Kryeministri i Shqipërisë dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka votuar sot së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama, në shkollën “Ymer Lala” në Surrel.
Pas votimit, Rama dha një prononcim të shkurtër për mediat shqiptare duke deklaruar: “Të presim çfarë do të thotë populli.”
Ai foli edhe për mediat ndërkombëtare, ku theksoi synimin kryesor të vendit në këtë fazë: “Ta bëjmë Shqipërinë pjesë të BE”.