Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Reagim “copy-paste” nga rrjetet sociale: A u bë Ministria e Shëndetësisë zëdhënëse e kryetarit të Bordit për të mbuluar shkeljet e evidentuara nga Inspektorati me licencimin e spitalit “Fati Im”?

24/01/2026 - 17:34
në Lajme
A A
Reagim “copy-paste” nga rrjetet sociale: A u bë Ministria e Shëndetësisë zëdhënëse e kryetarit të Bordit për të mbuluar shkeljet e evidentuara nga Inspektorati me licencimin e spitalit “Fati Im”?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info sot ka publikuar një artikull të bazuar në dokumente zyrtare të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, ku tregohet se me raportin e inspektimit të datës 24 nëntor 2025 ishte konstatuar se spitali privat special “Fati Im” ishte licencuar kundërligjshëm në 6 veprimtari shëndetësore.

Skandali me licencimin e “Fati Im”, Inspektorati: Bordi i MSh-së e licencoi kundërligjshëm, siguria e pacientëve dhe embrioneve e shpëtuan nga mbyllja (Dokument)

Sipas hartueses së raportit, Inspektores Shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë, Bordi për Licencimin e Institucioneve Private Shëndetësor ka gabuar kur e ka licencuar spitalin special “Fati Im” në gjashtë (6) veprimtari shëndetësore, pasi që i njëjti mund të licencohet vetëm deri në katër (4) veprimtari shëndetësore.

Edhe pse Ministria e Shëndetësisë që udhëheqet nga Arben Vitia nuk kishte kthyer përgjigje për katër (4) ditë deri në publikimin e lajmit, Kryetari i Bordit për Licencimin e Institucioneve Private Shëndetësore ka zgjedhur rrjetet sociale të reagoj pas publikimit të lajmit.

Sipas Hysenit, inspektorja e rastit ka gabuar me rastin e inspektimit dhe lëshimit të raportit të inspektimit, edhe pse në vendimin e tij shkruan se spitali “Fati Im” është licencuar në 6 veprimtari.

Komentin e bërë para rreth dy ore nga Ragip Hyseni në faqen e Veriu.info në Facebook, Zyra për Informim e Ministrisë së Shëndetësisë e ka kthyer një orë më pas si qendrim zyrtar të Ministrisë që udhëheqet nga Arben Vitia në e-mailin e Veriu.info.

Veriu.info ka dërguar pyetje në këtë ministri për të marrë përgjigje, se çfarë veprime keni marrë pas konstatimit të kësaj gjendje të ‘gabuar’ në raport, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk kemi marrë përgjigje.

Përgjigja e Gjylferije Zabeli – Udhëheqëse e Divizionit për Komunikim me Publikun në Ministrinë e Shëndetësisë:

Me qëllim të informimit të saktë dhe të drejtë të publikut lidhur me lajmin e publikuar, ju njoftojmë si në vijim:

Inspektor znj. Ajla Zymber Çeshko me rastin e inspektimit dhe lëshimin e raportit  të Inspektimit nuk ka vepruar sipas Udhëzim Administrativ nr. 03/2025 kushtet dhe procedurat për ushtrimin e veprimtraisë shëndetësore spitalore dhe qendrave rehabilituese.

Bazuar në Neni 24 të Udhëzim Administrativ nr. 03/2025  pika 3 – Shërbimet shëndetësore për Spitalin Special janë:

3.1.Veprimtaritë themelore shëndetësore e spitalit special;

3.2.Kabineti për diagnostikim radioimazherik;

3.3.Njësinë e kujdesit intensiv për spitalet me degë operative;

3.4.Laboratori hematologjik dhe biokimik, mikrobiologjik*, patologjik* dhe citologjik*;

3.5.Barnatorja;

3.6.Sterilizimi

Shërbime e lartcekura janë obligative për licencimin  dhe funksionimin e Institucionit shëndetësor Spital special dhe përveç tyre Spitali special mund ti licencoj një (1) deri në katër (4) shërbime të pëcaktuar me ketë udhëzim administrativ

Spitali Special “FATI IM” është i licencuar me tre (3) shërbime:

Shërbimi i Gjinekologjisë me Obstetrikë;

Shërbimi i Kirurgjisë dhe

Shërbimi i urologjisë.

Nuk qendron fakti që ky Institucion shëndetësor është licencuar me gjashtë (6) veprimtari sipas pretendimeve por me tre (3), shërbimet nga pika 3 e Nenit 24 janë obligative për një institucion dhe pa të cilat nuk mund të funksionoj.

Edhe pse në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se spitali special “Fati Im” nuk është licencuar në gjashtë (6) veprime, por vetëm në tri (3), në vendimin e Bordit për Licencimin e Institucioneve Privatë Shëndetësore thuhet se ky spital ka gjashtë (6) veprimtari.

“Institucioni Shëndetësor ka 6 (gjashtë) veprimtari shëndetësore: 1) Shërbimi i anesteziologjisë, reanimacionit kujdesit intenziv; 2) Shërbimi i Kirurgjisë; 3) Kabinetin për diagnostifim radiomazherik; 4) Shërbimi i Urologjisë; 5) Laboratori Biokimik-Hernatologjik; 6) Shërbimi i Gjinekologjisë me Obstetrikë.”, thuhet në vendimin e Bordit me rastin e licencimit të spitalit “Fati Im”.

Megjithatë, asnjë nen në Udhëzimin Administrativ nr. 03/2025 nuk e specifikon që përveç shërbimeve obligative për licencimin , spitali special mund të ketë edhe deri në katër (4) të tjera. (UDHËZIMI).

Veriu.info ka tentuar të kontaktoj sot me inspektoren që e ka hartuar raportimin, por deri në publikimin e artikullit nuk kemi arritur.

JU REKOMANDOJMË

Selimi ndan foto të rralla të Thaçit pas kthimit nga Rambujeja, shihet në diskutim me Robin Cook

Selimi ndan foto të rralla të Thaçit pas kthimit nga Rambujeja, shihet në diskutim me Robin Cook
11/03/2026 - 11:35

Ish ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, përmes një postimi në rrjetin social ‘’X’’, ka ndarë disa fotografi të ish-presidentit Hashim Thaçi, pas kthimit të tij në Kosovë nga...

Më shumëDetails

Rrustemi i VV’së pretendon se ambasadorët mund të ndërhyjnë në Gjykatën Kushtetuese: I lus të mos e shkatërrojnë me vizita

Rrustemi i VV’së pretendon se ambasadorët mund të ndërhyjnë në Gjykatën Kushtetuese: I lus të mos e shkatërrojnë me vizita
11/03/2026 - 11:24

Adnan Rrustemi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka pretenduar se disa ambasadorë po ndërhyjnë në Gjykatën Kushtetuese. Rustemi me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka “lutur disa ambasadorë”...

Më shumëDetails

Bie çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, por lajmet nuk janë të mira për konsumatorët

Lajm i keq: Rritet çmimi i naftës në bursë
11/03/2026 - 11:22

Rritja e menjëhershme e çmimit të naftës e shkaktuar nga konflikti në Lindjen e Mesme është zbutur më tej. Një fuçi nafte Brent tregtohej këtë mëngjes për 88...

Më shumëDetails

Irani paralajmëron: Do të godasim bankat, qëndroni larg 1 kilometër

Irani paralajmëron: Do të godasim bankat, qëndroni larg 1 kilometër
11/03/2026 - 11:18

Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit ka paralajmëruar se bankat dhe institucionet financiare tani janë një shënjestër në Lindjen e Mesme, pasi SHBA-ja dhe Izraeli dyshohet se shënjestruan...

Më shumëDetails

Zyrtari i LDK-së: Përflitet se Glauk Konjufca ishte deleguar në AAK si agjent i ShIK-ut

Zyrtari i LDK-së: Përflitet se Glauk Konjufca ishte deleguar në AAK si agjent i ShIK-ut
11/03/2026 - 10:33

Bajram Gecaj ka ende dilema për të kaluarën e pretenduar të Glauk Konjufcës në Shërbimin Informativ të Kosovës, temë që ishte diskutuar disa vite më parë në Kuvendin...

Më shumëDetails

Nagip Krasniqi del para gjykatës

Nagip Krasniqi del para gjykatës
11/03/2026 - 10:05

Ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, është paraqitur sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Ai përballet me akuzat e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Masa ndaj dekretit të presidentes – reagon ish-deputeti jurist, Korab Sejdiu

    Masa ndaj dekretit të presidentes – reagon ish-deputeti jurist, Korab Sejdiu

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Grenell i reagon ashpër Osmanit: ‘Po gënjen, thotë gjithçka për mbijetesën e vet politike’

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kjo është kërkesa urgjente e ambasadorit britanik për Vjosa Osmanin

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Gazetarja Gashi i kundërpërgjigjet Skendës së Mamounia Bar: Qysh po ec prostitucioni në Prishtinë?

    328 Shpërndaje
    Shpërndaje 131 Tweet 82
  • A do ta mbështeste LDK Vjosa Osmanin nëse do të kandidohej? Haziri jep deklaratën e papritur

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë