Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rashiq: S’e kam shkelur Kushtetutën, nesër do të kandidoj përsëri për nënkryetar

27/08/2025 - 13:54
në Lajme
A A
Rashiq: Regjimi në Serbi po bën presion ndaj serbëve nga Kosova
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, ku opozita nuk e ka mbështetur kandidaturën e tij për postin e nënkryetarit të kuvendit, ministri dhe deputeti Nenad Rashiq në një intervistë për Tëvë1, ka komentuar situatën, mungesën e përkrahjes dhe qëndrimin e tij politik jashtë Listës Serbe.

Rashiq u shpreh se është i kënaqur që kuvendi ka arritur ta zgjedhë kryetarin dhe se procesi po ecën përpara pas një bllokade të gjatë institucionale.

“Dje, pas shumë seancave, të them të drejtën, jam i gëzuar që kemi shkuar një hap përpara dhe kemi bërë kryetarin e parlamentit. Besoj që kemi dalë prej ngërçit që e kemi pasur”, u shpreh ai.

Ai theksoi se ishte i vetmi kandidat jashtë Listës Serbe dhe se propozimi për nënkryetar e kishte bërë vetë, për shkak të mungesës së mbështetjes nga të tjerët.

“Unë isha i vetmi jashtë Listës Serbe dhe vetëpropozimi ka ndodhur sepse s’kishte kush tjetër të më propozonte. Nga një konceptim politik dhe gjithë mundi që e kam dhënë këta 20 vjet mendova se është momenti të fillojmë për një shoqëri demokratike”, tha Rashiq.

Ai kritikoi përfaqësuesit aktualë të komunitetit serb në kuvend, duke thënë se nuk përfaqësojnë në mënyrë adekuate popullin që i kanë dërguar aty.

“Përfaqësimi që kemi pasur nuk ka qenë adekuat dhe as ata përfaqësues që janë aty nuk janë adekuat për ta përfaqësuar mendimin e popullit serb”, shtoi ai.

Lidhur me pretendimet e disa deputetëve të opozitës se votimi i tij është në kundërshtim me Kushtetutën, Rashiq tha se ka kërkuar konfirmim nga ekspertë kushtetues, të cilët i kanë thënë se nuk ka asnjë shkelje ligjore.

“Disa nga deputetët më thanë që votimi i tillë është kundërkushtetues. Unë thashë se kjo nuk është kundërkushtetuese. Dje pasdite shkova t’i takoja disa njerëz që merren me çështje kushtetuese dhe më thanë që nuk ka asnjë shkelje nëse votohet një përfaqësues si unë për nënkryetar të kuvendit,” deklaroi ai.

Rashiq paralajmëroi se do të kandidojë përsëri për postin e nënkryetarit, në përputhje me rregullat parlamentare.

“Po, sipas rregullave, unë edhe nesër do ta kandidoj veten. Nëse nuk votohet kandidati i Listës Serbe, siç e dini, shortin e ka bërë z. Basha. Kemi të drejtë të kandidohemi deri në tre herë dhe nëse nuk kalojmë për tre herë, atëherë nuk kemi më të drejtë kandidimi,” shpjegoi Rashiq.

Ai u shpreh gjithashtu i habitur nga mosvotimi i opozitës, duke kujtuar bashkëpunimet e mëhershme me partitë opozitare.

“Unë me të vërtetë po besoj në gatishmërinë e opozitës dhe të partive politike. Por ju kujtoj që për një kohë të gjatë jam në politikë dhe kam punuar me PDK-në, por edhe me AAK-në, LDK-në e Nismën. E konsideroj që ndoshta ka qenë një befasi”, tha ai në fund.

JU REKOMANDOJMË

Kurti kërkon hetim të thellë për vde’kjen e të riut në Lipjan: S’do ketë strehë për askënd që shkelë ligjin
Lajme

Kurti merr vendim, ja kush emërohet ushtrues detyrë i Ministrit të Drejtësisë pasi Haxhiu u zgjodh nënkryetare

27/08/2025 - 14:43
Kronika e RTK 2 për sulmin terrorist në Banjskë, Bordi suspendon drejtorin Zhelko Tvrdisiq
Lajme

RTK thotë se i hoqi nga moderimi disa gazetarë për shkak të “avancimit programor” dhe rritjes së “cilësisë”: S’tolerojmë më

27/08/2025 - 14:32
Asfalt pa afat, çerdhe pa punë, subvencione pa kritere e dallavere në tenderë- si u qeveris Peja nga Gazmend Muhaxheri i LDK’së
Kryesore

Asfalt pa afat, çerdhe pa punë, subvencione pa kritere e dallavere në tenderë- si u qeveris Peja nga Gazmend Muhaxheri i LDK’së

27/08/2025 - 14:31
Gjendja e mjerueshme në lagjen Tophane! Përparim Rama në “gjumë” (PAMJE)
Lajme

Gjendja e mjerueshme në lagjen Tophane! Përparim Rama në “gjumë” (PAMJE)

27/08/2025 - 14:27
Moska duket se po rekruton qëllimisht të sëmurët – 100 mijë rusë me AIDS dhe hepatit po luftojnë në Ukrainë
Lajme

Moska duket se po rekruton qëllimisht të sëmurët – 100 mijë rusë me AIDS dhe hepatit po luftojnë në Ukrainë

27/08/2025 - 14:15
“Njerëz të varfër dhe makina luksi”, pabarazia e Shqipërisë në reportazhin e Die Welt
Lajme

“Njerëz të varfër dhe makina luksi”, pabarazia e Shqipërisë në reportazhin e Die Welt

27/08/2025 - 14:14

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave

    MASHTI me njoftim të rëndësishëm për prindërit rreth teksteve shkollore

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Zgjedhja e Bashës kryetar i Kuvendit bëhet lajm në “Reuters”, citohen fjalët e tij

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Jashari- Konjufcës: Kurrë nuk është vonë të largohesh nga e keqja, çka po pret ma!

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje ministri Liburn Aliu, arsyeja zgjedhja e Bashës dje kryetar Kuvendi!

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Tregu ballkanik po vërshohet me cigare kontrabandë nga fabrika serbe “Monus” me pronar Predrag Rankovic

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë