Disa zyrtarë policorë janë suspenduar ditën e sotme pas rastit që ndodhi në Skenderaj, ku kryeminsitri në detyrë, Albin Kurti, kishte shkuar për të marrë pjesë në përurimin e një çerdheje dhe eskorta e tij u godit me vezë nga persona akoma të paidentifikuar.
Burimet e Klankosova.tv kanë bërë me dije se bëhet fjalë për tre policë, ndaj të cilëve është shqiptuar tashmë masa e suspendimit.
Akoma nuk dihet arsyetimi mbi këtë vendim.
Express ka dërguar pyetje në adresë të IPK’së dhe është në pritje të përgjigjes.