Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rama reagon pas natës së tretë të protestave: Shqipëria do të bëhet sipas kontratës

03/06/2026 - 09:04
në Lajme
A A
Rama reagon pas natës së tretë të protestave:  Shqipëria do të bëhet sipas kontratës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas natës së tretë radhazi të protestave para Kryeministrisë kundër projektit në Zvërnec, duke ndarë në rrjetet sociale një video nga tubimi ku dëgjohet një protestues duke përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj miliarderit George Soros dhe familjes së tij.

Në postimin e tij, Rama u shpreh i vendosur për të vijuar me realizimin e projektit ndërsa shprehet se protesta ka humbur çdo arsye reale të nisjes.

Kreu i qeverisë thekson se do të zbatojë programin për të cilin, sipas tij, ka marrë mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e fundit, ku u votua nga mbi 800 mijë veta.

“MIRËMËNGJES, dhe me ndjesën për këtë video-kartolinë të pazakonshme nga ‘Shqipëria e shqiptarëve’, e duke i siguruar të gjithë se Shqipëria do të bëhet sipas kontratës që kemi lidhur për herën e katërt në majin e shkuar me 800 mijë e kusur shqiptarë këtu e nëpër botë, pavarësisht se ça thonë e ça duan këta shqiptarët që e dinë Shqipërinë pengun e verbërisë së tyre dhe atdhedashurinë podium për të sharë me libër shtëpie tradhëtarët e armiqtë imagjinarë Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë me një përqafim të veçantë për ata të mitë që kanë mbetur akoma peng i një proteste të cilës i ka humbur çdo arsye reale e nisjes”, shkruan Rama krahas videos.

Në këto pamje, një prej protestuesve shprehet kundër qeverisë por edhe kundër Sorosit.

“Në fakt ne kërkuam që kryeministri të dorëhiqej që sonte. E Ka tepruar deri në pikën ku s’mban më. Ne kemi mëshirë për të tani sepse në të vërtetë, ndonjë patriot edhe mund të bënte ndonjë gjë të keqe. Sepse ashtu jemi mësuar ne, t’i heqim tradhtarët, duke i vrarë ata. Por me anë të tolerancës dhe shpirtit tonë të mirë, i kemi dhënë 24 orë. Dhe po nuk iku për 24 orë, i lutemi Zotit ta ndihmojë. Ta ndihmojë Zoti, Krishti sepse ai është katolik. Ne prej krishtit e kemi falur deri tani, por edhe katolikët nuk presin më.

Nuk ka më tolerancë. Tolerancë zero ndaj satanistëve! Vdekje satanistëve dhe Sorosit! Po të kam parë më në Shqipëri, Soros, alex Soros, gjithë banda juaj, po ju kam parë më e keni me mua personalisht. I will fuck your mother, i will fuck your sister!”, shprehet protestuesi.

Protestat kundër projektit në Zvërnec kanë vijuar prej disa ditësh, që pas incidentit ku një protestues u dhunua në Vlorë nga punonjësit e kompanisë private të sigurisë që mbronin kantierin. Qytetarët kërkojnë ndalimin e projektit, pasi sipas tyre cenon zonën e mbrojtur të Lagunës së Nartës.

JU REKOMANDOJMË

7-shi i PDK-së, Rrahman Rama, mbylli ditën me përkrahje të fuqishme në Hajvali

7-shi i PDK-së, Rrahman Rama, mbylli ditën me përkrahje të fuqishme në Hajvali
03/06/2026 - 09:43

Kandidati për deputet nga PDK, Rrahman Rama, ka përmbyllur ditën e djeshme në Hajvali ku mori mbështetje të fuqishme, raporton Gazeta Online Veriu.info. “Përkrahja po rritet çdo ditë...

Më shumëDetails

Punëtorët e RTK-së pa paga, Spahiu njofton për krizë të rëndë financiare

Punëtorët e RTK-së pa paga, Spahiu njofton për krizë të rëndë financiare
03/06/2026 - 09:38

Ushtruesja e detyrës së Drejtoreshës së Përgjithshme të RTK-së, Zana Spahiu, u ka dërguar një njoftim punonjësve të transmetuesit publik, duke i informuar se gjendja e rënduar financiare...

Më shumëDetails

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Ministria publikon çmimet tavan të derivateve- kaq do shitet sot nafta në Kosovë
03/06/2026 - 09:32

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur përcaktimin e ri të çmimeve të derivateve në vend. Sipas njoftimit, një litër naftë sot do të shitet...

Më shumëDetails

“Faleminderit nga zemra, Istog!” – Vjosa Osmani publikon pamje nga tubimi i djeshëm

“Faleminderit nga zemra, Istog!” – Vjosa Osmani publikon pamje nga tubimi i djeshëm
03/06/2026 - 09:25

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka shpërndarë një video nga tubimi i mbajtur dje në Istog, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit. Përmes mesazhit të...

Më shumëDetails

Zhduket një person në Vushtrri

Zhduket një person në Vushtrri
03/06/2026 - 09:18

Një person ka raportuar në Polici se viktima mashkull është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij. Rasti ka ndodhur në Vushtrri. Policia ka...

Më shumëDetails

U vodhën stoli ari nga shtëpia në Podujevë, gjatë ekzaminimit gjenden dhe i kthehen pronarit

U vodhën stoli ari nga shtëpia në Podujevë, gjatë ekzaminimit gjenden dhe i kthehen pronarit
03/06/2026 - 09:11

Një vjedhje e rëndë kishte ndodhur muajin e kaluar në Podujevë. Ankuesi mashkull ka raportuar se persona të panjohur nga shtëpia e tij kanë vjedhur një sasi stoli...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dikur e udhëheqte komunën, por sot PDK-së në Gjilan i shkuan në tubimi vetëm rreth 200 persona

    Dikur e udhëheqte komunën, por sot PDK-së në Gjilan i shkuan në tubimi vetëm rreth 200 persona

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Peci emëron u.d. drejtorin e ri të QKMF-së në Mitrovicë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Dimal Basha jep lajmin e mirë për shoferët e kamionëve dhe autobusëve

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    253 Shpërndaje
    Shpërndaje 101 Tweet 63
  • PDK publikon listën, këta janë 110 kandidatët për deputetë

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë