Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, përkatësisht të Ministrisë së Ekonomisë, për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për energjinë elektrike.
Në një intervistë për Insajderin, Nushi tha se ky veprim i qeverisë është një gabim.
“Çka ju ka dalë nga planifikimi është që qytetarët kanë blerë pajisje përtej parashikimeve, klima të ndryshme, dhe nuk e kanë ulur nivelin e shpenzimeve për energji. Thjesht, e kanë rritur kapacitetin e ngrohjes,” tha ai, duke përmendur gjithashtu se gjatë verës së kaluar, Kosova u detyrua të importonte energji elektrike.