Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rama i ankohet Kurtit, ky ia kthen: Në vjeshtë do të duhet të kërkosh një punë tjetër

30/06/2025 - 12:24
në Lajme
A A
Rama i ankohet Kurtit, ky ia kthen: Në vjeshtë do të duhet të kërkosh një punë tjetër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, janë përplasur me deklarata të drejtpërdrejta gjatë ceremonisë së vendosjes së gurthemelit për një çerdhe në Bardhosh të Prishtinës.

Fjalimet e tyre, nxorën në pah mospajtimet mes nivelit lokal dhe atij qendror sa i përket bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve për kryeqytetin.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i bëri thirrje publike Kurtit që të zhbllokojë buxhetin e Komunës, duke përmendur projektet e mëdha të ngecura për shkak të mungesës së bashkëpunimit.

“Është mirë kur kemi një bashkëpunim mes nivelit qendror edhe kryeqytetit, edhe po e shohim tash një fillim të mirëfilltë këtu me një çerdhe në Bardhosh. Kemi edhe një numër të madh të projekteve në kryeqytet, që unë kisha dashur me ju lut kryeministrit në detyrë publikisht që të zhbllokojë buxhetin e kryeqytetit, i cili tashmë është i bllokuar, bartja po ashtu. Projekte të mëdha si unaza e kryeqytetit që është 206 milionë, 82 janë, edhe ato mundemi me i shty përpara. Janë projekte për kryeqytetin. Po ashtu të takohemi, se nuk jemi takuar ende këto katër vjet unë e kryeministri për të mirën e kryeqytetit. Pra, edhe këto projekte janë minore në raport me projektet tjera madhore që janë me rëndësi të madhe për kryeqytetin. Të bëhemi bashkë e t’i grahim proceseve të mëdha, e jo këtyre të voglat”, tha Rama.

Por, kryeministri në detyrë Albin Kurti iu kundërpërgjigj, duke e kritikuar Ramën për mënyrën si i cilësoi projektet dhe duke aluduar në humbjen e tij në zgjedhjet lokale.

“Së pari, fëmijët janë të vegjël, por asnjë çerdhe nuk është minore. Çdo çerdhe duhet të trajtohet me seriozitet. Së dyti, unë e kam takuar kryetarin e Komunës së Prishtinës disa herë në zyrën time dhe investimet janë 12 milionë e 243 mijë euro në fushën e arsimit në kryeqytet. Dhe këtu jemi për fushën e arsimit, jo për çështje të tjera. Kemi edhe investime të tjera, por investimet madhore që janë shumëvjeçare kërkojnë planifikime të tjera. Ky është një plan shumëvjeçar, të cilin duhet ta bëjmë ndryshe, mbase me dikë tjetër. E, kryetari Rama pas vjeshtës duhet të gjejë një punë tjetër”, tha Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Punoi 8 vjet si mjek pa diplomë e pa licencë – Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj Afrim Reshanit
Lajme

Punoi 8 vjet si mjek pa diplomë e pa licencë – Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj Afrim Reshanit

30/06/2025 - 16:41
NP “Termokos” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Mitrovicës
Lajme

NP “Termokos” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Mitrovicës

30/06/2025 - 16:24
Nesër do të mbahet nga ora 10:00 Provimi i Maturës Shtetërore
Lajme

MAShT publikon rezultatet, 68.6% kalueshmëria e Provimit të Maturës

30/06/2025 - 16:05
Impakti Veriu.info/Nga mohimi në pranim: Kuvendi Komunal korrigjon vendimin për Hartën Zonale – VV bën ‘filma’, braktis seancën
Kryesore

Impakti Veriu.info/Nga mohimi në pranim: Kuvendi Komunal korrigjon vendimin për Hartën Zonale – VV bën ‘filma’, braktis seancën

30/06/2025 - 16:05
Dështon tentimi i 18-të për konstituimin e Kuvendit
Kryesore

Reagojnë mbi 50 organizata: Dehari instrument i bllokadës,Gjykata ishte e qartë, zgjedhja e kryetarit me votim të hapur

30/06/2025 - 15:55
Arrestohen e suspendohen policët që ushtruan dhunë ndaj qytetarit të prangosur në Klinë – në ndalim 48 orë
Lajme

Arrestohen e suspendohen policët që ushtruan dhunë ndaj qytetarit të prangosur në Klinë – në ndalim 48 orë

30/06/2025 - 15:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i dyshuari shqiptar që u arrestua për rrahjen në veri, i ndaluar për 48-orë

    Ky është i dyshuari shqiptar që u arrestua për rrahjen në veri, i ndaluar për 48-orë

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Të akuzuarit për sulmin në Banjskë shfaqen në Beograd – ruajnë Presidencën e Serbisë gjatë protestës masive

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Pamjet flasin ndryshe, IPK demaskon dhunën e tre policëve të Klinës ndaj një qytetari

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Përleshje mes shqiptarëve e serbëve në veri të Mitrovicës

    260 Shpërndaje
    Shpërndaje 104 Tweet 65
  • Firma e biznesmenit të afërt me Elmi Reçicën e PDK-së futet në Listën e Zezë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë