Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rama – LVV-së: Po i ngatërroni marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri me çorbën e balotazheve komunale, Thaçin e doni përjetësisht në Hagë

16/10/2025 - 12:10
në Lajme
A A
Rama – LVV-së: Po i ngatërroni marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri me çorbën e balotazheve komunale, Thaçin e doni përjetësisht në Hagë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit po i “ngatërron marrëdhëniet institucionale me çorbën e balotazheve komunale”.

Reagimi vjen një ditë para një proteste të paralajmëruar për të kërkuar drejtësi në Tiranë për ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë, në një proces të stërzgjatur dhe të shumëkritikuar gjyqësor dhe një ditë pasi LVV-ja tha se qeveria shqiptare ka mundësi që këtë çështje “ta ngrejnë në forume ndërkombëtare, aty ku flitet e vendoset për drejtësi, e jo në sheshin ‘Skënderbe’ në Tiranë”.

“Lëvizja Vetëvendosje më paska kushtuar një çarçaf të gjatë, ku shkruan se përpara 10 vjetësh unë paskam qenë pro kurse ajo paska qenë kundër Gjykatës Speciale… Ndërkohë unë e kam denoncuar farsën ndaj Hashim Thaçit e të tjerëve kurdo e kudo ka qenë rasti a nevoja, ndërsa Lëvizja dihet se sa ka lëvizur në atë drejtim”, shkroi Rama në një postim në X.

Kryeministri shqiptar ka kujtuar se para dhjetë vjetësh, kur LVV-ja thotë se Rama donte themelimin e Gjykatës Speciale, partia e Kurtit “nuk njihte as himnin e Kosovës e jo më pafajësinë e Hashim Thaçit, të cilin do ta donte përjetësisht në Hagë”.

“Por unë s’jam në asnjë lloj gare me Lëvizjen dhe më vjen keq që Lëvizja i ngatërron marrëdhëniet institucionale të Kosovës me Shqipërinë në çorbën e balotazheve komunale, ndërsa për qëndrimet e para 10 vjetëve – kur ajo nuk njihte as himnin e Kosovës e jo më pafajësinë e Hashim Thaçit, të cilin do ta donte përjetësisht në Hagë – i kujtoj Lëvizjes se Gjykata Speciale u ngrit për trafikun e organeve, jo për të marrë peng Presidentin e Republikës së Kosovës”.

“Dhe e fundit, unë as nuk jam organizator e as nuk jam folës i protestës gjithëkombëtare “Drejtësi për Çlirimtarët”, të cilën e mbështes megjithë zemër e do t’i bashkohesha si pjesëmarrës i thjeshtë, nëse nuk do të isha i vetëdijshëm se çdo politizim me dashje ose jo i asaj nisme, do të dëmtonte qëllimin dhe popullaritetin e saj🇦🇱❤️🇽🇰”, shtoi Rama, duke publikuar sërish paralajmërimin për protestën e nesërme që do të mbahet në orën 17:00.

JU REKOMANDOJMË

Zgjedhjet komunale, Haradinaj konfirmon bisedimet me Krasniqin e Abdixhikun- Lë hapësirë për bashkëpunim edhe me VV
Lajme

Zgjedhjet komunale, Haradinaj konfirmon bisedimet me Krasniqin e Abdixhikun- Lë hapësirë për bashkëpunim edhe me VV

16/10/2025 - 15:22
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë
Kryesore

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16/10/2025 - 15:17
A pritet sot konstituimi i Kuvendit? – Hasani: Nëse jo sot, të hënën kismet
Lajme

Nait Hasani kërkon dorëheqjen e Memli Krasniqit: Nëse ka moral ai dhe të tjerët që i mposhti Ramizi, duhet të largohen

16/10/2025 - 15:06
Gjykimi ndaj Nagip Krasniqit – Dëshmitari thotë se përkundër që kompania s’ishte e licencuar, u udhëzuan të vazhdojnë tregtimin e energjisë
Lajme

Gjykimi ndaj Nagip Krasniqit – Dëshmitari thotë se përkundër që kompania s’ishte e licencuar, u udhëzuan të vazhdojnë tregtimin e energjisë

16/10/2025 - 14:52
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë
Lajme

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16/10/2025 - 14:36
Balotazhi në Suharekë, çfarë pozicioni do të mbajë PDK-ja?
Lajme

Balotazhi në Suharekë, çfarë pozicioni do të mbajë PDK-ja?

16/10/2025 - 14:17

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Përfundon numërimi i votave për asamble komunale në Skenderaj, kjo është top 5-shja e PDK-së

    Përfundon numërimi i votave për asamble komunale në Skenderaj, kjo është top 5-shja e PDK-së

    284 Shpërndaje
    Shpërndaje 114 Tweet 71
  • Numërohen rreth 54% të votave për asamble në Prishtinë, këto janë top 5-shet e LDK-PDK-LVV

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Kaq vota morrën 4 kryetarët e komunave në veriun e vendit në zgjedhjet e 12 tetorit

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Top 5-shja e PDK-së në Vushtrri, shumë më e votuar për asamble, se ajo e LVV-së

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Top 5-shja e PDK-së në Mitrovicë, shumë më e votuar për asamble, se ajo e VV-së

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë