Anësori brazilian, Raphinha po kalon sezonin e tij më të mirë te Barça që kur ju bashkua në vitin 2022.
Ai këtë sezon është pjesë e top treshes së sulmit përkrah Robert Leëandoëski dhe yllit në ngritje, Lamine Yamal.
Dhe nuk është për t’u çuditur ku shohim emrin e tij, si një nga favoritët për Topin e Artë të këtij viti.
Mirëpo Raphinha thotë se nuk është një nga fokuset e tij në këto momente.
“Përpiqem ta lë mënjanë për t’u fokusuar në objektivat personale në karrierën time”. “Në fund të sezonit nëse fitoj të gjithë titujt, mundësia për të fituar një çmim individual do të jetë më e madhe”. “Por unë nuk fokusohem te Topi i Artë. Nuk ka shpërqendrime”, u shpreh Raphinha.
Raphinha, aktualisht gjendet në grumbullim me kombëtaren e Brazilit ku do të përballet nesër me kampionin e botës, Argjentinën./IndeksOnline/