Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rasti i Vlora Hysenit, Berisha: Rama të japë dorëheqjen, çdo veprim i saj u bë me porosi e dijeni të tij

23/09/2026 - 14:31
në Lajme, Pa kategori
A A
Rasti i Vlora Hysenit, Berisha: Rama të japë dorëheqjen, çdo veprim i saj u bë me porosi e dijeni të tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit lidhur me ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni.

Kryedemokrati ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka qenë në dijeni dhe ka dhënë porosi për veprimet e saj.

Berisha kërkoi dorëheqjen e Ramës dhe e cilësoi situatën si një çështje me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare.

“Shqiptarët çdo ditë njihen me një kapitull gjithnjë e më të zi të narkoshtetit të instaluar në Shqipëri.

Dokumentet e fundit zyrtare gjyqësore, të cilat faktojnë se Edi Rama ka vendosur në funksion të karteleve të drogës dhe mafies, Shërbimin Informativ Kombëtar, kreun e këtij shërbimi.

E krahasojnë Shqipërinë me asnjë vend tjetër në Evropë.

E krahasojnë Shqipërinë me Guinea Bisaun, të cilën kartelet mizore të drogës të Amerikës Latine e shndërruan në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Afrikë.

Historiku i kësaj mostre, që në kod, ligj dhe në Kushtetutë kishte detyrim sigurinë kombëtare dhe sigurinë e qytetarëve shqiptarë, është tipik në përzgjedhje, në qëndrime i një padrinoje.

Edi Rama merr një person të shkarkuar nga detyra nga Shërbimi Inteligjent i Kosovës dhe e emëron në një akt të pashembullt në histori në krye të SHISH.

Për të njëjtat motive që kjo, mund t’i vësh çdo epitet, por nuk dua që ta rëndoj gojën sepse rasti është më i turpshmi në histori, mediat e botës kanë dy lajme kryesore që ta dini, sigurisht kanë fjalimin e presidentit Donald Trump në OKB, por sigurisht në të katër anët e botës është edhe lajmi i Vlora Hysenit. Lajmi i turpshëm i Vlora Hysenit!

Edi Rama, sapo u bë publik skandali, sepse ju duhet të jeni të sigurt se ai ka qenë i informuar, ai dhe jo vetëm ai, urdhër arresti për drejtuesen e SHISH, shërbim që funksionon në një sistem bashkëpunimi të ngushtë në kuadrin e NATO-s, shërbim që në traditën e tij, ka një bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë më kryesorë në fushën e sigurisë, shërbim real dhe me kontribute të pamohueshme.

E vërteta është se Vlora Hyseni çdo hap, çdo vendim e ka bërë me dijeni dhe porosi të Edi Ramës”, u shpreh Berisha.

JU REKOMANDOJMË

Nga fushatat me babën e tij, deri të protestat kundër Speciales – Foto të Endrit Thaçit, një nga personat më të komentuar

Nga fushatat me babën e tij, deri të protestat kundër Speciales – Foto të Endrit Thaçit, një nga personat më të komentuar
23/09/2026 - 14:09

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, së fundi është një nga personazhet më të komentuara në rrjetet sociale. I njëjti përgjatë ditëve të fundit është parë të...

Më shumëDetails

Pacolli takohet me avokatin e Thaçit në SHBA: Së bashku me miqtë

Pacolli takohet me avokatin e Thaçit në SHBA: Së bashku me miqtë
23/09/2026 - 14:06

Behgjet Pacolli është takuar me avokatin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Mishetiq, në rastin e tij për ish-krerët e UÇK. Pacolli ka njoftuar për takimin me anë të...

Më shumëDetails

Pas shkarkimit të Vlora Hysenit, Rama ia delegon kompetencat Elvis Lilës drejtor i operativës në SHISH

Pas shkarkimit të Vlora Hysenit, Rama ia delegon kompetencat Elvis Lilës drejtor i operativës në SHISH
23/09/2026 - 13:59

Kryeministri Edi Rama ka firmosur urdhrin për delegimin e përkohshëm të kompetencave administrative të drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit te drejtori i Departamentit Operativ, Elvis Lila pas...

Më shumëDetails

“Mora fjalë” nuk gjendet më në YouTube, heqja e këngës ngre pikëpyetje

“Mora fjalë” nuk gjendet më në YouTube, heqja e këngës ngre pikëpyetje
23/09/2026 - 13:43

“Mora fjalë” është hequr nga YouTube, duke mos qenë më e disponueshme në versionin e saj origjinal në platformë. Kënga e njohur, e interpretuar nga Shkurte Fejza dhe...

Më shumëDetails

Senatorët francezë publikojnë foto nga Ura e Ibrit, në sfond shihet vetura e karabinierëve, ambasada jep detaje

Senatorët francezë publikojnë foto nga Ura e Ibrit, në sfond shihet vetura e karabinierëve, ambasada jep detaje
23/09/2026 - 13:30

Ambasada e Francës në Kosovë, ka njoftuar se, delegacioni i senatit francez, dhe, grupi i miqësisë Francë – Ballkani Perëndimor, janë takuar me përfaqësues serbë të shoqërisë civile,...

Më shumëDetails

Endrit Thaçi paralajmëron pjesëmarrjen në protestën e sontme në Prishtinë

Endrit Thaçi paralajmëron pjesëmarrjen në protestën e sontme në Prishtinë
23/09/2026 - 13:26

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka paralajmëruar pjesëmarrjen e tij në protestën e sontme në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Endrit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “E kanë detyru të rrijë në një qoshe – e kanë lidhë, e kanë trajtu në mënyrë brutale”, Bilall Sherifi për Jakup Krasniqin

    “E kanë detyru të rrijë në një qoshe – e kanë lidhë, e kanë trajtu në mënyrë brutale”, Bilall Sherifi për Jakup Krasniqin

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • ‘‘Zemër, duhet të koncentrohemi’’, zbardhen bisedat mes Vlora Hysenit me Ergys Agasin, dyshohet për lidhje personale mes tyre

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Detaje mbi informacionet që Vlora Hyseni i dha Ergys Agasit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • A u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin? Flet Dardan Krasniqi

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Nafta bie pas bisedimeve Trump-Iran

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë