Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rafuna: Presim që Gjykata Supreme ti anulojë aktet nënligjore të ZRRE-së – Qeveria asnjëherë nuk është marrë me hallin e biznesit

03/09/2025 - 11:31
në Lajme
A A
Rafuna: Presim që Gjykata Supreme ti anulojë aktet nënligjore të ZRRE-së – Qeveria asnjëherë nuk është marrë me hallin e biznesit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar se Gjykata Supreme ka vendosur që padia e ushtruar nga OEK ndaj ZRrE-së, lidhur me daljen e detyrueshme në tregun e lirë të energjisë, do të procedohet dhe do të shqyrtohet për vendim meritor, raporton GazetaBlic.

E lidhur me këtë çështje, drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna në një intervistë për GazetaBlic, thotë se pritjet e Odës janë që Gjykata Supreme të anulojë aktet nënligjore të ZRRE-së, të cilat përcaktojnë kriteret për kalimin në tregun e lirë.

Ai ka shtuar se kriteret për kalimin në tregun e lirë janë ndryshuar disa herë, duke kaluar nga kriteret bazuar në konsum në ato që varen nga numri i punonjësve dhe qarkullimi i biznesit. Sipas Rafunës, kjo ka krijuar pasiguri dhe paqartësi për bizneset.

“Pritjet tona janë që Gjykata Supreme ti anuloj aktet nënligjorë të ZRRE-së, janë akte të cilat kanë përcakëtu kriteret për me dal në tregun e lirë. Kur ka hy ligji në fuqi në vitin 2017 kanë qenë tjera kritere ndërkohë është ndryshu, së fundi kriteret që kanë qenë të vendosura dhe janë vendos kriteret e reja në fillim ka qenë në bazë të konsumit dhe pastaj janë vendos në bazë të numrit të punuarve dhe qarkullimit kështu që pritjet tona janë që Gjykata Supreme ti anuloj këto akte nën ligjore dhe ta vendos procesin në rrugë të drejtë sic është dashtë dhe sic e ka kërku sektori privat për me dal në tregun e lirë”, tha ai.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga OEK është diskriminimi i biznesve në pjesën veriore të Kosovës, ku bizneset nuk janë të detyruara të kalojnë në tregun e lirë dhe nuk janë të prekur nga rritja e çmimit të energjisë për shkak të furnizuesve nga Serbia. Rafuna ka kërkuar që ZRRE të ketë autoritet të barabartë në të gjithë territorin e Kosovës dhe të shmangë diskriminimin mes veriu dhe jugut të vendit.

“Është një lloj diskriminimi mes pjesës veriore dhe pjesës tjetër të Kosovës, ne edhe për këtë e kemi ngrit zërin se nëse ZRRE dhe Qeveria nëse na thotë që e kanë kontrollin e plotë mbi krejt territorin e Kosovës ish dashtë me vlejt ligjet e njojta në gjithë territorin e Kosovës dhe jo në pjesën e Mitrovicës së Veriut të mos ketë rritje të cmimit të energjisë elektrike dhe për bizneset të mos jenë në tregun e lirë për shkak se atje na qenka një furnizues nga Serbia, atëherë ku është fuqja dhe autoriteti i ZRRE për ta ndryshu edhe atje situatën për ta sjellë në nivelin e njejtë”, u shpreh ai.

Më tej, Rafuna ka kritikuar ZRRE-në për vendimet e marra që, sipas tij, kanë sjellë pasiguri dhe vështirësi për bizneset, duke i detyruar ata të lidhin kontrata të paqarta me furnizues të energjisë.

Kjo situatë ka penguar investimet dhe ka çrregulluar planet financiare të shumë bizneseve, duke i detyruar ata të investojnë në panele solare dhe sisteme energjetike alternative për të përballuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike.

“I kemi bë thirrje ZRRE që mos të merr vendime të kqija për ekonominë e vendit, për biznesin dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, që mos ti detyrojë të lidhin kontrata me furnizues siç ka ndodh. Është një situatë shumë e paqartë, një pasiguri totale te biznesi por edhe e ka dëmtu biznesin në kuptimin e investimeve për shkak se bizneset janë detyru që investimet të cilat i kanë pas të planifikuara për me rrit prodhimin tani janë detyru që ti riorjentojnë në panele solare apo në bateri.

Komplet plani financiar i biznesit tani është i çrregullum për shkak se cdo muj tani e tutje do të kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike, dhe duke u rrit çmimi i energjisë atëherë do të rritet edhe prodhimi jonë, dhe frika e bizenseve dhe e prodhuesve është që nuk do të munden me bë ballë mallit të importum dhe do ti humbin tregjet e huaja që i kanë fitu me shumë mund. E ka çrregullu komplet ZRRE biznesin, investimin në Kosovë nuk ka investitorë që të vjen dhe të investon me këtë çmim të energjisë elektrike që është sot në Kosovës dhe e ka varfëru qytetarin e Republikës së Kosovës”, theksoi ai.

Ndër të tjera ai tregon se nëse vazhdon kjo qasje e ZRRE, nuk do të kemi investime dhe po të ketë mbyllje të kompanive ku më së rëndi do ta përjetoj qytetari i Kosovës.

“Nuk do të kemi investime, nuk do të kemi shtim të prodhimit, do të ketë mbyllje të kompanive por më së rëndi do ta përjetoj qytetari i Kosovës, sepse do të varfërohet, do të ketë ulje të standardit jetësor, do të jetë vendimi më i keq i mundshëm që është marë që nga pas lufta deri më sot në emer të tregut të lirë apo në emer të ekonomisë së vendit”, u shpreh ai.

Rafuna tregon se qeveria asnjëherë nuk është deklaru sa i përket kësaj çështje dhe asnjëherë nuk është marrë me hallin e biznesve ose se çka do ta ndihmonte biznesin në këtë fazë të tranzicionit.

“Qeveria asnjë herë nuk është deklaru për ketë çështje, ka qenë në anën e furnizuesve, i keni deklaratat publike të ministres ku ka qenë shumë agresive që bizneset me lidh kontrata me furnizues. Qeveria asnjëherë nuk është marrë me hallin e biznesit ose se cka mund ta ndihmojë biznesin në këtë fazëen e tranzicionit. Kemi edhe ndërmarrje publike që dalin në tregun e lirë nuk janë vetem ato private. Cdo qytetari tani fatura e ujit dhe e mbeturinave do ti shkojë me rritje”, përfundoi ai për GazetaBlic.

JU REKOMANDOJMË

Basha i përcjellur nga Haxhiu, vizitë në Prekaz dhe te varret e Rugovës e Demaçit: Nderim i përjetshëm për të gjithë kontribuesit e lirisë sonë
Lajme

Basha i përcjellur nga Haxhiu, vizitë në Prekaz dhe te varret e Rugovës e Demaçit: Nderim i përjetshëm për të gjithë kontribuesit e lirisë sonë

03/09/2025 - 13:48
Kryeparlamentari Basha si “unifikues”, do takime me partitë, nuk e di ende ku, në zyrë të tij ose në kryesi
Kryesore

Kryeparlamentari Basha si “unifikues”, do takime me partitë, nuk e di ende ku, në zyrë të tij ose në kryesi

03/09/2025 - 13:40
Kreu i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it vizitoi Kaçanikun
Kryesore

Kreu i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it vizitoi Kaçanikun

03/09/2025 - 13:38
Baraliu: Preventiva, metoda më e mirë për ta parandaluar kriminalitetin në Kosovë
Lajme

Baraliu: Preventiva, metoda më e mirë për ta parandaluar kriminalitetin në Kosovë

03/09/2025 - 13:34
Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
Lajme

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti

03/09/2025 - 13:32
Nis viti i ri shkollor në Qendrën Korrektuese të Dubravës
Lajme

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Korrektuese të Dubravës

03/09/2025 - 13:23

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LAJMI I FUNDIT: Gjuajtje me armë në qendër të Mitrovicës, ja çfarë gjen policia në vendngjarje (VIDEO)

    LAJMI I FUNDIT: Gjuajtje me armë në qendër të Mitrovicës, ja çfarë gjen policia në vendngjarje (VIDEO)

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Vuçiq nga Pekini pas takimit me Putin: Rusia e thotë qartë që Marrëveshja e Brukselit është shembur

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Libri i bashkëpunëtores së Bashës kundër UÇK-së, falënderoi edhe një ish-ministër

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Rrebeshe shiu ditëve të ardhshme, temperaturat sërish në rënie

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Lajm historik nga Trepça”/11 hektarë në vlerë rreth 23 milionë euro po i kthehen gjigantit metalurgjik

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë