Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rasti “Lule Gjeli”, Përparim Rama shkëput marrëveshjen me organizatën e Jeta Xharrës për shfrytëzimin e hapësirës në Hotelin Grand

27/07/2026 - 19:07
në Kryesore, Lajme
A A
Rasti “Lule Gjeli”, Përparim Rama shkëput marrëveshjen me organizatën e Jeta Xharrës për shfrytëzimin e hapësirës në Hotelin Grand
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Komuna e Prishtinës ka dërguar njoftimin zyrtar për ndërprerjen e marrëveshjes për shfrytëzimin e hapësirës publike në Grand Hotel nga organizata e drejtuar nga Jeta Xharra.

Ky vendim vjen pas debatit të fundit lidhur me profilin e rrejshëm me emrin “Lule Gjeli”, i cili kishte publikuar materiale në mediat që drejtohen nga Xharra. Rama më herët kishte kërkuar nga Xharra që të bëjë të ditur se kush qëndron pas këtij profili.

Në reagimin e tij, Rama ka thënë se sqarimet e dhëna nga Xharra nuk kanë adresuar çështjen kryesore dhe, sipas tij, kanë ngritur edhe më shumë dilema.

“Jeta Xharra nuk paske dhënë asnjë sqarim për çështjen thelbësore. Përkundrazi, reagimi si i tillë ngriti edhe më shumë pikëpyetje”, ka shkruar Rama.

Ai ka kritikuar deklaratën se identiteti i personit që qëndron pas profilit është i njohur, por nuk do të bëhet publik.

“Deklarata se ‘e dimë kush është, por nuk e tregojmë’ është pikërisht ajo që e bën situatën edhe më shqetësuese. Nëse identiteti dihet, atëherë shtrohet një pyetje e thjeshtë: Kënd po e mbroni?”, ka deklaruar Rama.

Kryetari i Prishtinës ka thënë se përderisa nuk ka përgjigje për këto çështje, Komuna nuk mund të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë.

“Përderisa këto pyetje mbesin pa përgjigje, si Kryeqytet nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë”, është shprehur ai.

Rama ka theksuar se hapësirat publike në pronësi të qytetarëve nuk duhet të shfrytëzohen nga organizata që, sipas tij, nuk tregojnë transparencë për çështje me interes publik.

“Nuk mund të lejojmë që hapësirat publike, të cilat janë pronë e qytetarëve të Prishtinës, të shfrytëzohen nga organizata që, me veprimet e tyre, cenojnë interesin e qytetarëve dhe refuzojnë transparencën për çështje që lidhen drejtpërdrejt me besimin e publikut”, ka shkruar ai.

Në fund, Rama ka bërë të ditur se Komuna e Prishtinës do të rishqyrtojë edhe marrëveshje të tjera për shfrytëzimin e hapësirave publike që janë ndarë ose financuar nga Kryeqyteti.

Postimi i Perparim Rama:

Jeta Xharra nuk paske dhënë asnjë sqarim për çështjen thelbësore. Përkundrazi, reagimi si i tillë ngriti edhe më shumë pikëpyetje!

Deklarata se “e dimë kush është, por nuk e tregojmë” është pikërisht ajo që e bën situatën edhe më shqetësuese. Nëse identiteti dihet, atëherë shtrohen një pyetje e thjeshtë:

Kënd po e mbroni?

Përderisa këto pyetje mbesin pa përgjigje, si Kryeqytet nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Prandaj, sot ju kemi dërguar njoftimin zyrtar për ndërprerjen e marrëveshjes për shfrytëzimin e hapësirës publike në Grand Hotel.

Nuk mund të lejojmë që hapësirat publike, të cilat janë pronë e qytetarëve të Prishtinës, të shfrytëzohen nga organizata që, me veprimet e tyre, cenojnë interesin e qytetarëve dhe refuzojnë transparencën për çështje që lidhen drejtpërdrejt me besimin e publikut.

Në ditët në vijim do të rishqyrtojmë edhe çdo marrëveshje tjetër për shfrytëzimin e hapësirave publike që janë ndarë e financuar nga Kryeqyteti.

JU REKOMANDOJMË

Le Monde: Thaçi dënohet me 25 vjet burgim – Gjykata kontroverse përdori prova nga Beogradi

Le Monde: Thaçi dënohet me 25 vjet burgim – Gjykata kontroverse përdori prova nga Beogradi
16/09/2026 - 19:29

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpall fajtor për krime lufte dhe u dënua me 25 vjet burgim nga një gjykatë në Hagë. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,...

Më shumëDetails

Kadrijaj: Aktgjykimi është i padrejtë, Aleanca do t’i japë nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme

Kadrijaj: Aktgjykimi është i padrejtë, Aleanca do t’i japë nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme
16/09/2026 - 19:14

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, e ka cilësuar si politik aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të shpallur sot nga...

Më shumëDetails

Reagon Bekim Jashari: Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Reagon Bekim Jashari: Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës
16/09/2026 - 19:01

Bekim Jashari, djali i heroit të kombit Hamëz Jashari, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Jashari ka publikuar në rrjetin...

Më shumëDetails

Mbi 6 orë nga aktgjykimi, ministrja e Drejtësisë ‘çele guri gojën’ për dënimin e katërshes

Propozimi i Simiçit “në emër të popullit serb”, Gërvalla: Skandaloze, në Kosovë ka vetëm komunitet serb
16/09/2026 - 18:31

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ende nuk e ka thënë asnjë fjalë për dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e...

Më shumëDetails

Nasim Haradinaj thirrje protestuesve: Mos shkoni ka Graqanica!

Nasim Haradinaj thirrje protestuesve: Mos shkoni ka Graqanica!
16/09/2026 - 18:21

Në mesin e protestuesëve para Qeverisë, është edhe Nasim Haradinaj. Ai ka bërë thirrje protestuesëve që të mos shkojnë në Graqanicë. ‘’Ka me na inflitru njerëz të cilët...

Më shumëDetails

Reagon deputeti i Parlamentit Evropian me prejardhje nga Mitrovica: Aktgjykimi është i dhimbshëm, qëndroj përkrah popullit të Kosovës

Reagon deputeti i Parlamentit Evropian me prejardhje nga Mitrovica: Aktgjykimi është i dhimbshëm, qëndroj përkrah popullit të Kosovës
16/09/2026 - 17:57

Deputeti i Parlamentit Evropian, Adnan Dibrani, i cili është me prejardhje nga Mitrovica, ka reaguar pas dënimit të 4-shes së UÇK-së sot nga Gjykata Speciale. Ai thotë se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë