Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ramadani godet VV për propagandën që bënë sot me angazhimin e FSK’së në Ujman, tregon pasojat

29/07/2025 - 22:45
në Lajme
A A
Ramadani godet VV për propagandën që bënë sot  me angazhimin e FSK’së në Ujman, tregon pasojat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka komentuar propagandën e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët misionin humanitar të FSK-së brenda veriut të Kosovës e cilësuan si “zbarkim”.

Ramadani tha se FSK-ja nuk zbarkon brenda terrirorit të vet, po ashtu theksoi se mënyra sesi u soll VV në publik tregon abuzim politik.

Ai ka thënë se qasja e VV-së është qesharake, e neveritshme dhe dëmtuese.

Tutje, Ramadani tha se nuk është hera e parë që FSK-ja shkon në veri.

“FSK është profesionale, kredibile dhe e gatshme. Është Forcë që ka të zhvilluara kapacitete/aftësi të specializuara (“niche capabilities”). Disa prej këtyre aftësive janë të njohura nga NATO që nga viti 2013. Një prej këtyre kapaciteteve të njohura si plotësisht operacionale në vitin 2013 janë edhe kapacitetet e Kërkim-Shpëtimit”.

“Në këtë fushë, FSK është prej më të mirave në rajon. Abuzimi politik me gjoja ‘zbarkim të FSK në veri për hetë të parë’ i bën këta abuzues të jenë edhe qesharak, edhe të neveritshëm, edhe dëmtues. Së pari, FSK nuk zbarkon brenda territorit zyrtar të cilin nga dhjetori 2018 e ka për detyrë ligjore ta mbrojë. Mund të zbarkojë jashtë Kosovës, por asesi brenda Kosovës. Kjo është qesharake”.

“Së dyti, realizimi i operacioneve të FSK në veri ka ndodhur edhe më herët dhe në të njëjtën procedurë sikurse tash: ekziston kërkesa e autoriteteve civile për mbështetje nga FSK, kërkohet pëlqimi i Komandantit të KFOR-it (të cilit i dërgohet plani operacional paraprakisht), Komandanti i KFOR jep pëlqimin, dhe autorizon njësitë e KFOR që të jenë bashkë me FSK. Kaq, e thjeshtë është, asgjë spektakulare në kuptimin profesional që pushtetarët mundohen t’i jap ngjyrim politik. Varësisht nga natyra e kërkesës nga autoritetet civile, FSK autorizon njësitë profesionale.A është dëmtuese kjo sjellje e pushtetarëve?Po, absolutisht. E dëmshme sepse abuzon mirëbesimin midis Kosovës dhe NATO-s. E dëmshme sepse largon mundësinë që KFOR të thërret edhe FSK-në në operacione të KFOR-it në veri. Sepse, e vlerësojnë se abuzimi me mirëbesimin është i qëllimshëm”, ka thënë Ramadani.

JU REKOMANDOJMË

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë
17/08/2026 - 22:18

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka rrëfyer një pjesë të dhimbshme të fëmijërisë së tij, duke treguar se babai i tij ishte arrestuar në vitin 1949...

Më shumëDetails

Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook
17/08/2026 - 22:15

Antik Strofci, kryetari i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, i është drejtuar autoriteteve gjermane lidhur me një koment të publikuar në faqen e Facebook-ut “SkenderajLive”, të...

Më shumëDetails

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975
17/08/2026 - 21:51

Saime Isufi, veprimtare e çështjes kombëtare dhe bashkëshorte e veprimtarit Kadri Zeka, ka rrëfyer për angazhimin e saj të hershëm në veprimtarinë ilegale dhe krijimin e grupit “Shqiponjat...

Më shumëDetails

Shtohen aksidentet: Telefoni e shpejtësia, shkaqet kryesore (Video)

Shtohen aksidentet: Telefoni e shpejtësia, shkaqet kryesore (Video)
17/08/2026 - 21:38

Dy vëllezër humbën jetën të dielën në një aksident të rëndë në Surkish të Podujevës, pas përplasjes së Golfit me një BMW me targa të huaja. Sipas Policisë...

Më shumëDetails

Kurti në përvjetorin e Fazli Greiçevcit dhe Cen Dugollit: Lavdi atyre që u shuan nga dhuna e regjimit serb për lirinë e Kosovës

Kurti në përvjetorin e Fazli Greiçevcit dhe Cen Dugollit: Lavdi atyre që u shuan nga dhuna e regjimit serb për lirinë e Kosovës
17/08/2026 - 20:06

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar Fazli Greiçevcin dhe Cen Dugollin, të vrarë më 17 gusht në burgun e Prishtinës, Greiçevci më 1964 dhe Dugolli...

Më shumëDetails

Kastrati i reagon Vjosa Osmanit: Hapja e Urës së Ibrit nuk është akt historik, është akt normal

Kastrati i reagon Vjosa Osmanit: Hapja e Urës së Ibrit nuk është akt historik, është akt normal
17/08/2026 - 19:58

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka deklaruar se janë plotësuar kushtet e sigurisë për hapjen e Urës së Ibrit dhe se menaxhimi i saj mund t’i besohet Policisë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Humb jetën një punëtor i KEK-ut, rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë

    Humb jetën një punëtor i KEK-ut, rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Sherr për një incizim me dron te restoranti “Lumi” në Bistricë – pesë persona përfshihen në rrahje, mes tyre edhe një police

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Këta janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Podujevë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Skandal: Klinika “RINU” e Shkurte Musës vazhdon aktivitetin edhe pas ndalimit të shërbimeve me vendim nga Inspektorati Shëndetësor

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë