Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Raiffeisen raporton 3.3 milionë euro borxh, biznesi thotë se bilanci është zero: BQK nuk ndërhyn

15/04/2026 - 15:00
në Ekonomi, Lajme
A A
Raiffeisen raporton 3.3 milionë euro borxh, biznesi thotë se bilanci është zero: BQK nuk ndërhyn
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një mospërputhje financiare prej miliona eurosh ka vënë përballë një biznes lokal me dy institucionet më të fuqishme financiare në vend: Bankën Qendrore të Kosovës dhe Raiffeisen Bank. Në qendër të këtij skandali është Regjistri i Kredive të Kosovës (CRK), ku subjekti NTP “SHPETA” figuron me një borxh prej 3.3 milionë eurosh, ndonëse sipas dëshmive kontabël, bilanci i tyre është 0.00 euro.

Në një përgjigje për Insajderin, Banka Qendrore e Kosovës ka zgjedhur një gjuhë mbrojtëse, duke ia hedhur përgjegjësinë bankës, por duke pranuar tërthorazi se rasti po shqyrtohet.

“Fillimisht ju njoftojmë se ofruesit e kredive janë përgjegjës për saktësinë dhe plotësinë e informacionit të raportuar në Regjistrin e Kredive (CRK) në pajtueshmëri me kërkesat e Rregullores dhe Udhëzimit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) për Regjistrin e Kredive. Sipas kërkesave rregullative, institucionet kredidhënëse duhet të përditësojnë informatat për kreditë të cilat konsiderohen si joaktive por që edhe më tutje kanë një shumë mbetje të papërfunduar, që përfshinë ekspozimet e kategorizuar si të shlyera apo “written-off’. Këto aspekte janë subjekt i ekzaminimeve dhe mbikëqyrjes së BQK-së, sipas metodologjisë se saj dhe nuk është evidentuar diçka e tillë në rastin që ju po referoheni”, thuhet në përgjigjen e BQK-së.

Përkundër refuzimit për të dhënë detaje specifike, BQK ka pranuar tërthorazi se pretendimet e biznesit po shqyrtohen brenda institucionit, ndonëse rezultatet e këtij procesi mbeten të mbyllura për publikun.

Institucioni ka bërë të ditur se ankesa është trajtuar, por sqaron se institucioni e ka të pamundur të komentojë çështje që janë në proces gjyqësor apo që janë zgjidhur nga autoritetet e drejtësisë.

Megjithatë, rregullatori pranon ekzistencën e një hetimi administrativ.

“Sidoqoftë, elemente të caktuara që pretendohen nga pala janë trajtuar si aspekte mbikëqyrëse, janë në proces të adresimit të brendshëm sipas metodologjisë së punës mbikëqyrëse, por nuk ndërlidhen domosdoshmërish me përgjigje në ankesë apo komunikim shtesë me palën ankuese”, deklaroi BQK.

Përballë fakteve të prezantuara nga biznesi, Raiffeisen Bank ka zgjedhur heshtjen, duke u mbrojtur me faktin se çështja tashmë është në Gjykatën Komerciale.

“Kjo çështje është në shqyrtim pranë Gjykatës Komerciale të Kosovës dhe, për këtë arsye, nuk mund të japim prononcim lidhur me rastin”, tha Flaka zyrtare për Informim.

Për NTP “SHPETA”, kjo është një “vrasje ekonomike”.

Pronari Avni Krasniqi akuzon Bankën Qendrore të Kosovës për mospërdorim të autoritetit mbikëqyrës. Sipas tij, fakti që rasti është në gjykatë nuk i jep të drejtë bankës të raportojë të dhëna të pasakta teknike.

Në deklaratën e tij, ai thotë se kredia është mbyllur me saldo 0.00 € pas realizimit të kolateralit, se paportimi i një ekspozimi milionar është “shumëfish më i lartë se edhe vetë kredia e disbursuar“.

Sipas tij, BQK po shmanget nga verifikimi teknik, duke e lënë biznesin të bllokuar në një “listë të zezë” fiktive.

Nëse brenda 15 ditëve nuk do të ketë një verifikim teknik nga BQK-ja, biznesmeni Avni Krasniqi ka paralajmëruar hapa radikalë. Ai ka bërë të ditur se, në mungesë të një zgjidhjeje nga institucionet vendore, çështja do të dërgohet në instanca ndërkombëtare.

Sipas Krasniqit, mbajtja e një borxhi prej 3.3 milionë eurosh në sistem, kur bilanci real është zero, është e papranueshme dhe kërkon llogaridhënie jashtë kufijve të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Tahiri: PDK iu drejtua Kushtetueses, kërkojmë masë për të parandaluar dëmet institucionale

Tahiri: PDK iu drejtua Kushtetueses, kërkojmë masë për të parandaluar dëmet institucionale
14/09/2026 - 09:35

Partia Demokratike e Kosovës, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese rreth procesit të konstituimit të Kuvendit, përkatësisht zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të saj. Kështu deklaroi para mediave shefi...

Më shumëDetails

PDK-ja sot e çoi në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit, nesër dorëzojnë rast edhë për votimin e Qeverisë “Kurti 4”

PDK-ja sot e çoi në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit, nesër dorëzojnë rast edhë për votimin e Qeverisë “Kurti 4”
14/09/2026 - 09:33

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës i janë drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese. Dy deputetë të kësaj partie tashmë ndodhen brenda objektit të Gjykatës. Kjo parti e përfaqësuar nga...

Më shumëDetails

Gjendet pa shenja jete një foshnje në Prizren

Ka lindur foshnja “më e vjetër” në botë, vjen nga një embrion i ngrirë në vitin 1994
14/09/2026 - 09:28

Policia ka bërë të ditur se po heton vdekjen e një foshnjeje, të ndodhur gjatë mëngjesit të djeshëm në Prizren. Sipas raportit 24-orësh, ekipi mjekësor ka dalë në...

Më shumëDetails

PDK sot i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

PDK i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
14/09/2026 - 09:13

Partia Demokratike e Kosovës do t’i drejtohet sot Gjykatës Kushtetuese, ku pritet të kërkojë sqarime lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvend. PDK ka njoftuar se në orën...

Më shumëDetails

Qeveria Kurti 4 mban mbledhjen e parë

Shpenzimet qeveritare arritën nivel rekord në tremujorin e dytë
14/09/2026 - 09:01

Qeveria e re e Republikës së Kosovës pritet të mbajë sot mbledhjen e parë pas votimit të saj në Kuvendin e Kosovës. Mbledhja do të mbahet në ora...

Më shumëDetails

Musliu: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, edhe NATO-ja do të japë përgjegjësi

Musliu: Kosova po kalon ditët më të vështira të saj – Republika nuk është lodër për interesa partiake!
14/09/2026 - 08:41

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se një vendim për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë do të kishte pasoja të mëdha jo vetëm për Kosovën,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    Deklarata bombë e nënkryetarit të Kuvendit: Kuvendi nuk është konstituuar

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Mësohet arsyeja, ja pse Leonora Jakupi nuk ishte dje në Marshin për Çlirimtarët

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vuçiq dje foli për pretendime të reja për Thaçin, sot deklarohet për KFOR’in dhe Kosovën

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Deputeti i LDK-së i reagon VV-së: Lojë për të na çuar në zgjedhje, keni me marrë fund politikisht

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Inspektorati i punës gjen shkelje flagrante të drejtave të punëtorëve në kompaninë e ujit “Rugove”

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë