Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rama paralajmëroi rrezikun e humbjes së Lojërave Mesdhetare, Gashani e cilëson ‘‘dramacitet’’ e ‘‘alarm pa bazë’’

15/10/2026 - 16:46
në Lajme, Sport
A A
Rama paralajmëroi rrezikun e humbjes së Lojërave Mesdhetare, Gashani e cilëson ‘‘dramacitet’’ e ‘‘alarm pa bazë’’
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se Kosova është në prag të “humbjes së Lojërave Mesdhetare 2030”, i cili duke cituar një letër të Komitetit të Lojërave Mesdhetare dërguar Kosovës, ka thënë se vendi po rrezikon të humbasë këtë “mundësi historike” për shkak të mungesës së përgjigjes institucionale nga kryeministri Albin Kurti.

Lidhur me këtë, ka reaguar Blerim Gashani, ministër i Sportit dhe Rinisë. Ky i fundit, ka thënë se përkushtimi i Qeverisë, për organizimin dhe realizimin me sukses të këtij eventi madhor sportiv mbetet i plotë dhe i palëkundur, duke shtuar se, ekzekutivi po vazhdon punën me përgjegjësi, seriozitet dhe dedikim, në bashkëpunim me ICMG-në, por edhe të gjithë partnerët dhe institucionet përkatëse.

‘’ Publikimi i kësaj korrespondence, pa pasqyruar tërësinë e komunikimeve dhe angazhimeve institucionale, me një dramaticitet të panevojshëm dhe me alarm të pabazë, përbën një qasje, thënë më së buti, problematike të Kryetarit të Prishtinës, pa e përmendur faktin këtu se letra për trajtimin e punëve e shqetësimeve mes institucionesh partnere – jo për publikime e teatralitet në Facebook – i është drejtuar edhe atij, jo vetëm titullarëve tjerë të institucioneve, që ai, në stilin e fëmijës së pakënaqur e qaraman kur vijnë mysafirët, tenton t’i sulmojë’’, ka shkruar ministri mes tjerash.

Postimi:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Në lidhje me një status të publikuar sot nga Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ku është shpërndarë një korrespondencë e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) rreth organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, si Ministër i Sportit dhe Rinisë, por edhe si anëtar i Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare, e konsideroj të rëndësishme të jap një sqarim të shkurtër.

Publikimi i kësaj korrespondence, pa pasqyruar tërësinë e komunikimeve dhe angazhimeve institucionale, me një dramaticitet të panevojshëm dhe me alarm të pabazë, përbën një qasje, thënë më së buti, problematike të Kryetarit të Prishtinës, pa e përmendur faktin këtu se letra për trajtimin e punëve e shqetësimeve mes institucionesh partnere – jo për publikime e teatralitet në Facebook – i është drejtuar edhe atij, jo vetëm titullarëve tjerë të institucioneve, që ai, në stilin e fëmijës së pakënaqur e qaraman kur vijnë mysafirët, tenton t’i sulmojë.

Si përfaqësues i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe anëtar i Bordit Organizativ të Lojërave Mesdhetare, që udhëhiqet nga Kryeministri Albin Kurti, dua të ritheksoj se përkushtimi ynë për organizimin dhe realizimin me sukses të këtij eventi madhor sportiv mbetet i plotë dhe i palëkundur. Ne po vazhdojmë punën me përgjegjësi, seriozitet dhe dedikim, në bashkëpunim me ICMG-në, por edhe të gjithë partnerët dhe institucionet përkatëse, për të siguruar që çdo punë, çdo proces dhe çdo obligim që lidhet me organizimin e Lojërave Mesdhetare të realizohet në përputhje me standardet dhe afatet e përcaktuara. Vështirësitë, problemet dhe kompleksiteti i natyrshëm i projekteve të tilla po trajtohen me kujdes dhe vendosmëri, pa zhurmë, pa britma, pa ankesa.

Lojërat Mesdhetare janë një projekt me rëndësi të jashtëzakonshme për sportin, për vendin tonë dhe për prezantimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Prandaj, energjia dhe vëmendja jonë do të mbeten të përqendruara te puna konkrete, bashkëpunimi institucional dhe arritja e rezultateve, jo tek ankesat e ngritja e alarmeve e disfatizmit që është jo vetëm i rrezikshëm, por edhe i pavend e i pabazë.

Lojërat Mesdhetare janë një përgjegjësi e përbashkët dhe një mundësi historike për Kosovën. Qeveria e Republikës së Kosovës që nga fillimi është dhe do të jetë garantuesja e tyre.

Prandaj, qytetarë të Kosovës, po e themi përsëri:

Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare 2030!

Kosova do të organizojë e do të shkëlqejë në Lojërat Mesdhetare 2030, në organizim të tyre dhe në sukseset e garuesve tanë në arenat sportive!

JU REKOMANDOJMË

Presidentja pret në takim profesorin amerikan, Joseph e përgëzon për detyrën dhe i uron suksese

Presidentja pret në takim profesorin amerikan, Joseph e përgëzon për detyrën dhe i uron suksese
15/10/2026 - 17:48

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim profesorin amerikan Edward Joseph, ligjërues dhe bashkëpunëtor i lartë në Institutin e Politikës së Jashtme të Universitetit John...

Më shumëDetails

Avokati i Popullit: Zyra në Hagë nuk e përjashton mandatin tonë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Avokati i Popullit i shkruan SHBA-së dhe shteteve financuese për Dhomat e Specializuara
15/10/2026 - 17:40

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së Dhomave të Specializuara të Kosovës të 13 tetorit, duke argumentuar se ekzistenca e Zyrës së Avokatit...

Më shumëDetails

Partia Socialiste: Kushdo që ka dorë në këtë katrahurë, do ta paguajë, Shqipëria s’kthehet prapa

Partia Socialiste: Kushdo që ka dorë në këtë katrahurë, do ta paguajë, Shqipëria s’kthehet prapa
15/10/2026 - 17:17

Partia Socialiste ka shpërndarë disa pamje nga protesta e dhunshme në Tiranë, duke dhënë mesazhin se ata që janë përgjegjës për dhunën do të mbajnë përgjegjësi. “Përgjegjësia para...

Më shumëDetails

Kur pritet ta dekretojë Shiroka-Pula Ligjin për Specialen? Deklarohen nga Presidenca

Presidentja Shiroka-Pula pret senatorët amerikanë, iu ndan mirënjohje për kontributin ndaj Kosovës
15/10/2026 - 17:05

Kuvendi i Kosovës ia ka dërguar sot Presidencës Ligjin për Dhomat e Specializuara. Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, ka deklaruar se presidentja Justina Shiroka-Pula do të...

Më shumëDetails

Protestuesit e goditën me gur në kokë, në gjendje të rëndë komandanti i forcave të rendit në Shkodër

Protestuesit e goditën me gur në kokë, në gjendje të rëndë komandanti i forcave të rendit në Shkodër
15/10/2026 - 16:10

Komandanti i forcave të rendit në policinë e Shkodrës Fasli Rama është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për shkak se rrezikon...

Më shumëDetails

Hoxhaj: Raporti i Dick Martyt që goditi Kosovën duhet të përballet me verifikimin e çdo burimi në Këshillin e Evropës!

Hoxhaj: Raporti i Dick Martyt që goditi Kosovën duhet të përballet me verifikimin e çdo burimi në Këshillin e Evropës!
15/10/2026 - 15:44

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të ndërmarrë veprime për verifikimin e çdo burimi të raportit të Dick Martyt në Këshillin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Gjetje skandaloze në “Diagnostika Lab”: Shërbime laboratorike pa staf të licencuar – Inspektorati ndalon disa shërbime shëndetësore (Dokument)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Reagon avokati i Mehmetajt: Kërkojmë hetim të plotë dhe mbrojtje efektive të gazetarit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Haziri zbulon emrin që u propozua për president në takimet VV-LDK

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë