Kryeministri Edi Rama ka angazhuar qeverinë që të hyjë në kontakt direkt me kompaninë Google për të shpëtuar nga rrënimi bizneset e Lucës.
“Qurravitjet” e Gjergj Lucës për humbjen e yjeve të bizneseve të tij në “Google Reviews” duket se kanë prekur thellë kryeministrin Edi Rama. I pikëlluar nga “lotët” e Lucës dhe në pamundësi për t’i trembur qytetarët me shantazhet e policisë, Rama ka vendosur të marrë situatën në dorë.
Kryeministri ka angazhuar qeverinë që të hyjë në kontakt direkt me kompaninë Google, për të shpëtuar nga rrënimi bizneset e Lucës. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Rama njoftoi se kanë kontaktuar me Google për këtë “hata” që ka gjetur Lucën dhe disa biznesmenë të tjerë pranë qeverisë, pasi qytetarët vendosën ta përshkallëzojnë protestën e tyre online duke nisur një bojkot ndaj bizneseve të lidhura me Kryeministrin./pamfleti/












