Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Raporti i IKD-së: 25 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale, prin VV-ja

29/05/2026 - 11:20
në Lajme
A A
Raporti i IKD-së: 25 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale, prin VV-ja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lëvizja Vetëvendosje prin me numrin më të madh të kandidatëve që kanë probleme me ligjin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, sipas raportit të publikuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).

Hulumtuesi i lartë në IKD, Gzim Shala, tha se nga 902 kandidatët e certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 25 prej tyre rezultojnë të përfshirë në raste penale.

“Në zgjedhjet e parakohshme të 7 shkurtit do të marrin pjesë 21 subjekte politike të cilat janë çertifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e në të cilat bëjnë pjesë gjithsej 902 kandidatë. Nga këta 902 kandidatë, bazuar në të dhënat e Institutit të Kosovës për Drejtësi, rezulton se 25 prej tyre janë të përfshirë në raste penale. Shprehur në përqindje i bie se 2.77% e totalit të listave të kandidatëve janë persona të cilët kanë ose dënime të formës së prerë ose aktakuza aktive”, tha ai.

Sipas tij, 15 kandidatë kanë aktakuza aktive, ndërsa 13 të tjerë kanë pasur dënime penale në të kaluarën.

“15 prej tyre janë me aktakuza aktive, ndërkaq 13 të tjerë janë persona të cilët në të kaluarën kanë pasur dënime penale. Ndërkaq janë evidentuar edhe 3 raste, 3 kandidatë të cilët përpos aktakuzës aktive në të njëjtën kohë kanë edhe dënime penale”, tha ai.

Shala tha se VV-ja ka numrin më të madh të kandidatëve me probleme me ligjin.

“Sa i përket subjekteve politike, numrin më të madh të kandidatëve të cilët kanë probleme me ligjin e mban Lëvizja Vetëvendosje me gjithsej 13 kandidatë, që në raport me listën e përgjithshme prej 902 kandidatëve pjesëmarrja e këtij subjekti është 1.44%. AAK dhe Lista Serbe kanë nga 3 kandidatë të cilët kanë probleme me ligjin që përbën 0.33% të listës së përgjithshme. PDK-ja me 2 kandidatë që përbën 0.22% të listës së përgjithshme, ndërkaq katër subjekte të tjera kanë të përfshirë nga 1 kandidat i cili ka probleme me ligjin”, tha ai.

Ai shtoi se veprat penale që dominojnë janë ato që lidhen me korrupsionin zyrtar dhe përdorimin e armës.

“Sa i përket kapitujve të veprave penale për të cilat ose janë dënuar ose akuzohen kandidatët në fjalë, sipas kapitujve dominojnë veprat penale të korrupsionit zyrtar, ndërkaq sipas veprave penale, vepra më e shpeshtë është vepra e përdorimit të armës”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë