Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rama i reagon Alban Krasniqit: Jeni fatkeqësia e këtij vendi – më quajte vrasës, do të përballesh me padi

29/07/2026 - 11:57
në Kryesore, Lajme
A A
Rama i reagon Alban Krasniqit: Jeni fatkeqësia e këtij vendi – më quajte vrasës, do të përballesh me padi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi, Alban Krasniqit, anëtar i VV-së dhe bashkëshorti i ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Hahxhiu e ka quajtur “vrasës”, sot në një koment në facebook.

Rama ka kritikuar gjuhën e përdorur ndaj tij, duke e cilësuar si “gjuhë urrejtjeje dhe linçimi”. Ai ka thënë se përgjegjësitë për sigurinë teknike të pajisjeve në vendpunime, përfshirë vinçat, janë kompetencë e Inspektoratit Qendror të Punës.

Rama ka deklaruar se Inspektorati i Kryeqytetit vepron në kuadër të kompetencave që i jep Ligji për Ndërtim dhe se do të bashkëpunojë me institucionet përkatëse për zbardhjen e plotë të rastit.

“Përtej kësaj, krejt çka kanë ditur të bëjnë është krijimi i “Lule Gjelave” për të intimiduar, linçuar e shantazhuar këtë popull. Subvencionimi i hallave e dajave, nënvlerësimi i çdo epoke dhe çdo familjeje të lavdishme të këtij vendi, mosrespektimi i çdo organi të Republikës së Kosovës e deri te shkatërrimi i raporteve me partnerët dhe bashkëpunëtorët tanë ndërkombëtarë. Po e ripërsëris: ju jeni fatkeqësia e këtij vendi.

Por, ky popull ka me ju kthy në rrugë, aty ku e keni vendin, aty ku ju përshtatet ky fjalor e këto veprime, aty ku secili prej jush e ka nis aktivitetin, duke e cënu sigurinë e policëve të Kosovës dhe duke i djeg e shkatërru institucionet e Republikës me gurë, gaz lotsjellës e me molotovë!”, ka shkruar Rama ndër të tjera.

Postimi i plotë:

GJUHA E URREJTJES NUK E NDRYSHON LIGJIN!

Alban Krasniqi, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe bashkëshort i Presidentes së Republikës së Kosovës, m’paska quajtur “vrasës”.

Që gjuha e urrejtjes dhe linçimit është identitet politik i Vetëvendosjes, kjo nuk është më as temë e as befasi. Shqetësuese është që edhe pas 6 vjetësh në institucionet e Republikës së Kosovës, institucione që dikur i sulmonin dhe i shkatërronin me gurë, molotovë e gaz lotsjellës, ndërsa sot, fatkeqësisht, i udhëheqin, ende nuk i dinë gjërat më elementare për ndarjen e KOMPETENCAVE dhe PËRGJEGJËSIVE institucionale.

Sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës, verifikimi i sigurisë teknike të vinçit (kranit), kontrolli i dokumentacionit teknik, inspektimi i pajisjes, si dhe mbikëqyrja e zbatimit të masave të sigurisë dhe shëndetit në punë janë kompetencë ekskluzive e INSPEKTORIATIT QENDROR TË PUNËS, institucion i nivelit QENDROR.

Ndërkaq, Inspektorati i Kryeqytetit, përkatësisht Inspektorati i Ndërtimit, ushtron kompetencat e tij sipas Ligjit për Ndërtim, duke mbikëqyrur zbatimin e kushteve të LEJES së ndërtimit, përputhshmërinë e punimeve me projektin e miratuar dhe legjislacionin përkatës, si dhe duke ndërmarrë masat administrative të parashikuara me ligj kur plotësohen kushtet LIGJORE.

Prandaj, çdo përpjekje për t’ia faturuar Kryeqytetit dhe mua përgjegjësitë që ligji ua ngarkon institucioneve të nivelit qendror tregon se, përveç dashakeqësisë, jeni edhe të padijshëm!

Inspektorati i Kryeqytetit do të vazhdojë të bashkëpunojë me Policinë e Kosovës, Prokurorinë e Shtetit, Inspektoratin Qendror të Punës dhe të gjitha institucionet përgjegjëse për zbardhjen e plotë të këtij rasti, ndërsa Alban Krasniqi do të paditet për shpifje.

Fatkeqësia, përveç humbjes së një jete, është fakti që qeverisja u ka rënë në dorë këtyre njerëzve të paditun e të frustruar! Për 6 vjet qeverisje, investim kapital kanë një “vadë në Lupç” dhe një “urë 12 metra në Saradran”.

Përtej kësaj, krejt çka kanë ditur të bëjnë është krijimi i “Lule Gjelave” për të intimiduar, linçuar e shantazhuar këtë popull. Subvencionimi i hallave e dajave, nënvlerësimi i çdo epoke dhe çdo familjeje të lavdishme të këtij vendi, mosrespektimi i çdo organi të Republikës së Kosovës e deri te shkatërrimi i raporteve me partnerët dhe bashkëpunëtorët tanë ndërkombëtarë.

Po e ripërsëris: ju jeni fatkeqësia e këtij vendi.

Por, ky popull ka me ju kthy në rrugë, aty ku e keni vendin, aty ku ju përshtatet ky fjalor e këto veprime, aty ku secili prej jush e ka nis aktivitetin, duke e cënu sigurinë e policëve të Kosovës dhe duke i djeg e shkatërru institucionet e Republikës me gurë, gaz lotsjellës e me molotovë!

 

JU REKOMANDOJMË

Çitaku pas reagimeve të Uashingtonit dhe Londrës: Dikur e lartësonit Thaçin tash po na thoni pranojeni vendimin, ne s’e pranojmë

Çitaku: Thaçi nga Malet e Pashtrikut lidhi aleancë me NATO-n, Kurti po i shkatërron nga zyra
16/09/2026 - 17:29

Deputetja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka komentuar deklaratat e aleatëve, duke thënë se me ta ish-presidenti Hashim Thaçi punoi nga dita e parë dhe se bashkë arriti suksese....

Më shumëDetails

“Vendimi i Apelit zgjat deri në 2 vjet” A mund t’i lirojë Apeli ish-krerët e UÇK-së si në rastin e gjeneralit kroat Gotovina?

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
16/09/2026 - 17:16

Pas dënimit të sotëm të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë, vëmendja kalon tërësisht te Paneli i Apelit. Në historinë e...

Më shumëDetails

Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale
16/09/2026 - 17:08

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për caktimin e një seance të jashtëzakonshme ku pritet të votohet për zhbërjen e Gjykatës Speciale. Sipas raportimit...

Më shumëDetails

Marta Kos: Vendimi i Speciales duhet të respektohet, të dënuarit kanë të drejtën e apelimit

“Nuk ka vend në BE”, Marta Kos paralajmëron Serbinë për glorifikimin e Mlladiqit
16/09/2026 - 17:03

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, ka thënë se vendimi i sotëm i Gjykatës Speciale duhet të respektohet dhe se të dënuarit kanë të drejtën për të apeluar vendimin....

Më shumëDetails

Ministri që pëlqeu deklaratat skandaloze të Xhymshitit: E bëra “like” aksidentalisht

Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin
16/09/2026 - 16:52

Ministri i Sportit, Blerim Gashani tha se pëlqimi i një postimi të gazetarit Vudi Xhymshiti në rrjetin social Facebook, në të cilin ish-presidenti Hashim Thaçi cilësohej “vrasës”, ishte...

Më shumëDetails

Nasim Haradinaj iu flet protestuesve: S’kemi asgjë me Policinë, duhet të thërrasim për unitet e veprime konkrete

Nasim Haradinaj iu flet protestuesve: S’kemi asgjë me Policinë, duhet të thërrasim për unitet e veprime konkrete
16/09/2026 - 16:43

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj iu ka folur para objektit të Qeverisë protestuesve të mbledhur aty pas dënimit me 91 vjet burgim të katër ish-krerëve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë