Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Raportimi i Nacionales se u bë avokate pa i plotësuar kriteret, Blinera Osmani: “Akuzë absolutisht e rreme”

28/10/2025 - 20:39
në Lajme
A A
Dokumente: Si u bë që Blinera Osmani, motra e Presidentes, mori licencën për avokate, pa i plotësuar kushtet?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokatja e licencuar Blinera Osmani ka reaguar ashpër ndaj raportimit të gazetës Nacionales se ajo mori lincensen e avokatës pa i plotësuar kriteret ligjore të përcaktuara nga Oda e Avokatëve të Kosovës.

Në një reagim në Facebook, Osmani e ka cilësuar publikimin si “tregim shpifës, tendencioz dhe keqinterpretues”, të motivuar – sipas saj – “politikisht”.

“Portali “Nacionale” ka publikuar sot një video tregim shpifës, tendencioz dhe keqinterpretues, që synon të njollosë integritetin tim profesional si avokate e licencuar në Republikën e Kosovës. Në mënyrë krejtësisht të pavërtetë, portali pretendon se unë paskam marrë licencën pa i plotësuar kriteret ligjore, një akuzë absolutisht e rreme dhe e motivuar politikisht.” – shkroi Osmani ndër të tjera.

Osmani mohoi çdo shkelje të procedurave të licencimit, duke pretenduar se gjithçka është bërë “në përputhje të plotë me Ligjin për Avokatinë dhe rregulloret e Odës së Avokatëve të Kosovës.”

“Licencimi im si avokate është bërë në përputhje të plotë me Ligjin për Avokatinë dhe rregulloret e Odës së Avokatëve të Kosovës, e cila ka konfirmuar zyrtarisht ligjshmërinë e procesit dhe plotësimin e të gjitha kritereve të licencimit. Çdo insinuatë ndryshe është spekulim i qëllimshëm për të dëmtuar reputacionin tim dhe për të hedhur baltë mbi institucionet profesionale të vendit.” – shkroi ajo më tej.

Osmani e vazhdoi reagimin me gjuhë të ashpër dhe sulme ndaj mediave.

Çka raportoi Nacionale?

Për licencim si avokat në Kosovë kërkohet domosdoshmërisht Deklarata/Vërtetimi i Papunësisë, dokument që lëshohet nga Agjencia e Punësimit. Nacionale raportoi se Blinera Osmani nuk e kishte dorëzuar këtë dokument te Oda e Avokatëve.

Dokumentet e siguruara nga Nacionale dëshmuan se në korrik 2023, Agjencia e Punësimit ia ka refuzuar kërkesën Osmanit për vërtetim papunësie, pasi ajo figurohej si pronare/drejtuese në disa biznese aktive dhe kishte përfituar pagë deri në qershor 2023.

Pavarësisht refuzimit, Osmani figuron e licencuar dhe ushtron profesionin si avokate. Oda e Avokatëve nuk ka dhënë sqarime se si është lëshuar licenca pa dokumentin e detyrueshëm.

Lexojeni raportimin e plotë:

JU REKOMANDOJMË

“Zgjate Zot këtë dashni”, VV e AAK bëhen bashkë edhe në Prizren
Lajme

“Zgjate Zot këtë dashni”, VV e AAK bëhen bashkë edhe në Prizren

28/10/2025 - 23:03
Osmani takohet me Presidentin e Mauritanisë, diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve
Kryesore

Osmani takohet me Presidentin e Mauritanisë, diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

28/10/2025 - 22:56
Abdixhiku kopjon pak Kurtin e Vetëvendosjen në raport me mediat
Lajme

Pse u takua bash dje me Abdixhikun? Flet Limaj

28/10/2025 - 22:45
Zemaj për incidentin me qytetarin: U shqetësuan shumë njerëz, s’kisha dashtë askush të jetë në pozitën që isha
Lajme

Zemaj për incidentin me qytetarin: U shqetësuan shumë njerëz, s’kisha dashtë askush të jetë në pozitën që isha

28/10/2025 - 22:11
Dibran Hoxha: Serbia nuk është shtet fashist, ndërsa Izraeli është – nuk na duhet njohja e saj
Lajme

“Pse të mos e bëjmë?” – Dibran Hoxha: Këta të qesin para shantazhit patriotik e moralist, presion mbi deputetët – Kurti na privoi nga të mirat për 8 muaj

28/10/2025 - 21:58
Limaj: Edhe fjalimin në Kuvend e kam pasur të përgatitur, me Kurtin i cakërruam gotat
Lajme

Limaj: Edhe fjalimin në Kuvend e kam pasur të përgatitur, me Kurtin i cakërruam gotat

28/10/2025 - 21:43

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Krimet Ekonomike arrestojnë në Vushtrri doktorin për marrje ryshfeti

    Krimet Ekonomike arrestojnë në Vushtrri doktorin për marrje ryshfeti

    348 Shpërndaje
    Shpërndaje 139 Tweet 87
  • Arrestohet pronari i kompanisë “Valoni Titan”, Naser Deliu nga Skenderaj – punëtori i lëndohet në vendin e punës në Gjilan

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Policia e Kosovës paralajmëron: Mos hapni këto e-maile mashtruese

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • “Po e largoj Dimalin nga kryetari i Kuvendit”, Limaj zbulon ofertën e minutave të fundit që Kurti i bëri të dielën

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Syrin e mavijosur, detaji nga paraqitja e Belinda Ballukut me Liburn Aliun që po trazon rrjetin

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë