Përballë qeverisjeve të mëparshme plot korrupsion, nepotizëm e papërgjegjshmëri, qytetarët zgjodhën të votojnë VV’në dhe Kurtin me shpresën se s’ka si bëhet më keq. Njerëzit kishin pritje të mëdha dhe besonin në zgjidhje të shpejta të problemeve. Dhe, ja ku është Qeveria Kurti pas një viti në pushtet, një viti të rëndë në pushtet për shkak të pandemisë, krizës ekonomike e sociale, krizës me energjinë dhe së fundi krizës së luftës në Ukrainë. Ja ku është Qeveria Kurti pas 365 ditësh në pushtet, me një bilanc solid dhe aspak impresionues.

Luftimi i krimit të organizuar e korrupsionit, si dhe punësimi kanë qenë premtimet kryesore të Kurtit. Në të parën është bërë punë, por mbase jo siç është pritur e siç është premtuar.

Sektorë të tjerë vitalë, si arsimi dhe shëndetësia, lënë shumë për të dëshiruar. Vështirë t’i kujtohet dikujt ndonjë arritje në arsim, ndërkohë që përtej veprimeve kundër pandemisë, as njerëzit në krye të shëndetësisë nuk është se kanë bërë ndonjë punë tjetër të hajrit.

Tregim në vete është politika e jashtme dhe ministria që merret me këtë punë. Plot veprime skandaloze, plot arrogancë e papërgjegjshmëri në institucionin që do të duhej të ishte pasqyrë e shtetit në botë. Është e vërtetë që shërbimi diplomatik kosovar është i mbushur plot njerëz që nuk e meritojnë të jenë aty, por veprimet e vendimet nga ministria duhet të jenë të kujdesshme e të drejta.

Në fushën sociale dhe të zhvillimit ekonomik zyrtarë qeveritarë vazhdimisht janë krenuar me rritjen e numrit të atyre që nga ekonomia e zezë janë futur në sistem, si dhe me rritjen e pagesave për rastet sociale. Por, asnjë pagë nuk është rritur, ligji për pagat nuk është sjellë në Kuvend, ndërkaq nuk është vendosur ende as për pagën minimale.

Vetë kryeministri Albin Kurti të martën, si suksese që e bëjnë krenarë ka përmendur menaxhimin e pandemisë, lutimin e korrupsionit dhe grupeve kriminale, konfiskimin e trafiqeve të narkotikëve, nisjen e Vettingut dhe rritjen ekonomike dyshifrore. Por, në praktikë, për shkak të rrethanave të ndryshme dhe zhvillimeve në nivel edhe global, jeta e qytetarëve nuk është përmirësuar. Për më tepër, veçanërisht muajt e fundit, me rritjen e çmimeve dhe shtrenjtimin e jetesës në përgjithësi, është vështirësuar.

* * *

Sa ishte në opozitë, Albin Kurti premtonte zgjidhje ideale për gjithçka. Në fakt, ai vetëm deklaronte të kundërtën e asaj çfarë thoshin kryemninistrat e atëhershëm, duke kritikuar e sulmuar shumicën e vendimeve dhe veprimeve të marra atëherë. Por, qeverisja duket ta ketë vetëdijesuar Kurtin se zgjidhjet ideale janë vështirë, për të mos thënë të pamundura që të zbatohen. Gjatë një viti qeverisjeje ai e ka kuptuar se çfarë nënkupton të qenit “politikan normal”, që duhet të qeveris me përgjegjësi, shpesh duke harruar ato që ka thënë një herë e një kohë.

Ndërkohë, “fajtor kujdestar” për plot gjëra që nuk kanë shkuar dhe nuk shkojnë si duhet, për qeverisjen e Kurtit mbeten pasardhësit e tij. Kurti ka marrë vota më shumë se askush asnjëherë më parë për të sjellë një mënyrë të re të qeverisjes, për të qenë “ndryshe” nga pasardhësit e tij. Por, në shumë aspekte, ai nuk ia ka dalë kësaj. Ai nuk ka arritur të çlirohet nga sindromi i punësimeve partiake e nepotiste, siç nuk ia ka dalë as të zgjedh në kabinet njerëz dinamikë e kreativë, që çojnë përpara çështje të rëndësishme. Ministrat e tij janë karakterizuar nga njëfarë droje e ngathtësie në punën e tyre dhe “gjërat e mëdha”, për të cilat qytetarët kanë dhënë votën, ende nuk janë të prekshme.

Është e vërtetë se e kaluara qeverisëse ka qenë me shumë probleme, por fuqia politike që ka Kurti do

të duhej të shërbente që të gjitha veprimet e këqija të adresohen dhe të vazhdohet tutje me punë.

Ta zëmë, nëse bëhet fjalë për projekte infrastrukturore, për një vit qeverisje nuk është punuar asgjë në asnjë rrugë magjistrale, ndërkohë që vazhdimisht përmendet se janë ndalur përpjekjet për keqpërdorim nga qeveria e kaluar. Shumë mirë, me gjetjet duhet të merren organet e drejtësisë, vetëm se puna në terren duhet të fillojë.

* * *

Një kapitull i errët i një viti qeverisje ka të bëjë me qasjen e qeverisë dhe institucioneve të tjera ndaj mediave e gazetarëve dhe betejën kundër tyre. Vështirë të ketë pasur më përpara cilësime më të poshtra për ta, madje duke i konsideruar edhe ”ndërmarrje e përbashkët kriminale”. Një betejë e humbur, gjithsesi.

JU REKOMANDOJMË

Tirania e shumicës, mësime nga Tocqueville për krizën e Kosovës
Opinione

Tirania e shumicës, mësime nga Tocqueville për krizën e Kosovës

07/07/2025 - 13:49
KADARE – NJË VIT PAS
Opinione

KADARE – NJË VIT PAS

01/07/2025 - 12:40
Evolucioni: a është njeriu “kafsha më e përkryer”?
Opinione

Evolucioni: a është njeriu “kafsha më e përkryer”?

23/06/2025 - 11:41
Izraeli është me Serbinë
Opinione

Izraeli është me Serbinë

22/06/2025 - 20:50
Vushtrria nuk është laborator, por qytet i lashtë me vlera shumëdimensionale
Opinione

Vushtrria nuk është laborator, por qytet i lashtë me vlera shumëdimensionale

21/06/2025 - 19:41
Si mund të bëhet Kosova një demokraci me det
Opinione

Si mund të bëhet Kosova një demokraci me det

20/06/2025 - 09:24

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rashit Qalaj flet për 27-vjeçarin që humbi jetën pas ndërhyrjes policore në Lipjan: E kam njohur personalisht

    Rashit Qalaj flet për 27-vjeçarin që humbi jetën pas ndërhyrjes policore në Lipjan: E kam njohur personalisht

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Djali i Sabit Gecit ther me thikë kolegun e tij të punës, arratiset

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Viktima e therur nga djali i Sabit Gecit është anëtar i Kryesisë së PDK-së në Lipjan

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Njëri sot e theri kolegun në zyrë, kjo është dosja kriminale e djemve problematik të Sabit Gecit

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë, jetonte i vetëm

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë