Qytetarë të shumtë janë mbledhur para stacionit policor në Skenderaj, ku pritet të intervistohet kryetari i kësah komune, Sami Lushtaku.
Gazeta Online Veriu.info vazhdon të raportojë nga atje në kohë reale për të gjitha zhvillimet.
Një qytetar ka sjellur traktorin e tij para stacionit policor duke e vënë në disposicion.
Dyshohet se ky veprim lidhet me përgatitjen e bllokimit të rrugëve në rast se tentohet arrestimi i Sami Lushtakut.
Para stacioni po vazhdojnë të qëndrojnë qindra qytetarë në mbështetje të Lushtakut.
Para pak çastesh aty kanë arritur hetuesit policor për intervistimin e Lushtakut, pasi ky i fundit refuzoi të shkojë në Prishtinë për intervistim.














