Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Raportohet se çmimi i rrymës është shtrenjtuar deri në 16 për qind

11/04/2025 - 11:55
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Raportohet se çmimi i rrymës është shtrenjtuar deri në 16 për qind
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë të Kosovës (ZRRE) miratoi kërkesat e tri operatorëve energjetik për të hyrat e lejuara maksimale në mbledhjen e së premtes, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkohë, anëtarët e ZRRE-së nuk shpallën saktësisht përqindjen e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, por Radio Evropa e Lirë mëson nga burime të brendshme se rritja mund të jetë deri në 16 për qind. ZRRE-ja tha se do të njoftojë për përqindjen e rritjes së çmimit të rrymës në ditët në vijim.

Kërkesa për shtrenjtimin e energjisë ka ngjallur protesta dhe kundërshtime, ku është paralajmëruar një protestë në mesditë për ta kundërshtuar rritjen e çmimit të rrymës.

Në muajin mars, rregullatori i energjisë propozoi një shtrenjtim prej rreth 15 për qind të çmimit të energjisë elektrike, duke argumentuar se ky hap ishte i domosdoshëm për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta.

Kërkesa e ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë u kundërshtua nga Presidenca dhe qytetarët që protestuan një javë më parë. Qeveria në detyrë i bëri thirrje ZRRE-së që të mos rrisë çmimin e rrymës për konsumatorët që shpenzojnë më pak se 800 kilovatë në muaj.

Aktualisht, çmimi i rrymës për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë vlerë llogaritet me çmim prej 14.45 centësh.

Nëse Bordi i ZRRE-së miraton tarifat e reja, ato do të hyjnë në fuqi më 1 maj. ZRRE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e tarifave të energjisë çdo vit dhe ato shpallen çdo 1 prill, duke vlejtur deri më 31 mars të vitit pasues.

Tri kompanitë e sektorit të energjisë, KOSTT, KEDS dhe KESCO, kishin kërkuar rritjen e tarifave për shkak të importit të energjisë elektrike, pasi Kosova nuk mund ta sigurojë energjinë e nevojshme vetëm me prodhimin nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Përfaqësuesit e bizneseve kanë shprehur shqetësim se rritja e çmimit të energjisë do të rrisë kostot operative, duke i detyruar ato të rrisin çmimin e produkteve dhe shërbimeve, duke i bërë ato më pak konkurruese në treg.

JU REKOMANDOJMË

“Kosova po blen rrymë me çmimin më të lartë në Ballkan”: Tahiri kërkon debat parlamentar për energjinë

Tahiri: Shkurt e shqip, ShBA-ja është e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës
02/11/2026 - 13:39

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar debat parlamentar për çështjen e blerjes së energjisë elektrike. Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ai ka vlerësuar...

Më shumëDetails

Anëtarët e Komisionit hetimor për Arlindën betohen për hetimin e rastit tragjik

Anëtarët e Komisionit hetimor për Arlindën betohen për hetimin e rastit tragjik
02/11/2026 - 13:21

Kryetari i Komisionit Hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, Burim Ramadani propozoi për anëtarët që deri të mërkurën të procedohen idetë për veprimet që do t’i ndërmarrin,...

Më shumëDetails

Haxhiu: Ligji për Specialen duhet t’u shërbejë krerëve të UÇK-së në Hagë

Haxhiu u bën thirrje protestuesve për qetësi: UÇK-në dhe as çlirimtarët nuk i mbrojmë me dhunë
02/11/2026 - 12:58

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka folur për media dhe ka kërkuar që vëmendja e institucioneve të përqendrohet në hartimin...

Më shumëDetails

Haxhiu kërkon angazhimin e Prokurorisë Speciale për rastin e Arlinda Zekajt

Haxhiu kërkon angazhimin e Prokurorisë Speciale për rastin e Arlinda Zekajt
02/11/2026 - 12:37

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që Prokuroria Speciale të angazhohet në hetimin e rastit të vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt, duke përfshirë veprimet dhe...

Më shumëDetails

Policia shpallë në kërkim një person për vjedhje të rëndë, ia publikon foton

Policia shpallë në kërkim një person për vjedhje të rëndë, ia publikon foton
02/11/2026 - 12:26

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Me autorizim...

Më shumëDetails

Kandidati për deputet nga Lista Studentore: S’duam asnjë kontakt dhe bashkëpunim me Listën Serbe në Kosovë

Kandidati për deputet nga Lista Studentore: S’duam asnjë kontakt dhe bashkëpunim me Listën Serbe në Kosovë
02/11/2026 - 12:17

Kandidati i Listës Studentore për deputet në Kuvendin e Serbisë, Jugoslav Gashiq, ka paralajmëruar se nuk do të ketë bashkëpunim politik me Listën Serbe, pasi atë e shohin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin

    Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • IHMK paralajmëron shi e borë në Kosovë, temperaturat zbresin deri në -1 gradë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Edi Rama emëron këshilltare për media ish-kandidaten për deputete të VV-së

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Tragjedia në Gjilan, detaje të reja nga vdekja e 27-vjeçarit dhe foshnjës – nëna e vogëlushes nuk jetonte me ta

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Këta janë 21 banorët e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë