Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se konsultat duhet të ndodhin sot, e jo nesër.
“Dy të gjeturat kryesore janë, praktika e votimit. Praktika e mëhershme e votimit, ajo është e paraparë. Në Kuvend praktikë ka qenë vota e hapur. E gjetur e rëndësishme është domosdoshmëria e bashkëpunimit. Kemi ra dakord të kërkojmë konsultë. Kurti ka kërkuar konsult për nesër. Ne do të kërkojmë konsult. E kuptoj lojën me ftesa, takime. Por si do të veprohet në këtë seancë, nëse pas vendimit të Gjykatës, bëjmë njëjtë, kot e ka ftuar takimin nesër. Konsultat është dashur të ndodhin sot”, tha Limaj.