Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rama jep shifrat: Kosova e para me më së shumti turistë në Shqipëri

18/08/2024 - 17:17
në Pa kategori
A A
Rama jep shifrat: Kosova e para me më së shumti turistë në Shqipëri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vetëm nga janari deri në korrik të këtij viti, 2.4 milionë turistë nga Kosova e kanë vizituar Shqipërinë. Kështu ka njoftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Pas Kosovës, e dyta me turistë renditet Italia dhe Maqedonia e Veriut. Në këtë drejtim, Rama, ka thënë se Shqipëria turistike po vazhdon të rritet me shpejtësi, bashkë me nevojat e padiskutueshme, pritshmëritë e natyrshme, pretendimet e mirëkuptueshme, kritikat e pashmangshme apo edhe sulmet që i bëhen nga burime të llojllojshme keqinformimi apo dizinformimi.

“Ndër të gjitha pritshmëritë, më e padiskutueshmja është rishikimi i mëtejshëm i formulës së administrimit të plazheve, ku më mbizotëruesja është nevoja jo vetëm për më shumë hapësira publike, po edhe për një shfrytëzim shumë më të përgjegjshëm të hapësirave të administruara nga subjektet private”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Ai ka thënë se “rritja e mëtejshme e numrit të vizitorëve ka rritur paralelisht edhe peshën e sfidës së pastërtisë, ku janë bërë përmirësime të mëtejshme, po ku duhet bërë dhe do të bëjmë më shumë akoma padiskutim, duke nxjerrë mësime të reja e marrë masa të reja”.

“Ka pasur eksese kundërproduktive me çmimet në zona të caktuara, përkatësisht Vlorë e Sarandë, ku është regjistruar krahasuar me vjet edhe rritja më e lartë e numrit të bizneseve restorant/bar, me rreth 40 për qind njësi të reja, ndërsa rritja e tyre në shkallë vendi është 37 për qind. Por, ndërkohë që xhiroja në të gjithë pjesën tjetër të vendit është rritur me afro 40 për qind, në këto zona ajo është rritur me më pak se 20 për qind, pikërisht edhe si pasojë e rritjes eksesive të çmimeve në fillim të pikut të sezonit, të cilat u korrektuan pjesërisht duke nisur nga gjysma e dytë e korrikut – një mësim për të mos u harruar nga operatorët në tregun e lirë, të cilëve nga sezoni i ardhshëm do t’u imponohet afishimi i çmimeve në hyrje të çdo lokali”, ka shkruar Rama.

Më tutje, Rama ka thënë se infrastruktura e zhvilluar nga viti i kaluar, qoftë ajo rrugore apo ajo e furnizimit me energji e me ujë, si edhe masat e marra për mbrojtjen e ujërave larës kanë dhënë kontribut të padiskutueshëm në rritjen e cilësisë së sezonit.

“Por është po kaq i padiskutueshëm volumi i madh i punës që mbetet për t’u bërë në këto drejtime për Shqipërinë turistike 2030. Rritja e lartë e numrit të vizitorëve në zonat malore dhe liqenet e lumenjtë e vendit, nga veriu në jug, falë jo vetëm imazhit të ri joshës të Shqipërisë po dhe përmirësimeve të konsiderueshme të infrastrukturës e rritjes së numrit të njësive të shërbimit, ashtu sikundër edhe në qytetet jobregdetare me në krye Tiranën, është lajmi më i bukur i këtij sezoni. Edhe keqinformimi e dizinformimi kanë pasur rritjen e tyre në çdo drejtim, falë shpejtësisë marramendëse të gënjeshtrës në kohën që jeton bota e sotme e kanaleve, portaleve e socialeve, por ashtu siç dielli nuk mbulohet dot me shoshë, as e vërteta e këtij vendi që bëhet më i mirë, më tërheqës, më i sigurt në rrugën drejt majës së Shqipërisë2030 nuk zhbëhet dot nga askush”, ka shkruar Rama.

JU REKOMANDOJMË

LDK: Konstituimi i Kuvendit shumë larg, jemi më afër zgjedhjeve
Pa kategori

LDK: Konstituimi i Kuvendit shumë larg, jemi më afër zgjedhjeve

24/08/2025 - 21:43
FSK me stërvitje të përbashkët me Forcat Detare të Shqipërisë në Pashaliman
Pa kategori

FSK me stërvitje të përbashkët me Forcat Detare të Shqipërisë në Pashaliman

23/08/2025 - 10:06
Adnan Rrustemi i VV-së, që dështoi të bëhej deputet, i “sulet” zyrtares së Ambasadës Amerikane në Facebook
Pa kategori

Adnan Rrustemi i VV-së, që dështoi të bëhej deputet, i “sulet” zyrtares së Ambasadës Amerikane në Facebook

21/08/2025 - 17:19
Sekretari Parlamentar i Gjermanisë viziton Kosovën
Pa kategori

Sekretari Parlamentar i Gjermanisë viziton Kosovën

21/08/2025 - 12:56
Cakolli: Kur dorëhiqesh nga ekzekutivi s’ka vend për të qëndruar në objekt, e lëre më për të votuar borde
Kryesore

Cakolli: Nëse nuk fiton 61 mandate, partia e parë s’ka fituar asgjë tjetër përveç të drejtës për të filluar negociatat me të tjerët

20/08/2025 - 18:55
Pritje e kolona në pikat kufitare
Pa kategori

Pritje e kolona në pikat kufitare

16/08/2025 - 09:04

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Jo nuk ta kqyri, s’ta kqyri nanën kurvë” – Mjeku në Istog shpallet fajtor për mosdhënie të ndihmës mjekësore

    “Jo nuk ta kqyri, s’ta kqyri nanën kurvë” – Mjeku në Istog shpallet fajtor për mosdhënie të ndihmës mjekësore

    256 Shpërndaje
    Shpërndaje 102 Tweet 64
  • Kandidati i Vetëvendosjes arrestohet për përfshirje në kultivimin e 500 bimëve kanabis

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • I riu bie nga kati i 8-të i një ndërtese në Skenderaj, 27-vjeçari është në gjendje të rëndë (Emri)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ky është i dyshuari që kanosi policët në Mitrovicë, përfundon në ndalim prej 48 orë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Veç rri, veç rri. Edhe unë i dëgjoj sikur ti”, momenti kur Dehari përbuz lutjen e Jasharit në kërkesën e PDK-së për pauzë (VIDEO)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë