Kandidati i PDK-së për deputet, Rahman Rama, ka zhvilluar një takim me qytetarë të disa lagjeve në Matiqan, ku ka diskutuar për nevojat dhe shqetësimet e tyre.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se qytetarët po kërkojnë ndryshim dhe se zëri i tyre duhet të dëgjohet.
“Zëri i tyre duhet të dëgjohet dhe do të dëgjohet, pasi bashkë do t’i themi STOP keqqeverisjes dhe krizave të vazhdueshme”, ka deklaruar ai.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, me pjesëmarrjen e banorëve të zonës dhe mbështetësve të kandidatit.












