Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Radioja publike amerikane largohet nga Twitter, pasi etiketohet si “e financuar nga qeveria”

12/04/2023 - 17:07
në Tech
A A
Radioja publike amerikane largohet nga Twitter, pasi etiketohet si “e financuar nga qeveria”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Radioja Kombëtare Publike (NPR), me seli në Uashington të SHBA-së, ka bërë të ditur se do të largohet nga platforma Twitter shkaku i vendimeve të fundit të marra nga ky rrjet social nën pronësinë e Elon Musk për ta identifikuar mediumin me disa etiketime që mediumi cilëson se kanë qëllim t’ia dëmtojnë besueshmërinë në publik.

“Llogaritë organizative të NPR nuk do të jenë më aktive në Twitter sepse platforma po ndërmerr veprime që minojnë besueshmërinë tonë duke lënë të kuptohet në mënyrë të rreme se ne nuk jemi të pavarur”, tha organizata e lajmeve përmes një deklarate të mërkurën, më 12 prill.

Javën e kaluar, Twitter etiketoi llogarinë kryesore të NPR si “media e lidhur me shtetin”, emërtim që përdoret për t’i identifikuar edhe mediumet që kontrollohen ose ndikohen shumë nga qeveritë autoritare.

Twitter më vonë e ndryshoi etiketën në “media e financuar nga qeveria”, me të cilën e etiketoi të paktën edhe një medium tjetër publik, atë britanik BBC.

“Ne nuk e vendosim gazetarinë tonë në platforma që kanë treguar interes për ta minuar besueshmërinë tonë dhe perceptimin e publikut për pavarësinë tonë editoriale”, thuhet në deklaratën e NPR.

Shefja për komunikim publik e NPR, Isabel Lara, tha në një email se “gazetarët dhe punonjësit e NPR do të vendosin vetë nëse dëshirojnë të qëndrojnë në platformë, njësoj si stacionet anëtare të NPR pasi ato janë nën pronësi të pavarur dhe operohen në mënyrë të pavarur”.

NPR merr fonde nga qeveria e SHBA-së përmes granteve nga agjencitë dhe departamentet federale, së bashku me Korporatën për Transmetim Publik. Kompania ka thënë se kjo përbën më pak se 1 për qind të buxhetit vjetor operativ të NPR.

JU REKOMANDOJMË

Binance drejt rikthimit të plotë pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh, riaktivizohen tërheqjet në 87 rrjete

Binance drejt rikthimit të plotë pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh, riaktivizohen tërheqjet në 87 rrjete
14/11/2026 - 11:17

Binance pritet të rikthejë plotësisht shërbimet e tërheqjes për të gjitha rrjetet dhe asetet dixhitale deri në fund të javës së ardhshme. Njoftimi vjen pas sulmit masiv kibernetik...

Më shumëDetails

Ndërprerje globale në shërbimet e Microsoft-it, Outlook, Teams dhe Copilot përballen me probleme

Ndërprerje globale në shërbimet e Microsoft-it, Outlook, Teams dhe Copilot përballen me probleme
13/11/2026 - 08:54

Shërbimet e Microsoft-it, përfshirë platformën e njohur të email-it Outlook, po përballen me probleme të shumta në shkallë globale, duke pamundësuar qasjen e përdoruesve në disa prej shërbimeve...

Më shumëDetails

Google prezanton dy procesorë të rinj të inteligjencës artificiale, sfidon dominimin e Nvidia-s në tregun e çipave

Google prezanton dy procesorë të rinj të inteligjencës artificiale, sfidon dominimin e Nvidia-s në tregun e çipave
12/11/2026 - 13:33

Google ka prezantuar të hënën dy konfigurime të reja të procesorëve të inteligjencës artificiale, duke zgjeruar përpjekjet për të konkurruar me Nvidia-n, e cila dominon aktualisht tregun global...

10/11/2026 - 22:00

Musk për zgjedhjet: Laseri hapësinor që zgjodha nuk funksionoi!

Musk për zgjedhjet: Laseri hapësinor që zgjodha nuk funksionoi!
05/11/2026 - 10:26

Sipas parashikimeve, demokratët kanë fituar si Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe Senatin në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA. Elon Musk ka bërë një reagim të çuditshëm...

Më shumëDetails

Binance mbulon 90% të 6.3 miliardë dollarëve të vjedhur në sulmin më të madh kibernetik në histori

Binance mbulon 90% të 6.3 miliardë dollarëve të vjedhur në sulmin më të madh kibernetik në histori
31/10/2026 - 20:15

Binance, bursa më e madhe në botë e kriptovalutave, ka njoftuar se ka mbuluar 90% të aseteve me vlerë prej 6.3 miliardë dollarësh (4.7 miliardë paund), të vjedhura...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i vitit i policisë e prokurorit: Ndalohen për 48 orë dy të rinj që vepruan në vetmbrojtje ndaj sulmit fizik dhe më armë të Ibrahim dhe Albin Gërbëshit

    198 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 50
  • Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Policia bastis gjashtë lokacione në Mitrovicë, arreston tre persona dhe konfiskon para, armë e narkotikë

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Polici Korab Pepaj dënohet me 3 vite burgim, qëlloi me armë tek “Ura e Bistricës” Milan Jovanoviqin pasi ky i fundit nuk u ndal në pikëkontroll

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Gërbeshët vazhdojnë problemet në Vushtrri, sulmojnë dy persona – Ibrahim dhe Albin Gërbeshi në arrati (Video)

    395 Shpërndaje
    Shpërndaje 158 Tweet 99

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë