Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar për një takim me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, në Kryeministrinë në Tiranë.
Ai tha se krahas përgëzimeve për “arritjet historike” të Shqipërisë drejt BE-së, Ramës ia ka prezantuar edhe një “plan reformash” për katër vitet e ardhshme të qeverisjes.
“Pata kënaqësinë të takohem me Kryeministrin Edi Rama, të cilin e përgëzova për arritjet historike të Shqipërisë në rrugën e integrimit europian, duke u bërë vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që avancon në këtë proces. Gjatë takimit, i prezantova idenë e një plani të avancuar reformash për katër vitet e ardhshme RAMP4 (Rama’s Marshal Plan 4 Albania), që në thelb ka për qëllim reformimin strukturor të sistemit të qeverisjes në të dy nivelet, qendror dhe vendor”.
Tahiri tha se e ka informuar Ramën edhe për një konferencë ndërkombëtare në Tiranë.
“Po ashtu, e informova për iniciativën time për Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje, që do të mbahet së shpejti në Tiranë, që në fokus do të ketë trendet globale të menaxhimit publik, reformat, inovacionin institucional dhe qasjen moderne në qeverisje”.